Connect with Us

Ben Blushi i kërkon lekë Edi Ramës/ Top-i po falimenton?!

Politikë

Ben Blushi i kërkon lekë Edi Ramës/ Top-i po falimenton?!

Publikuar

-

Pas Salasano Rrapit, një tjetër moderatore largiohet nga Top Channel?

Në një koment editorial, sot televizioni kombëtar Top Channel ka kërkuar publikisht para dhe ndihmë nga qeveria dhe kjo është bërë në emër të gazetarëve.

Top-i i drejtohet qeverisë duke theksuar se “media dhe nuk ka mbështetje nga qeveria. Kjo sjellje e qeverisë në fakt cënon interesin publik sepse nëse vazhdon kështu atëherë publiku do mbetet i painformuar dhe mungesa e informacionit do ketë kosto të lartë për regjimin e karantinës dhe vazhdimin e luftës”.

Në fakt shqiptarët paguajnë taksa për një media publike që është TVSH e cila ka dhe një platformë digjitale. Top-i është televizion privat dhe në rast se ka problem mund ta zgjidhë kollaj me kredi, të shesin aksionet e kompanive të tjera apo të mbyllen fare siç ka ndodhur me shumë media në Shqipëri, TVA disa kohë më parë përshembull. Falimenton, mbyllesh.

Media televizive rezulton më e besuara mes shqiptarëve që kanë nisur t’i largohen në masë fake news-eve online, por gjithashtu edhe ura e komunikimit mes autoriteteve dhe publikut, dritarja e vetme e hapur në të gjithë vendin edhe në orët e karantinës së ashpër. Gazetarët janë kudo dhe do vijojnë të jenë, por duan ndihmë që puna e tyre të mos ndalet asnjë çast sepse më pas vjen errësira”, thuhet në kronikën e Top Channel. Kjo media në fakt është shumë e besueshme kur bën kronika për kompanitë e inceneratorëve apo sulmon biznesmenë me akuza të forta e më pas ju merr lekët e reklamave.

Në fakt gazetarët janë pjesa më e ulët e kostove të një televizioni. Rrogat e tyre janë një “HIÇ”, përpara buxhetit të televizioneve. Rrogat e tyre janë 0 përballë pagës mijëra euro të Ben Blushit apo shpenzimeve marramendëse të Vjollca Hoxhës.

Ben Blushi i kërkon para direkt qeverisë, por harron se përpara falimentimit të Top-it, ka mijëra shqiptarë që janë pa bukë. Janë mijëra biznese që po falimentojnë, restorante, bare, biznese prodhuese që mbanin frymën e familjet me të ardhurat nga puna e tyre e ndershme. Nuk kanë makinë qindra mijë euro dhe luks, por biznes për bukën e gojës. Top-i është një sipërmarrje gjigande që përpara se të kërkojë lekë qeverisë për rrogat e gazetarëve duhet të ulë shpenzimet e luksit për drejtora si Ben Blushi që paguhen sa 10 gazetarë.

LEXO EDHE:  Miratimi i Kodit Zgjedhor/ Mustafaj: Pasojat janë shumë të dëmshme, do shtyhen negociatat

Mesazhi duket qartë jo më një lëmoshë por një presion i hapur për qeverinë “duan ndihmë që puna e tyre të mos ndalet asnjë çast sepse më pas vjen errësira”. Pra ose qeveria të japë për rrogën miliona të Blushit dhe shpenzimet e çmendura të Vjollcës dhe aksionerëve të familjes së saj, ose do mbyllet ekrani.

Po kujt po i prish punë mbyllja e Top Channel? Kompanisë të konçesionit dhe asaj që bleu Lori Kafe që ka ortakëri gruaja e Ben Blushit, Digitalb që shqiptarët i paguajnë me para filmat e vjedhur?

Shqipëria dhe shqiptarët kanë të tjera halle, përpara atyre të milionave që kërkon Blushi e Vjollca. Shumë familje rrezikojnë bukën e gojës, këta duan milionat e kostove të tyre t’i paguajë Edi Rama.

Pas Top-it do ngrihet Klani, Vizioni, Reporti, pse jo Syri i Çim Pekës që pretendon se është zë zyrtar i opozitës, apo qindra portale e platforma online që janë në shumë raste më media se Top-i e shumë të tjerë pasi thonë të vërtetat që i përvëlojnë qeverisë dhe nuk i fërkojnë kurrizin asaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tregon përralla në shëtitjet propagandistike”/ Vokshi rendit arsyet pse Rama nuk e meriton mandatin e tretë

Publikuar

-

Nga

“Tregon përalla në shëtitjet propagandistike”/ Vokshi rendit arsyet pse Rama nuk e meriton mandatin e tretë

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka renditur arsyet pse Edi Rama nuk e meriton një mandat të tretë.

Në një dalje për mediat, Vokshi u shpreh se gjatë tetë viteve të qeverisjes nga Rama Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në asnjë fushë, përfshirë atë të ekonomisë, arsimit apo edhe infrastruktura.

Sipas saj, vendit i duhet një ndryshim, dhe kjo gjë do vijë në 25 prill nga qytetarët të cilët do nxjerrin Shqipërinë fituese dhe Ramën humbës.

Fjala e plotë e Vokshit:

Edi Rama, i cili ka dështuar në 8 vite në çdo fushë, nuk do të mund të marrë një mandat tjetër nga qytetarët.

Këto 8 vite, Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, ndërsa vende të tjera, të ngjashme me ne, kanë bërë progres dhe zhvillim të jashtëzakonshëm.

Shqipëria nuk ka bërë progres në asnjë fushë, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë.

Edi Rama mund të tregojë përralla në shëtitjet e tij propagandistike elektorale, por njerëzit e vuajnë në lëkurë dështimin e tij 8 vjeçar dhe premtimet e pambajtura.

LEXO EDHE:  Kritikat e Ramës për Vjosa Osmanin/ Nazarko: Duhet të ruante harmoninë

LEXO EDHE:  “Ku do i gjej PD paratë për realizimin e programit”/ Paloka iu përgjigjet shërbëtorëve të Ramës

Edi Rama nuk ka një bilanc pune në shërbim të qytetarëve. Me qindra mijëra shqiptarë ose janë larguar nga vendi, ose janë varfëruar nën drejtimin e Edi Ramës.

Të rinjtë janë pa punë, pa perspektivë me Edi Ramën, sepse për 8 vjet ai punoi për vete dhe për një grusht klientësh.

Puna e vetme që kryeministri më i dështuar në historinë 30 vjeçare të pluralizmit nuk do që të lërë përgjysëm është shumëfishimi i pasurisë së tij dhe i ministrave. Në 8 vjet, dokumentat zyrtare tregojnë se qeveritarët e Edi Ramës e trefishuan pasurinë e deklaruar.

Sa më shumë flet për një mandat të tretë, aq më shumë i gënjen shqiptarët. Kjo duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill! Boll më me kohë të humbur! Humbëm 8 vjet të çmuar me Edi Ramën!

Vendit i duhet ndryshim! Shqiptarët duan ndryshim!

Në 25 Prill Rama do të humbasë, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të nisim të punojmë për qytetarët shqiptarë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj inspekton punimet në Fushë Krujë/ “Në pranverë të 2021 nuk do ketë gjurmë të tërmetit”

Publikuar

-

Nga

Ahmetaj inspekton punimet në Fushë Krujë/ “Në pranverë të 2021 nuk do ketë gjurmë të tërmetit”

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet në një shkollë në Fushë Krujë.

Ahmetaj shprehet se e gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti, sot është një kantier ndërtimi. Ai shton se në pranverë të vitit 2021, nuk do të ketë asnjë gjurmë të tërmetit në 11 bashki të vendit.

Ahmetaj inspektoi punimet e shkollës 9-vjecare dhe kopshtit Korb Muça në Fushë- Krujë, që po rindërtohet me financim nga Komisioni Europian dhe zbatim nga UNDP, në kuadër të programit EU4Schools.

“Një shkollë e re për 300 nxënës, me ambientet e palestrës, 10 klasa, 3 laboratorë, dhomën e psikologut e ndërkohë është dhe godina e kopshtit për 30-40 fëmijë. Një shkollë gjithashtu me standard evropian që plotëson të dyja kushtet qoftë Eurocode 8, qoftë ato të Vendimit të  Këshillit të Ministrave, siç janë ndërtuar të gjitha shkollat e Rindërtimit, pavarësisht nga financimi.

Është momenti i duhur për të falënderuar Komisionin Evropian dhe të gjithë donatorët për mbështetjen që na kanë dhënë në procesin e rindërtimit. Janë 100% e granteve nga konferenca e donatorëve të vitit të kaluar, rreth 300 milion euro grante, sot janë të gjitha në veprim, në punë, si kjo shkollë apo si shume projekte të tjera në vazhdim”, tha Ahmetaj.

Ai sqaroi më tej se qeveria shqiptare është në proces edhe për tre 3 kredi të mëdha, ku përfshihet projekti i ujësjellësit të Durrësit me vlerë 65 milion euro me qeverinë franceze.

LEXO EDHE:  Rama zbulon blofin e Bashës

LEXO EDHE:  Përvjetori i Lulit/ 4 vite nga çadra që e shiti tek Rama

Banka Europiane për Investime, 100 milion euro për banesa sociale dhe infrastrukturë  komunitare si dhe me qeverinë italiane 90 milionë euro me tre shtylla kryesore, mbështetje për Agjencinë e Mbrojtjes Civile, me sektorin e bujqësisë për portet e peshkimit dhe me infrastrukturën e energjisë nëpërmjet OSHEE-së.

“E gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti është kantier ndërtimi, 160 shkolla, kaq shumë shkolla nuk janë bërë në 30 vite në Shqipëri. Mbi 4500 njësi banimi dhe do jenë 11 mijë familje që do të përfitojnë apartamente të reja: në Tiranë, tek zona e 5 Majit, në Kombinat që tashmë ka filluar, në Durrës që tashmë ka filluar, në Manzë që fillon javës që vjen, në Thumanë, Fushë-Krujë, Krujë, Kavajë, Golem që kanë filluar, në Rrogozhinë që ka shumë kohë që ka filluar dhe ndërkohë i kemi dhënë familjeve të dëmtuara mbi 100 milion dollarë grante DS1-DS3.

Rindërtimi po ecën me shpejtësi. Është një premtim i mbajtur dhe ashtu siç kemi thënë në Prill të ’22 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Në prill të ’22 të 32 mijë familjet që janë vlerësuar të përfitojnë nga procesi i rindërtimit, do të kenë përfituar falas, do t’i trashëgojnë, do t’i shesin, do t’i japin me qira sipas dëshirës apo nevojës së tyre”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dekreton me shpallje ligjin “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”

Publikuar

-

Nga

Koncesioni i aeroportit të Rinasit/ Meta: Kuvendi është keqpërdorur për të dëmtuar interesin kombëtar

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”.

Qëllimi i këtij ligji është kryerja e disa ndryshimeve  “Për Kryqin e Kuq Shqiptar” dhe përshtatja e nevojshme e disa ndryshimeve, për ta sjellë atë në standardet e kohës, duke pasqyruar dhe realitetin e shoqatës në vend, bazuar në parimet themelore të organizatës se Kryqit të Kuq Shqiptar.

Tashmë ligji për Kryqin e Kuq Shqiptar, ka të reflektuar edhe faktin se, KKSH, është pjesë përbërëse e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, pjesë të së cilës janë dhe 192 shoqatat e Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kristalit të kuq, si dhe 7 Parimet Themelore ku mbështet veprimtarinë e saj kjo Lëvizje: Humanizmi, Pavarësia, Paanësia, Neutraliteti, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti, të miratuara në Konferencën Ndërkombëtare të Kryqit te Kuq në vitin 1986 në Gjenevë./CNA.al

LEXO TE PLOTE