Connect with Us

Rritet sërish numri/ 31 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Kosova & Rajoni

Rritet sërish numri/ 31 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Publikuar

-

Numri i të infektuarve me koronavirus është rritur sërish në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton mëngjesin e sotëm se numri i të prekurve ka shkuar në 31.

Gazeta Express shkruan se rasti pozitiv është me vendbanim në fshatin Senik-Malishevë, i gjinisë mashkull, në moshën 31 vjeçare.

IKSHPK bën me dije se nga data 8 shkurt, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 31 raste kanë rezultuar pozitive./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situata e tensionuar në Kosovë/ Paralajmëron Ngjela: Thaçi e Mustafa “drejt vdekjes politike”

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për situatën e tensionuar politike në Kosovë pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga Albin Kurti dhe lëvizjen e LDK për mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

“Çdo të ndodhë në Kosovë me mocionin e mosbesimit Mustafa kundër qeverisë Kurti?
Asgjë. Titisti Mustafa duket se do të bjerë nga shiu në breshër. Pse?
Pashë kushtetutën e Kosovës. Siç duket Mustafa dhe Thaçi nuk e lexojnë dot. Atëherë?

Nëse votëbesimi i qeverisë Kurti humbet, sipas kushtetutës aktuale, Vetvendosja, si parti e parë, i dërgon presidentit Thaçi sërish një emër të ri kryeministri. Pikërisht këtu na del në skenë zonja Osmsni, e cila nuk e ka firmosur mocionin Mustafa. Dhomethënë: po sikur Kryeministri Kurti t’i dërgojë Presidentit si emër për kryeministre Vjosa Osmanin, çfarë ndodh?
Atëherë, kriza e Thaçit dhe e Mustafës shkon “drejt vdekjes së tyre të shpejtë politike”.
Domethënë? Sigurisht që do të tërheqet Mustafa. Madje ai ndërkohë i ka dhënë shenjat. Por, shenjat janë gjithashtu që Beogradi sërish do të mundet në Prishtinë: edhe me Thaçin, edhe me Mustafën, sepse, pas 100 vjetësh, Beogradi nuk do të mund të ketë më vend për përçarje në Prishtinë”, shkruan Ngjela në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 28 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë, ku vetëm sot janë konfirmuar 4 raste të reja.

Nëpërmjet një njoftimi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se kanë bërë edhe 30 teste të reja prej të cilave 4 kanë rezultuar se janë prekur me COVID-19.

“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  U dënua me 3 vite në Kosovë/Kapet në Durrës 26 vjeçari

LEXO EDHE:  U dënua me 3 vite në Kosovë/Kapet në Durrës 26 vjeçari

“Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 447 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e tetë raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet më tej në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Në Kosovë mund të jenë 240 të infektuar”/ Mjeku apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Mjeku QKUK-së Shpëtim Thaçi, deklaron se në Kosovë mund të ketë 240 persona të infektuar me koronavirus.

Ai ka këshilluar qytetarët që të qëndrojnë së paku dy javë në shtëpi në mënyrë që të mos përhapet më tej COVID-19.

“Meqë Kosova gjendet në ditën e 14-të dhe janë identifikuar 24 raste pozitive me SARS-CoV-2, rrjedhimisht sipas këtyre të dhënave në Kosovë mund të jenë 240 raste të infektuara me këtē virus”, ka shkruar mjeku i QKUK-së në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Ligji i ri në Kosovë/ Ulen pagat për Presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe ministrat

LEXO EDHE:  Ligji i ri në Kosovë/ Ulen pagat për Presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe ministrat

Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga profesori i Universitetit të Edinburgut, Igor Rudan, ai thotë se virusi prek shumë njerëz./ CNA.al

LEXO TE PLOTE