Connect with Us

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci/ Publikohen pamjet rrëqethëse

Bota

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci/ Publikohen pamjet rrëqethëse

Publikuar

-

Publikohen pamjet rrëqethëse nga tërmeti që shkundi Koracinë mëngjesin e kësaj të diele.
Fatmirësisht, si pasojë e tërmetit nuk ka pasur njerëz të dëmtuar por vetëm dëme material.

Në disa foto të pulikuara duken ndërtesa që kanë shembur nga lëkundjet.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviç u bëri thirrje përmes llogarisë së tij në Twitter njerëzve në rrugë për të mbajtur distancën midis tyre, ndërsa vendi po lufton me përhapjen e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Lëkundje të forta tërmeti/ Ja ku ishte epiqendra

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC tërmeti ishte me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilomenta në veri të Zagrebit. Sipas të dhënave thellësia e tij ishte 10 kilometra./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Italia mbyll aktivitetet prodhuese jo jetike/ Conte: Qëndrojnë hapur vetëm farmacitë e supermarketet

Publikuar

-

Nga

Italia ka mbyllur çdo aktivitet prodhues që nuk është jetk për të garantuar të mira dhe shërbime esenciale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Italisë Giuseppe Conte pasi dje u shënua numri maksimal i viktimave, 793 në një ditë të vetme. “Është kriza më e vështirë që vendi po jeton që nga Luftae Dytë Botërore”, ka deklaruar kryeministri italian.

Conte siguroi se “do të vijojnë të qëndrojnë të hapura të gjitha supermarketet, dyqanet ushqimore dhe për nevojat themelore.
Por, jashtë aktiviteteve thelbësore ne do të lejojmë vetëm punën në modalitetin e smartëorking dhe aktivitetet e prodhimit të rëndësishme për vendin. Reduktojmë motorin prodhues të Italisë, por nuk e ndalojmë atë”.

LEXO TE PLOTE

Bota

Tëmet i fuqishëm në Kroaci/ Qindra banesa të dëmtuara

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fortë është ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në Zagreb të Kroacisë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC tërmeti ishte me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilomenta në veri të Zagrebit.
Sipas të dhënave thellësia e tij ishte 10 kilometra. Nuk janë raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Nga raportimet e para nuk ka njerëz të lënduar, por ka patur shumë dëme materiale, pasi janë dëmtuar një numër i madh ndërtesash, duke i lënë njerëzit në rrugë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pjesëtari i stafit të tij u infektua me Covid-19/ Del përgjigjia e analizave të nënpresidentit amerikan

Publikuar

-

Nga

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka dalë negativ në testet për koronavirus, bëri të ditur një zëdhënëse e tij të shtunën.

“Ju raportojmë me kënaqësi se rezultatet e testimit për koronavirus kanë dalë negative për nënpresidentin Mike Pence dhe bashkëshorten e tij, Karen Pence”, shkroi në Tëitter zëdhënësja Katie Piller.
Pence deklaroi të shtunën se do të testohej për virusin Covid-19 pasi një pjesëtar i stafit të tij doli pozitiv për këtë sëmundje në orët e vona të së premtes.
“Ai nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë që nga dita e hënë. As presidenti as unë nuk kemi pasur kontakte me atë pjesëtar të stafit”, tha Pence gjatë një konference për gazetarë para testimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE