Connect with Us

Cili plan është më i mirë, i opozitës apo i qeverisë?/ Meta vihet në vështirësi

Politikë

Cili plan është më i mirë, i opozitës apo i qeverisë?/ Meta vihet në vështirësi

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ku po flet për situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Meta u vu në vështirësi teksa moderatoja e emisionit e pyeti se cili plan ekonomik ishte  më i mirë, ai i propozuar nga opozita apo i qeverisë për zgjidhjen e kësaj situate.

“Nuk është një pyetje për mua se unë nuk jam gjykatës, për mua është e rëndësishme që ka një ndjenjë angazhimi dhe nga opozita dhe ka kërkuar masa. Por dhe qeveria disa nga propozimet e opozitës i ka marrë në konsideratë. Unë shikoj një interes të përbashkët për të mbrojtur të gjithë qytetarët.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Viti i fundit na ka raskapitur”/ Majko: Qytetarët kanë reflektim të qartë të ndajnë…

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa ka folur për zgjdhjet e ardhshme ka theksuar se ky vit ka raskapitur qeverinë.

Majko kujtoi tërmetet që shkundën vendin e më pas pandeminë, të cilat ndikuan në ekonominë shqiptare.

“Viti i fundit na ka raskapitur. Kur diskutoj me qytetarët ja shpreh hapur atë që mendoj.
Nuk besoj se ka pasur ndonjë qeveri tjetër që të jetë goditur nga tre tërmete dhe pastaj nga një virus. Kjo është një histori që ka goditur rëndë jo vetëm themelin e stabilitetit social por edhe një perceprim të caktuar karshi qeverisë. Qytetarët kanë reflektim të qartë të ndajnë atë që vlerësojnë si efikasitet ose jo të qeverisjes”, tha Majko i ftuar në Repolitix./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Publikuar

-

Nga

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i tha “Syri Tv” se si do të funksionojë Partia dhe emrat që do të thirren për kandidatura deputetësh, përfshi edhe të vjetrit. Ai deklaroi se në listat e PD nuk do të jetë asnjë nga ata që është përjashtuar nga kjo parti pas vendimeve për bojkotin dhe djegien e mandateve.

“Çdokush që ka thyer vendimin, është përjashtuar nga PD me vendim”, tha ai.

Ai tha se numri i të përjashtuarve është shumë i vogël, ndërsa i mëshoi idesë se djegia e mandateve ishte vendimi i duhur.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet letrës së Metës/ I vë “vulën” 30 qershorit  

LEXO EDHE:  “Qeveria e Edi Ramës, kampione në vjedhje”/ Tabaku zbulon skandalin me miliona euro të inceneratorit të Tiranës

I pyetur për rikthimin e Jozefina Topallit në PD, Bardhi tha:

Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Është e drejta e saj nëse do të marrë pjesë në organet e partisë. Nuk ka si rikthehet pasi është pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të partisë”. Bardhi tha se ai nuk ka kontaktuar me zonjën Topalli.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Majko tregon platformën/ Votat e emigrantëve shkojnë për qarkun e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore ndërsa i ka kushtuar vëmendje çështjes së votimit elektronik të emigrantëve.

I ftuar në “repolitix” Majko tha se votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës.

“Një gjë e sigurt është që në kodin e ri zgjedhor do të shkruhet qartazi e drejta e tyre për të votuar dhe do të jetë e shkruan në kushtetutë. Do të votojnë me postë dhe këtë të mos e bënte posta shqiptare por një postë ndërkombëtare që kanë eksperiencë në menaxhimin e  situatave të tilla dhe nuk lënë që emri i tyre të baltoset në Shqipëri, regjistrimi ka nisur dhe është një ligj i veçantë për të. Votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës. Kjo është e shkruar në marrëveshje dhe palët politike e dine”, tha Majko.

LEXO EDHE:  “Qeveria e Edi Ramës, kampione në vjedhje”/ Tabaku zbulon skandalin me miliona euro të inceneratorit të Tiranës

LEXO EDHE:  Pse nuk mjafton falja e Monës?

Ai deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike marrëveshjes së 5 qershorit, kjo për shkak kanë hedhur firmën dhe duhet ta mbajnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE