Connect with Us

Thyejnë rregullin për të qëndruar në banesë/ Ndëshkohen 78 këmbësorë të pabindur

Kronika

Thyejnë rregullin për të qëndruar në banesë/ Ndëshkohen 78 këmbësorë të pabindur

Publikuar

-

Policia ka gjobitur 78 këmbësorë, të cilët nuk iu bindën urdhërit për të qëndruar në shtëpi në oraret e përcaktuara nga autoritetet.

“Në këtë kuadër, në të gjithë vendin, gjatë 12 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë secili, 78 persona që thyen rregullin për të qëndruar në banesë deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Në Elbasan, një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët i kërkuan arsyen e daljes në rrugë.

LEXO EDHE:  Portali i “Bashkëqeverisjes”/ Studentja ekselente i nxjerr “bojën” Ramës

Nga Policia Rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të lejes së drejtimit për 3 vjet, 4 drejtues automjetesh.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur subjektet e tyre ditën e sotme.

Policia e Shetit apelon edhe njëherë për të gjithë qyetarët që të respektojnë me rigorozitet masat e vendosura, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident i rëndë në Patok/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.

Sipas raportimeve të para mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.



Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa një tjetër ja humbur jetën.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau ish-bashkëshorten/ Prindërit e Sabrinës kërkojnë heqjen e kujdestarisë së vajzës nga i ati

Publikuar

-

Nga

Prindërit e 23-vjeçares kanë paditur në gjykatën e Fierit, vrasësin e vajzës së tyre Elton Metaj, duke kërkuar që t’i hiqet kujdestaria e vajzës së mitur.

Kjo padi është dorëzuar në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier nga avokati Saimir Visha.

Sipas asaj që raportohet, prindërit e 23-vjeçares, kanë kërkuar që babai i mbesës së tyre të mos jetë më kujdestar për të, por të kujdesen vetë.



Kujtojmë se Sabrina Bengaj u vra më 10 shtator, në shtëpinë e prindërve, nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta, në fshatin Zhupan të Fierit.

LEXO EDHE:  I dënuar me burg/ Arrestohet në Kapshticë i shumëkërkuari

LEXO EDHE:  I dënuar me burg/ Arrestohet në Kapshticë i shumëkërkuari

Në shtator të vitit të kaluar, mbajti peng familjen Bengaj për më shumë se pesë orë. Edhe pse 32-vjeçari u arrestua  pas një operacioni të forcave RENEA, nuk bëri asnjë ditë burg. Kjo pasi Gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, caktuan ndaj tij shtrim të detyruar në spitalin burgun e Zaharisë me argumentin se vuante nga probleme të shëndetit mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika mes disa adoleshentëve në Kamëz/ Përfundojnë në spital dy prej tyre

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një sherr me mjete të mprehta mes disa adoleshentëve ka ndodhur këtë pasdite në Kamzë.

Policia njofton se nga një konflikt i çastit kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak



Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Basha në Gjirokastër/ Pushtet për qytetarët e nevojat e tyre, jo për një grusht njerëzish

LEXO EDHE:  Portali i “Bashkëqeverisjes”/ Studentja ekselente i nxjerr “bojën” Ramës

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE