LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shifrat e të prekurve nga COVID-19 po rriten"/ Basha ultimatum Ramës

22 Mars 2020, 18:38, Politikë CNA
"Shifrat e të prekurve nga COVID-19 po rriten"/ Basha ultimatum

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar me tone urdhëruese ndaj kryeministrit Edi Rama për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Basha thotë se shifrat e të prekurve po rriten, prandaj kërkon të ndërmerret një plan i detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit.

Lideri i demokratëve thotë se duhet shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe duhen marrë masa të menjëhershme, pa u bërë tepër vonë për t’i dalë të keqes përpara.

“Duhen marrë masa të menjëhershme:

1. Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin.

2. Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve.

3. Marrjen e masave të menjëhershme diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme për të garantuar kushtet jetike për të gjithë qytetarët që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë nevojat e përditshme.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga