Connect with Us

Surprizon moti/ Rikthehen reshjet dhe vranësirat në gjithë vendin

Sociale

Surprizon moti/ Rikthehen reshjet dhe vranësirat në gjithë vendin

Publikuar

-

Dita e dielë do të jetë me vranënsira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, fillimisht përgjatë relieveve malore me intesitet të ulët.

Në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes reshjet e shiut do prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa në qendër, jug dhe juglindje të vendit reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/s,

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Horoskopi Ditor, 22 Mars 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Është e rëndësishme që gjatë kësaj të diele të ndaloni dhe të pushoni pak. Keni akumuluar shumë stres gjatë kësaj jave, kjo për shkak të bashkëpunëtorëve tuaj. Mundohuni që të rigjeni ekuilibrin me veten dhe të tjerët.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Do keni mendime mjaft të frytshme, ku do të keni mundësi që të mendoni për të ardhmen. Është momenti i duhur për të bërë diçka të tillë, duke qenë se raporti në çift është konsoliduar. Bëni mirë që të veproni para se Saturni të hyjë në shenjën tuaj dhe t’iu bezdis.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Duke nisur nga kjo e diel e deri në mesin e muajit prill, do ju duhet që të bëni zgjedhje të rëndësishme sa i takon jetës tuaj. Mos u nxitoni, por merrni gjithë kohën që ju duhet për të menduar se çfarë është më mirë për ju. Saturni do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju udhëheqë drejt drejtimit të duhur.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Pranvera po troket dhe bashkë me të edhe zhvillime pozitive. Jeni shumë më të qetë në raport me javët e kaluara dhe kjo gjë do të bëjë që të përballoni disa probleme më mirë.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Nuk janë ditë shumë të favorshme, përkundrazi, do të jenë të mbushura me probleme dhe shqetësime. Në punë, jeni në mes të një situate të komplikuar, kështu që merrni kohë për të menduar se si do të veproni.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Do të nisë për ju një fazë shumë e favorshme, sidomos pasi keni kurajo për të vendosur në diskutim gjithçka dhe për të hedhur hapa të guximshëm. Fatmirësisht çdo nismë e juaja do ju çojë në drejtimin e duhur.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Do të ndiheni të hidhëruar, të fyer dhe të zhgënjyer. Duke nisur nga e diela do të ndiheni të mbyllur në raport me personat e tjerë. Tensioni që do të ndjeni, shumë shpejt do të sheshohet, duke ju lejuar që të veproni.

LEXO EDHE:  Surprizon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja sa do të arrijnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Kjo nuk është periudha më e mirë e jetës tuaj, por pa dyshim është një periudhë përmirësimi. Duhet të kapërceni edhe ndonjë frikë tuajën, në mënyrë që më në fund të shikoni dritë. Kini më shumë besim në vete.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Horoskopi i kësaj të diele ju fton që të pushoni, pasi keni qenë hiperaktiv, ndaj mundohuni që të qetësoheni, pasi keni vërtetë nevojë. Një e diel e paqtë është ajo që ju duhet për tu përballur me problemet brenda mureve të shtëpisë.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Ju pret një ditë mjaft pozitive dhe optimiste, edhe pse mund të përballeni me situata të vështira. Do të donit të mendonit për të ardhmen dhe të bëni projekte, të cilat do ju ndihmojnë për tu ngushëlluar.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Jeni shumë të turbullt dhe personaliteti juaj do të ndryshojë në varësi të këtyre luhatjeve të dhunshme. Mundohuni që të kuptoni se çfarë ka realisht rëndësi për ju sot, dhe jo çfarë kishte dje apo mund të ketë nesër.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri duhet të ndaloni dhe reflektoni. Ndërsa në punë, ky është një moment frenetik. Këshillohet që të mos lodheni shumë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Coronavirus/ Shkon në 3 persona numri i të prekurve në Korçë (Detajet)

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 3 persona numri i personave që dyshohen të prekur me Covid-19 në Korçë.

CNA.al afër mesnatës raportoi për një rast i cili ishte një person 30 vjeç menaxheri i një lokali shumë të frekuentuar në qytetin jug lindor. (lexo ketu)

Burime zyrtare konfirmuan për CNA.al se janë zbuluar dhe dy raste të reja. Ata janë dy pensionistë.

Burimet theksuan se të tre personat pasi kanë marrë ndihmën e parë në Senatoriumin e Korçës, janë nisur për ndihmë të specializuar ne Infektivin e Tiranës.

Deri ditën e sotme Korça mbahej si qendër e pa prekur, megjithse më parë ishte raportuar një mesues grek në një shkollë private I prekur nga Covid-19.

LEXO EDHE:  Moti, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

LEXO EDHE:  Surprizon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Nesër pritet edhe një qëndrim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë si dhe detajet për numrin e plotë të personave të prekur dhe gjendjen e tyre./CNA.AL

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Korçë/ Infektohet menaxheri i një lokali

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Tre pacientë të shëruar lënë spitalin”/ Manastirliu ndan lajmin e mirë, mirënjohje për bluzat e bardha

Publikuar

-

Nga

ministrja e shendetesise, ogerta manastirliu nekonference

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar në rrjetet sociale, pas lajmit se “pacienti zero” bashkë me babain  e tij, pritet të lënë spitalin pasi kanë rezultuar sërish negativ pas testimeve të kryera.

Kjo e çon në tre numrin e paciantëve të shëruar në vendin tonë, pasi dhe një tjetër pacient la spitalin pasditen e sotme.

Manastirliu falenderon gjithashtu bluzat e bardha për punën dhe sakrificën e pakursyer gjatë këtyre ditëve.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Keni planifikuar pushime/Mësoni këtë lajm të mirë, si do të jetë moti

“Një tjetër lajm i mirë🙏🏼
Edhe pacienti 0️⃣ sapo është konfirmuar negativ👍🏼
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3️⃣ pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi🙏🏼
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit”

LEXO TE PLOTE