LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci/ Humb jetën një fëmijë

22 Mars 2020, 09:02, Kosova & Bota CNA
Tërmeti i fuqishëm në Kroaci/ Humb jetën një

Një fëmijë 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka goditur Zagrebin mëngjesin e kësaj të diele.

?Një ekip mjekësor shkoi në terren dhe gjeti nën rrënoja të një ndërtese një fëmijë pa shenja jete?, ka thënë Instituti i Mjekësisë në Zagreb, raporton Reuters.
Sipas raportimeve në Kroaci, Zagrebi u godit nga tri tërmete të fuqishme në mëngjes, ndërsa situata u bë më e vështirë për shkak të rrezikut nga përhapja e kronavirusit.

Ministri i brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq u ka thënë qytetarëve të mos harrojnë të mbajnë distancë mes njëri tjetrit së paku 2 metra sepse, siç është shprehur ai ?virusi nuk njeh termet?.

Sipas mediave kroate, është rrëzuar edhe një pjesë e majës së katedrales së Zagrebit./CNA.al

Lajmet e fundit nga