Connect with Us

Tkurret tregu i fluturimeve nga koronavirusi/ 20 milionë euro humbje në muaj

Ekonomi

Tkurret tregu i fluturimeve nga koronavirusi/ 20 milionë euro humbje në muaj

Publikuar

-

“Shifra është e konsiderueshme, do të mbartet për një periudhë më shumë se 1 -vjeçare”

Emergjenca e krijuar në vend për shkak të shtimit të rasteve me koronavis, po jep efekte edhe tek industria e aviacionit. Janë 18 kompani fluturimesh që operojnë në vend dhe për shkak të pezullimit të fluturimeve me Italinë, që zë gjysmën e tregut, këtij sektori do t’u mungojnë rreth 20 milionë euro në muaj të ardhura.

Administratorja e kompanisë të fluturimeve “Albawings”, Etleva Hoxha, në intervistën për “Monitor” tha se për shkak të kësaj mase, numri i udhëtarëve do të ulet me 37 mijë pasagjerë në javë, apo rreth 160 mijë pasagjerë më pak në muaj. Zonja Hoxha thotë se efektet në të ardhura të munguara do të mbarten për një periudhë mbi 1-vjeçare në këtë industri.
Pas marrjes së masës për pezullim të fluturimeve me Italinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ju si kompani a keni bërë disa llogaritje se sa është ndikimi në sektorin tuaj?

Në tregun e fluturimeve në Shqipëri operojnë 18 kompani ajrore, të cilat realizojnë fluturime direkte në 30 destinacione, nga Tirana, kryesisht drejt vendeve të Europës. Për periudhën mars-prill ka një qarkullim prej 250 mijë pasagjerësh në muaj.

Në javët e fundit u përballëm me bllokimin e fluturimeve me Italinë. Vetëm ky shtet mban 60% të peshës direkte të fluturimeve të pasagjerëve që realizohen nga aeroporti i Tiranës. E përkthyer në numra, në qoftë se do të jemi optimistë dhe të shpresojmë që kjo situatë do të zgjasë vetëm për periudhën mars-prill të vitit 2020, e cila nuk është periudhë piku e industrisë të aviacionit, lëvizja kufizohet për rreth 37 mijë pasagjerë në javë, apo 160 mijë pasagjerë më pak çdo muaj, që do të qarkullojnë drejt destinacioneve italiane vajtje – ardhje.

Këto janë shifra të përkthyera në muaj me Italinë. Për sa u përket destinacioneve të tjera, parashikimi i fluksit është 250 mijë deri në 300 mijë pasagjerë në total që hyjnë e dalin me vendin tonë. Si pasojë e efektit në destinacionet e Italisë, mund të them se tregu i fluturimeve do të tkurret me rreth 37 mijë pasagjerë në javë.

Kompanitë ajrore, të cilat realizojnë fluturime direkte me Italinë, do të preken në të ardhura të munguara në pasqyrat e tyre financiare, rreth 18 milionë deri në 20 milionë euro. Shifra është e konsiderueshme dhe me shumë mundësi që efektet e saj do t’i mbartë për një periudhë më shumë se 1-vjeçare.

Para se të ndodhte bllokimi i fluturimeve, shumë qytetarë kishin rezervuar biletat, si do të veprohet për ta?

Nëse flasim për kompaninë që unë përfaqësoj “Albawings” që në momentin e parë që morëm udhëzimet finale, se çfarë po ndodhte me fluturimet, shtuam burimet njerëzore për kujdesin e klientit. Të gjithë pasagjerët po kontaktohen personalisht për t’iu njohur e drejta e biletës të tyre të pashpenzuar, duke iu dhënë mundësinë e përdorimit të kësaj bilete për një periudhë të pacaktuar që pas datës të bllokimit të fluturimeve.

Kjo masë do të shoqërohet pa penalitete dhe pa limite kohore. Ajo çfarë ne kemi menduar për t’u ardhur më shumë në ndihmë të gjithë klientëve tanë është edhe mundësia e transferimit të biletës të tyre. Secili nga këta pasagjerë që ka rezervuar në “Albawings”, biletën mund ta përdorë, për një të afërm, mik apo për këdo që ata mendojnë, pa i limituar që duhet të jenë ata vetë personat që duhet të udhëtojnë në fluturimet e ardhshme.

Si veprohet në këto raste, çfarë masash do të marrin kompanitë e fluturimeve për të amortizuar efektin nga të ardhurat e munguara?

LEXO EDHE:  Rama përplaset me biznesin e huaj/ Basha: Situata tregon krizën e biznesit

Siç e përmenda edhe më lart, efekti i këtyre masave do të jetë i shtrirë në kohë. Parashikojmë që efekti të shtrihet 1 deri në 2 vjet. Kompanitë ajrore marrin masa drastike. Fillimisht në këtë situatë, kompanitë reduktojnë skedulet e fluturimeve, pasi avionët fluturojnë nënkapacitet për të përballuar kostot variabël të shoqërisë. Pas kësaj vjen edhe strategjia e kompanive për të reduktuar kostot e tjera fikse aq sa ato munden, si negociatat me furnizuesit e shërbimeve të tyre për ulje të çmimeve, deri sa situata të kthehet në normalitet.

Cilët sektorë të tjerë janë të prekur në industrinë e aviacionit?

Në Shqipëri, tregu për fat të keq nuk njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm të industrisë të aviacionit, agjencitë luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e produktit tonë. Në të gjithë vendin numërohen 950 agjenci, ku 300 prej tyre janë të vendosura në Tiranë. Edhe këto do të preken, pasi bllokohen të gjitha shërbimet që ato ofrojnë për pasagjerët, por edhe të ardhurat e tyre që gjenerojnë nga komisionet që ato vendosin për çdo biletë mbi çmimin e kompanisë ajrore.

Pesha e transportit ajror është rreth 2% në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në krahasim me vendet e tjera, sa është pesha e këtij aktiviteti në PBB?

Transporti ajror dhe industria e aviacionit, në përgjithësi, në shifra mesatare, në vendet e zhvilluara zë 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të çdo vendi. Përkthyer në shifra, sipas IATA-s, shoqata ndërkombëtare e transportit ajror, parashikohet që humbjet të jenë rreth 116 miliardë dollarë, apo 10-fishi i PBB-së të vendit tonë, që do të përballohet nga kompanitë ajrore. Shifra është e lartë por shpresohet që kjo periudhë do të jetë kalimtare dhe humbja të gjenerohet në vitet e ardhshme.

Nga operatorët turistikë kemi marrë të dhëna se ka anulim 90% të biletave për periudhën e verës. Po tani çfarë do të ndodhë?

Impakti i panikut dhe i stepjes të të gjithë pasagjerëve, të turistëve për të vizituar vendet nuk do të jetë vetëm për Shqipërinë, por një indikator që do të zhvillohet për të gjitha vendet në botë. Ende nuk mund të dalim me një shifër ekzakte se sa është impakti në tregun shqiptar, kjo mbetet për t’u studiuar.

A po shqyrtoni mundësinë e aplikimit të punës të zgjuar për punonjësit?

Pa dyshim që po. Ne jemi mbledhur për shqyrtimin e mënyrave se si të bëhemi efektivë në këtë situatë që jemi dhe smart work është një opsion që do ta marrim në konsideratë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Plani ekonomik i pamjaftueshëm”/ Tabaku: Duhen mesazhe shprese e optimizmi

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se sot ekonomia ka nevoje për mesazhe shprese e optimizmi, por qeveria me sa duket është e vendosur në betejën për oligarkët.

Tabaku shprehet se ajo që ofrua nga qeveria ishte një plan i pamjaftueshmë në shërbim të biznesit dhe qytetarëve

“Kërkuam një plan ekonomik në shërbim të biznesit dhe qytetarëve për pandeminë ekonomike. Ajo që u ofrua ishte një plan ekonomik i pamjaftueshëm. Sot ekonomia ka nevojë për mesazhe shprese e optimizmi, por qeveria me sa duket është e vendosur në betejën për oligarkët. Plani i qeverisë për vetëm 5 PPP pritet të shkojë në total 1 mld euro. 240 mln euro vetem nga “gabimet ne kontrata”, shkruan Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverisë

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri

Kush kërkon shpëtim biznesesh, apo pagesën e qerave të biznesit me fondet e buxhetit duhet të ketë të qartë dicka. Kjo nuk është kohë për të shpëtuar bizneset, por për të mbajtur njerëzit gjallë.

Plani i masave ekonomike në një situatë të tillë duhet të ketë këto parime.

1- Prioriteti absolut duhet të jetë kriza shëndetësore. Shkurt spitaleve duhet t’u jepet cdo gjë që kërkojnë. Plani i qeverisë ka përcaktuar 2.5 miliarde lekë per spitalet ose 20 milionë euro. A është kjo mjaftueshem? Këtë duhet të na e thonë mjekët. Por nëse do të ketë nevojë për më tepër para, ato duhet të jepen pa asnjë hezitim.

2- Politika fiskale nuk duhet të targetojë kerkesën agregate, pasi recesioni është i paevitueshem. Shqipëria ka hyrë sakaq në recesion. Kjo është luftë dhe lufta ka viktima. Shumë biznese do të falimentojnë, të tjerë do të pësojnë humbje të mëdha. Paratë e qeverisë nuk duhet të shkojnë për shpëtim biznesesh, por për mbrojtje sociale. Shkurt për të mbajtur njerëzit gjallë.

3- Qeveria ka vënë 100 milionë euro garanci sovrane që bizneset të marrin kredi në banka për të paguar rrogat e punonjësve. Parimisht logjika është e drejtë, pasi paratë shkojnë për punonjësit jo për biznesin. Praktikisht është e veshtirë që të jetë efektive. Shumë biznese mund të vendosin të mos marrin kredi për të paguar rrogat. Kjo do të krijonte problemin, që punonjesit e tyre do të mbeteshin pa te ardhura. Rrjedhimisht kjo masë duhet mbikqyrur me kujdes se sa do funksionojë. Nëse nuk funksionon, atehere duhet gjetur zgjidhje tjetër. Praktikisht duhet të kalohet direkt tek plani B që kryeministri thotë se e ka.

4- Qeveria ka vënë 6.5 miliardë lekë ose 53 milionë euro për njerëzit në nevojë, për biznesin e vogel dhe për pagesat e papunësise së mundshme nga kriza. Akoma nuk i dimë detajet se si do të funksionoje skema, por menyra më e mirë do të ishte transferta direkte cash, sigurisht duke patur si dysheme nivelin 200 euro per familje. Pra pagen minimale per nje familje.

5- Qeveria ka vënë 2 miliarde lekë ose rreth 18 milionë euro për operacionet humanitare. Me gjasa këto janë paratë që do te financojnë nevojat e te moshuarve per ushqime. Mase pozitive.

6- Shtyrjet e dorëzimit të bilanceve, riskedulimi i tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, janë lehtësira të mirepritura. Por duhet të korrigjohet edhe dicka. Qeveria duhet të pezulloje sigurimet shoqerore edhe taksat lokale per te vetepunesuarit qe kane mbyllur bizneset e tyre. Nuk mund te kerkosh kontribute nga nje i vetepunesuar qe e ka mbyllur biznesin. Kjo eshte nje kerkese qe duhet bere me force.

LEXO EDHE:  Fillojnë efektet sezonale/ Euro në rënie në tregun vendas

LEXO EDHE:  Projekt Buxheti Elektoral i Humbjes se Madhe/Nga Denion Mejdani

7- Prekja e koncesioneve ështëpozitive. Sipas planit, qeveria ka ulur me 17 milione euro pagesat e parashikuara per kompanite koncesionare kete vit. Nga keto 7 milione euro vijne nga pezullimi i check upit, 3.7 milione euro nga inceneratoret, 3.7 milione te tjera nga koncesioni i laboratoreve dhe pjesa tjeter nga pezullimi i pagesave per Orikum-Dukat dhe Milot-Balldrene. Ndoshta gersheret duhet te kishin prekur edhe koncesione te tjera, veccanerisht skanimin dhe sterilizimin.

8- Ka kohe per t’u shqetesuar per borxhin. Kjo nuk eshte koha. Masat e paraqitura nga qeveria e rrisin deficitin ne 3.9 per qind e PBB-se. A mund te shkohet me lart? Sigurisht qe po, nese do jete e nevojshme. Por me pare duhet te sigurohet eurobondi qe eshte parashikuar ne maj. Perndryshe, rritja e deficitit para emetimit te eurobondit do te rriste normen e interesit.

9- Duhet me shume fokus per fermeret. Eshte kritike qe zinxhiri i prodhimit dhe tregtimit te mallrave bujqesore te vazhdoje pa nderprerje.

10- Banka e Shqiperise duhet te siguroje se sistemi bankar te kete likuiditet te mjaftueshem. Roli kryesor i politikes monetare ne kete situate nuk jane normat e interesit, por ai i huadhenesit te dores se fundit.

Perfundimi filozofia e planit eshte e drejte. Por qeveria duhet te siguroje dy gjera. E para, asnje familje e prekur te mos lihet pa te ardhuren minimale 200 euro ne muaj dhe e dyta asnje biznes i mbyllur nuk duhet t’i kerkohet qe te paguaje taksat apo kontributet gjate kohes qe eshte i mbyllur.

Thirrjet per shpetim biznesesh, pagesa qerash te bizneseve jane perralla populiste, te demshme dhe madje edhe te pandershme. Nese qeveria do te paguaje para nga buxheti per qerate e bizneseve, ato para do te shkojne tek pronaret e qendrave tregtare apo pronaret e pasurive te paluajtshme. Kjo eshte te marresh para nga te varfrit dhe t’ja japesh te pasurve.

Kjo eshte lufte. Nese kriza do te vazhdoje, pertej nje tremujori atehere mbajtja gjalle e njerezve do te kerkoje masa me drastike. Dhe te jeni te sigurte per nje gje. Shume nga ata qe sot bejne thirrje per te dhene para per bizneset, apo per qindra milione euro stimul, jane te paret qe nuk kane per t’i pelqyer. Kjo eshte lufte dhe historia e njerezimit tregon se ka vetem nje menyre per te financuar luftrat. Taksimi konfiskues. Shkurt, shpronesim pasurie. Te gjithe duhet ta mbajne mire parasysh kete kur kerkojne miliona dhe fonde shpetimesh.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Situata më e vështirë që kam parë në 30 vite”/ Ahmetaj i përgjigjet opozitës për koncesionet

Publikuar

-

Nga

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i është përgjigjur opozitës se nuk mund të anulohen koncesionet pasi ofrojnë shërbime jetike për qytetarët që shërbejnë për frenimin e koronavirusit.

Në një lidhje direkte në News 24, ai tha se tashmë Shqipëria po përballet me dy armiq, koronavirusin dhe rënien ekonomike, e cila nëse nuk ndalet e para mund ta groposë ekonominë e vendit.

“Të anulojëm dializën, ç’do të ndodhin me ata që i duhet. Po plehrat, po rrugët, po sterilizimi. Mos bini pre e kurthit të politikës së ulët të koncesionit me atë logjikën e politikës së ulët ku koncesionet janë para oligarkësh, janë  shërbime qytetarësh. Po ai që operohet nuk është në luftë me jetën.

Po popull i Dibrës nuk është në luftë me të kaluarën që sot do urbanizim. Që do që e kaluara mos kthehet në të ardhme. Kryeministrit i takon të balancojë luftrat. Duhet shumë e kujdesshme dhe solidarizuese. Janë prekur koncesionet, laboratori gjysëm për gjysëm, Check- Up, dy rrugë që s’janë filluar që është Balldren- Milot dhe Orikum- Dukat. Janë prekur tre koncesionet e mbetjeve, ç’farë doni t’ju vijnë plehrat. Nga plehrat tek ambienti është një proces i ndyrë që infekton popullatën.

Janë prekur koncesionet. Koncesionet ofrojnë shërbime jetike dhe që frenojnë koronavirusin. Vorbula që kanë ngritur oligarkët oligarkët, paketa shkon drejtpërdrejt tek qytetarët dhe biznesin e vogël.

LEXO EDHE:  Ekonomia në Shqipëri/ FMN: Prirje rritëse vitet e fundit

LEXO EDHE:  Gent Sejko: Deficiti buxhetor i ulët, borxhi në rënie

Nuk do rri të boloriz qytetarët me ç’farë tha opozita.

Kur t’i afrohemi planit B, do flasim sërish edhe kryeministri siç ndjek paketën dhe e ka formatuar në detaje. Do zoti i madh nuk vijmë në planin B. Do zoti ja dalim me këto instrumenta. Në përgjegjshmëri dhe institucionale dhe të frenojmë koronavirusin dhe rënien ekonomike. Kur filloi diskutimi para disa javësh, dikush e mori me shaka, nuk është shaka. Është realisht esktrem. Prandaj ato masa drastike janë të domosdoshme që të frenojnë armikun e parë, që armiku i dytë mos të na groposi edhe me shpejtësi madje. Unë kam eksperiencën modeste, nuk e kam parë ndonjëherë situatën kaq të vështirë ekonomike në 30 vite. Kam përjetuar ’97, ’92. Kam qenë asistent i ministrit të Financave. Dy armiq përballë janë gati të kolapsojne shtetin..”- tha Ahmetaj.

LEXO TE PLOTE