Connect with Us

Si mania e holandezëve pas tulipanëve, shkaktoi shembjen e parë të një skeme piramidale

Blog

Si mania e holandezëve pas tulipanëve, shkaktoi shembjen e parë të një skeme piramidale

Publikuar

-

Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregtar, që u pasua nga kriza e parë financiare botërore. Gjatë një periudhe disa mujore, tregtarët holandezë kishin investuar gjithnjë e më shumë para mbi lulet e tulipanit, duke besuar se këto lule ekzotike do t’i bënin të pasur.

“Ai që merr në konsideratë fitimet që arkëton çdo vit nga tulipanët e vet, beson se nuk ka një alkimi më të mirë se sa kjo lloj bujqësie”- shkroi një kronikan i shekullit XVII-të gjatë të ashtuquajturës “mani mbi tulipanët”.

Por ajo dukuri, dëshmoi të ishte shumë e rrezikshme. Pasi çmimet e tulipanëve u rritën në vitet 1630, “flluska” shpërtheu. Fiksimi pas tulipanëve, shërbeu si një paralajmërim për të gjithë tregtarët e Evropës:se pasuritë e tyre, mund të shkatërroheshin po aq shpejt sa ishin krijuar.
Tulipano-mania nisi në vitet 1500, kur turistët perëndimorë në oborrin e perandorit osman në Kostandinopojë, u habitën me tulipanët e tij. Shumë shpejt, tregtarët perëndimorë i morën me vete në Francë, prej nga ku u përhapën në Hollandë.

Hollanda e shekullit XVII-të, mburrej me një nga ekonomitë më të forta në Evropë. Amsterdami u shndërrua në një nga kryeqytetet e tregtisë në kontinent. Në vitin 1602, u hap bursa e Amsterdamit, duke krijuar edhe më shumë mundësi për të investuar në tregjet ekzotike dhe në të ardhmen.
Ana Goldgar, autore e librit “Tulipmania:Paraja, nderi dhe dijet në Epokën e Artë”, mbledhja e gjërave si të shtrenjta, sidomos ato nga rajonet ekzotike, ishte shumë në modë. Tulipanët ishin veçanërisht në modë, pasi kishte një lloj pasioni për shkencën dhe historinë e natyrës, sidomos në mesin e njerëzve që ishin të arsimuar dhe të pasur.

Pra, njerëzit që mblidhnin lule tulipani, ka të ngjarë që të kishin para, edhe për të koleksionuar sende të tjera luksoze si pikturat. Tulipanët u bënë shumë të njohur, edhe për shkak se ata bartnin elementin e befasisë:nuk kishte asnjë garanci se një filiz do të çelte me ngjyra të forta. “Askush nuk e dinte realisht se çfarë do të ndodhte me tulipanët që kishin. Njerëzve u pëlqente fakti se këto lule ndryshonin vazhdimisht formën”- thotë Goldgar.
Për pasojë, tregtarët dhe zejtarët e pasur, nisën të kenë në vitet 1630 një dëshirë të pangopur për tulipanë. Në vitin 1636, kërkesa për tulipanë u ndërpre. Ishte ende dimër, dhe zhardhokët e mbjellë kishin ngecur nën tokën e ngrirë. Në tavernat e Amsterdamit, tregtarët premtonin të blinin zhardhokë të rinj tulipani sapo të vinte pranvera, duke shkaktuar një rritje të madhe të çmimeve në treg.

Mania e tulipanëve, shpërtheu në fillim të vitit 1637. Çmimet u rritën 1 mijë herë më 31 dhjetor 1636, kur tregtarët hollandezë e shitën një zhardhok tulipani për 125 gilde (monedha e vjetër holandeze) ose 1 paund britanik. Por pak më shumë se një muaj më vonë, më 3 shkurt 1637, i njëjti tulipan shitej 1.500 gilde.
“Fqinjët dukej se flisnin me fqinjët; kolegët me kolegët; pronarët e dyqaneve, shitësit e librave, furrtarët dhe mjekët fliisnin me klientët e tyre, dhe kjo krijoi idenë e një komuniteti të përfshirë nga ethet e fitimeve të mëdha”-shkruan Goldgar.
Çmimi i tulipanëve u rrit shumë, bazuar në besimin se lulet do të shiteshin shumë më tepër në pranverë kur edhe të çelnin. Një tregtar kërkoi 5.200 gilde për një zhardhok të veçantë tulipani – sa çmimi i një shtëpie të kohës – në një kohë kur edhe zejtarët më të aftë, arrinin të fitonin në vit rreth 300 gilde.
Pra një zejtari do t’i duhej më shumë se 17 vjet, për t’i lejuar vetes të blinte një zhardhok tulipani. Por shumë javë përpara së të vinte pranvera, “flluska” e tulipanëve shpërtheu. Pse ndodhi kjo? Disa studiues spekulojnë, se kriza nisi kur tregtarët kuptuan sesa spekulant ishte
ky treg.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Lulzim Basha pushimet e fundvitit i kalon në Holandë

Studiues të tjerë, flasin për një moment më specifik. Gjatë një ankandi tulipanësh në Haarlem më 3 shkurt 1637, nuk u zhit asnjë zhardhok i vetëm. Blerësit u bindën se tulipanët ishin mbiçmuar, dhe çmimet ranë befas në mënyrë drastike. Në atë kohë, predikuesit fetarë, kritikonin tregtarët spekulantë, dhe u bënin thirrje njerëzve të mos binin pre e premtimeve të gënjeshtërta për pasurim të shpjetë.
Financieri Gordon Geko, e etiketoi maninë mbi tulipanët si “historinë më të madhe spekulative të të gjitha kohërave”. Por shumë historianë, e kundërshtojnë këtë gjë. Në fakt, miti i manisë së tulipanëve, ngjan shpesh i ekzagjeruar. Edhe pse quhet “mania e tulipanëve”, i gjithë vendi në tërësi nuk i ndjeu pasojat negative.

Goldgar pohoi se vetëm disa holandezë super të pasur, që ishin të përfshirë në tregti u dëmtuan, por jo aq shumë. “Në fakt, unë nuk kam gjetur gjatë studimeve të mia ndonjë tregtar që falimentoi plotësisht, për shkak të manisë ndaj tulipanëve”-thotë ajo.
Meqë shumë blerës nuk paguanin kurrë për çmimin e kërkuar, shumë pak prej tyre falimentuan. Nëse pati nga ata që u dëmtuan, këta ishin kultivuesit e tulipanëve. Në prillin e vitit 1637, qeveria anuloi të gjitha kontratat mbi blerjen e tulipanëve. Për pasojë, kultivuesit nuk morën kurrë paratë që u kishin premtuar atyre blerësve.

Po si lindi miti i “manisë së tulipanëve”? Shumë nga studiuesit, bëjnë përgjegjës shkrimtarin skocez të shekullit XIX, Çarls Makej, që shkroi një histori dramatike mbi tulipano-maninë.
Sipas Makej, kur shpërtheu “flluska” ekonomia holandeze u shkatërrua, dhe shumë investitorë holandezë vranë veten duke u mbytur në kanalet e shumta të Amsterdamit. Edhe nëse nuk ka qenë aq dramatike sa kanë menduar disa, historia e bumit të tulipanëve, përbën një leksion shumë të vlefshëm për ekonominë.

Edhe nëse askush nga tregtarët nuk u vetëvra, ajo përvojë shërbeu si një paralajmërim për investitorët e ardhshëm në lidhje me natyrën e tregut. Tek e fundit, rrënimi i tregut të tulipanëve, u pasua nga shpërthime të tjera “flluskash”:Flluska e Detit të Jugut në vitet 1720, “flluska” e linjave hekurudhore e viteve 1840, dhe kriza e viteve 1920.
Në retrospektivë, çdo flluskë spekulative duket e pakuptimtë. E përse tregtarët holandezët do të investonin pasuritë e tyre në diçka aq delikate sa një lule? Gjithsesi, modeli përsëritet gjatë historisë, dhe zbulon rolin që luan besimi tek tregjet, dhe koston e humbjes së besimit mbi një produkt të vlefshëm./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse vitamina C nuk shëron dot as gripin, dhe as koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa njerëz besojnë se mund të kurojë të ftohurën dhe gripin e zakonshëm. Edhe pse na ndihmon që të ruajmë funksionimin e mirë të sistemit tonë imunitar, ka pak prova se ajo mund të parandalojë ose zvogëloj ndjeshëm ndonjërën nga këto sëmundje.

Por në kulmin e epidemisë së koronavirusit, disa “ndikues” në mediat sociale po pretendojnë se marrja në doza të mëdha e vitaminës C, mund të kurojë COVID-19 (sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri). A është kjo e vërtetë? Duke marrë parasysh se koronavirusi i përket të njëjtës “familje” të viruseve si ftohja e zakonshme dhe gripi, nuk ka gjasa që pirja e vitaminës C të parandalojë apo t’ju shërojë nga një infeksion i COVID-19.

Përdorimi i vitaminës C, për të kuruar të ftohurën e zakonshme, ishte një ide që u bë popullore nga kimisti fitus i Çmimit Nobel, Linus Pauling, dhe i promovuar më tej nga industria e suplementeve ushqimore. Për fat të keq, që nga pretendimet e Pauling në vitet 1970, ka pasur pak prova shkencore që e mbështesin atë.

Vitaminat ose “aminat vitale”, u zbuluan për herë të parë në fillim të shekullit XX-të si elementë të pranishëm në sasi të ulët në dietat tona ushqimore, dhe që ishin jetike për shëndetin e njeriut. Sigurisht, njerëzit që nuk kanë vitamina të caktuara në organizimin e tyre, do të preken nga disa sëmundje.

Për shembull, njerëzit që kanë mungesë të vitaminës C, do të sëmuren nga skorbuti. Ndërkohë, në fillim të viteve 1930, u zbulua se skorbuti shkaktohej nga mungesa e vitaminës C, dhe se marrja e saj në formë ilaçi mund ta kuronte sëmundjen. Shkenca e të ushqyerit (nutricionizmi), lindi bashkë me zbulimin e vitaminave, dhe që nga atëherë është shndërruar në një industri konkurruese, e parregulluar me ligj, dhe që garon kundër atyre që përhapin dezinformata me synim përfitimet. Epidemia e koronavirusit, është vetëm shembulli i fundit.

Artikujt mashtrues janë përhapur shpejt, dhe ka të ngjarë që të jenë përgjegjëse për mungesën e vitaminës C në Azi, dhe për 5-fishim të kërkesës për vitaminë C dhe multivitamina në Singapor.

Vitamina C, është e rëndësishme për të ruajtur ekuilibrin “redoks” në indet e trupit. Këto janë llojet e reaksioneve në qeliza që shtojnë ose heqin oksigjenin, dhe që janë thelbësore për shumë procese si gjenerimi i energjisë në qeliza.

Por këto reaksione, mund të krijojnë produkte të dëmshme për qelizat njerëzore, siç janë speciet reaktive ndaj oksigjenit, të cilat reagojnë me lipide (yndyrë), proteina dhe acide nukleike. Vitamina C mund t’i zvogëlojë këto reaksione të dëmshme. Ajo ndihmon ndërkohë që enzimat të ndërtojnë kolagjenin, që është i nevojshëm për të mbështetur indet e trupit tonë.

LEXO EDHE:  A është realisht joverbale pjesa dërrmuese e komunikimit njerëzor?

LEXO EDHE:  Pse japonezët janë populli më i ndershëm në botë

Ndonëse vitamina C nuk ka veti çudibërëse për shërimin e sëmundjeve, disa studime kanë treguar se ajo mund të ndihmojë sistemin imunitar që të luftojë bakteret dhe viruset. Roli i saj në mbrojtjen kundër infeksioneve virale, u dëshmua në një përmbledhje të fundit të disa studimeve, që zbuloi se qelizat imune kanë nevojë për vitaminën C për të prodhuar proteina që aktivizojnë sistemin imunitar në të gjithë trupin kundër sulmeve të viruseve.

Vitamina C është e bollshme në shumë fruta dhe perime, përfshirë portokallin, brokolin dhe pataten. Dhe ndërsa është relativisht jo toksik, për shkak të tretshmërisë së saj të lartë në ujë, dozat e tepërta mund të shkaktojnë simptoma të pakëndshme si diarre, të vjella dhe ngërçe.

Megjithëse vitamina C, nuk ka të ngjarë të jetë një kurë efektive kundër COVID-19, fakti që mund të nxisë një funksionim të mirë të sistemit imunitar, do të ishte e tepruar të thuhej se nuk do të ketë asnjë efekt. Dhe megjithëse një studim zbuloi se vitamina C, nuk ka asnjë efekt në zvogëlimin e shpeshtësisë nga të ftohurit, ai zbuloi se tek njeriu i zakonshëm, kishte një rënie të vogël në kohëzgjatjen e simptomave të zakonshme të ftohjes.

Këto efekte të lehta të vitaminës C mbi virusin që shkakton të ftohurën e zakonshme, kanë nxitur një provë të re klinike, në kërkim të kurës ndaj COVID-19 duke përdorur doza shumë të larta intravenoze të vitaminës C. Këto prova sapo kanë nisur, dhe nuk ka ende rezultate konkrete.

Kjo qasje mund të rrisë efektin e butë mbrojtës të vitaminës C. Por pretendimi është ende hipotetik, dhe injeksioni intravenoz ka rreziqet e veta siç janë infeksioni, dëmtimi i enëve të gjakut dhe mpiksja e gjakut. Pra, ndonëse vitamina C ka një efekt të vogël mbi të ftohurën e zakonshme, nuk ka gjasa që marrja e sasive të mëdha të vitaminës C të shërojë një infeksion të COVID-19.

Maksimumi, ajo ka të ngjarë të jetë vetëm një lloj frenuesi, para se të përdoren terapitë me bazë vaksinën. Mënyra më e efektshme për të shmangur koronavirusin mbetet ende larja e duarve, mos prekja e syve, hundës apo gojës, dhe ruajtja e distancës suaj nga cilido që shfaq simptoma./ iflscience.com– Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pa shëndetin e njerëzve, gjithçka tjetër është e pakuptimtë

Publikuar

-

Nga

Nga Jochen Bittner “The New York Times”

* Evropa mund të jetë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, siç e tha javën e kaluar edhe Organizata Botërore e Shëndetit. Por, për të gjithë ata që janë prekur nga situata e krijuar, kriza i ka sjellë kombeve evropiane një ngushëllim:Kur përballen me zgjedhjen midis dëmit ekonomik dhe vuajtjeve njerëzore, ata e dinë se çfarë duhej të bëjnë.

Në mbarë botën, qeveritë janë duke u përpjekur të parandalojnë dhe frenojnë përhapjen e virusit të ri, nga mbyllja totale e çdo lloj aktiviteti në Itali, deri në mbylljen e të gjitha dyqaneve dhe restoranteve në Francë. Ndërsa shumë vende po vendosin kufizime të udhëtimit, dhe po mbyllin kufijtë e tyre, po bëhet gjithnjë e më e qartë se ku përfundon fqinjësia praktike.

E vërteta e hidhur, është se në këtë emergjencë globale, ndërsa solidariteti zgjerohet, ideja e “ne-së po tkurret. Masat ekstreme të ndërmarra së fundmi, dërgojnë një mesazh të qartë:jeta e  njerëzve, ka shumë më shumë rëndësi se sa fitimet ekonomike.

Pavarësisht të gjitha efekteve të saj katastrofike, pandemia na jep mundësinë të rivlerësojnë prioritetet tona, dhe të kujtojmë vlera më të larta. Pa shëndet, asnjë nuk ka vlerë, përfshirë ekonominë. Ne duket se kemi thellë brenda nesh ndjenjën, se do të jetë më e lehtë ta marrim veten nga një rënie ekonomike, sesa nëse të duhet të zgjedhim se kush duhet të jetojë dhe kush do të vdesë.

Gatishmëria e madhe me të cilën njerëzit e kanë pranuar dhe i janë përshtatur realitetit të tyre të ri, e dëshmon më së miri këtë intuitë njerëzore. Edhe solidariteti, është dështuar të jetë ngjitës. Në Itali, njerëzit këndojnë bashkë nga ballkonet e apartamenteve të tyre. Në Gjermani, organizatat rinore të partive të ndryshme politike, organizojnë udhëtime për të ndihmuar të moshuarit.

Në Luksemburg, skautët ofrohen të ndihmojnë vullnetarisht të gjithë anëtarët e cenueshëm të shoqërisë, që nga shëtitja e qenve të tyre, deri tek blerja e barnave në farmaci. Por ky solidaritet, duket se kufizohet nga kufijtë. Dhe këtu nuk bën përjashtim as vendi im Gjermania, që krenohet se është një komb i domosdoshëm i BE-së dhe motori i saj ekonomik.

Këtë e tregon edhe qasja e Berlinit ndaj ventilatorëve, pajisjeve mjekësore më të kërkuara sot në Evropë. Por sot nuk është koha, që të mbyllemi në vetvete. Evropa duhet që të përshpejtojë përpjekjet e saj kundër këtij virusi, dhe Gjermania duhet që ta udhëheqë këtë luftë.

Krahasuar me shtetet e tjera evropiane, Gjermania është shumë më e përgatitur për t’u përballur me pandeminë. Ajo ka jo vetëm shumë shtretër të kujdesit intensiv – rreth 28.000 – por zotëron gjithashtu 25.000 ventilatorë, me 10.000 të tjerë që janë duke u prodhuar. Ndërkohë, Franca ka në dispozicion vetëm rreth 5.000 ventilatorë.

Spitalet italiane, që po përballen me situatën më të rëndë në botë nga koronavirusi, po përzgjedhin tashmë pacientët që kurojnë, dhe ata që i lënë në fatin e tyre tragjik, të detyruar nga mungesa e burimeve. Shkalla e vdekshmërisë në këtë vend nga koronavirusi, është rreth 11 për qind. Në Gjermani, kanë vdekur deri tani vetëm dhjetëra pacientë.

LEXO EDHE:  U zbulua 200 vjet më parë/ Pse Antarktida është kaq e rëndësishme për klimën e planetit

LEXO EDHE:  A është realisht joverbale pjesa dërrmuese e komunikimit njerëzor?

Pra, Gjermania ka ventilatorë të mjaftueshëm dhe mundet, duke porositur kompanitë vendase që të prodhojnë më shumë të tjera. Ndërkohë ka mungesa diku tjetër. A nuk do të thotë solidariteti evropian, që Gjermania t’ja shpërndajë të paktën disa nga ventilatorët e rinj vendeve që kanë aktualisht më shumë nevojë? Kur shtrova këtë pyetje në Tëitter, reagimi më i shpejtë erdhi nga ata që mbrojnë një “ne” mendjengushtë.

“Nëse një gjerman vdes për shkak të kësaj pandemie, si do t’ja shpjegonit këtë publikut?”- mu përgjigj njeri. “A doni t’i lini të vdesin prindërit dhe gjyshërit tanë?”- më tha një tjetër. Sigurisht, një pjesë e ankthit që kanë sot gjermanët është e justifikuar.

Kancelarja Angela Merkel, parashikoi javën e kaluar se nga koronavirusi mund të infektohet 60 për qind e popullsisë gjermane. Dhe të gjithë janë të lirë të bëjnë disa llogari matematikore. Nëse 50 nga 83 milionë njerëz që jetojnë në Gjermani preken nga koronavirusin, edhe një shkallë e ulët fataliteti prej vetëm 0.7 për qind do të thotë 350.000 të vdekur.

Me fjalë të tjera, një bollëk ventilatorësh so,t mund të shndërrohet në shumë pak të tillë nesër. Por a ka vlerë ky lloj ankthi, për një Evropë në të cilën edhe për një kohë të shkurtër, çdo ventilator në duart e gjermanëve, do të thotë një i vdekur më shumë në Itali apo Francë?

Ndërsa Gjermania ndaloi eksportin e mjeteve mjekësore mbrojtëse, Kina dërgoi në Romë në fund të javës së kaluar një avion me mijëra maska dhe dhjetëra ventilatorë. Dhe Bashkimi Evropian, e ka pasur të vështirë të ketë një qasje të përbashkët kontinentale, lëre më pastaj të veprojë në një mënyrë të koordinuar.

Është e vërtetë:Merkel, ashtu si çdo kancelar para saj, është betuar mbi Kushtetutë për të mbrojtur popullin gjerman. Dhe askush nuk prêt, që ajo të rrezikojë jetën e qytetarëve gjermanë. Por si liderja e kombit më të fortë të Evropës, ajo ka për detyrë që të hulumtojë mënyrat, se si të shpërndahet më mirë ndihma mjekësore në të gjithë Bashkimin Evropian.

Edhe në këtë periudhë të vështirë të pandemisë, është ende e mundur të ndihmohet BE, pa e dëmtuar kombin gjerman. Një avion ushtarak ose i Lufthansas, i ngarkuar me shtretër dhe ventilatorë, gati për t’u çuar kudo ku nevoja është më e madhe, do të ishte një fillim i mbarë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

14.000 raste infektimi, 20 viktima/ Si po e mund Gjermania koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbijetesës nga koronavirusi i ri vrasës, megjithse është nga te goditurat më rëndë nga pandemia.

Vendi regjistron 14,000 raste infektimi me koronavirus por ka parë vetëm 20 vdekje, duke caktuar fasha mortaliteti prej 0.18 përqind, shumë më të ulëta se Italia (8.3 përqind), Kina (4 përqind), Britania (3.9 përqind) e Franca (2.9 përqind).
Shifrat zyrtare u publikuan nga qendra e kontrollit të sëmundjeve Instituti Robert Koch.
Richard Pebody, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha: “Kjo është e vështirë për t’u zbërthyer. Nuk kemi një përgjigje të saktë, por besoj se është një kombinim faktorësh”.
Shkencëtarët kanë ofruar një numër shpejgimesh, mes të cilave përfshihet numri i madh i shtretërve të kujdesit intensiv në spitalet e vendit.

Gjermania ka aktualisht 25,000 shtretër të kujdesit intensiv të kompletuar me respiratorë mekanikë, që do të thotë se pacientët janë shëruar më shpejt.
Qeveria ka thënë se ka në plan të dyfishojë këtë shifër në javët në vijim për të shmanguar tejmbushjen e spitaleve.

Hotele dhe salla publike po përgatiten të kthehen në spitale të përkohshme për pacientët me simptoma më të lehta për të liruar vendet në spitale.
Gjermania është shumë më e përgatitur sesa fqinjëte saj evropianë teksa në kontrast Franca ka vetëm 7,000 shtretër të kujdesit intensiv, Italia 5,000 ndërsa Britania rreth 4000.
Christian Drosten, drejtor i virologjisë nëspitalin Charite në Berlin tha se testimet e shumta janë një tjetër faktor.

“Ne e njohëm herët sëmundjen në vendin tonë. Jemi përpara sa i përket diagnozës e zbulimit”.
Gjermania ka një rrjet te gjere laboratorësh të pavarur të cilat kishin nisur testimet prej fillimit të janarit, kur numri i rasteve të reja ishte shumë i ulët.
Numri i madh i laboratorëve ka bërë që në Gjermani të mund të testohet për koronavirusin rreth 12,000 njerëz në ditë.
Të gjithë ata që shfaqin simptoma, kanë qenë në kontakt me tëinfektuar apo janë kthyer nga zinate rrezikut, kanë të drejtë të testohen.
Virusi në Gjermani ka prakur shumë të rinj, me tepër popullatë të shëndetshme sesa në vende të tjera.
Presidenti i qendrës RKI, Lothar Wieler, tha: “Në Gjermani më shumë se 70 përqind e të prekurve janë të moshave 20 deri në 50 vjeç.’

LEXO EDHE:  Pse duhet shpëtuar traktati i fundit, mbi kufizimin e armëve bërthamore

LEXO EDHE:  Pse japonezët janë populli më i ndershëm në botë

Ashtu si dhe në Skandinavi, infektimet e para nëGjermani u identifikuan në njerëz që ishin kthyer në pushime skish në Itali ose Austri.
Një tjetër shpjegim i cituar nga ekspertë italianë mund të jetë fakti se Gjermania, ndryshe nga vendet e tjera nuk bën shpesh testime në të vdekurit nga koronavirusi.

‘Ne punojmë me parimin se pacientet duhet të testohen para se të vdesin’, tha Wieler, edhe pse kjo do të thotë se nëse një person vdes nështëpi kashanse të mospërfshihet nëstatistikat, siç ideoi eksperti italian Giovanni Maga në një intervistë me Euronews.

LEXO TE PLOTE