Connect with Us

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Publikuar

-

Ka shkuar në 33 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Dy raste të reja janë shënuar në fshatin Vrapçiç i Gjilanit dhe fshati Domanek i Malieshvës.

Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi për media.“Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë  mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive. Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53 vjeç. Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 33 raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

IKSHPK njofton se deri më sot janë kontaktuar 560 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitiv.

LEXO EDHE:  Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë nga koronavirusi/ Sa kohë do të vazhdojë kjo?

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 560 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Humb jetën një grua

Publikuar

-

Nga

Shënohet vikima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Viktima e parë në Maqedoninë e Veriut është një grua 57 vjecare.

Më herët ministri i Shëndetësisë konfirmoi se numri total i të prekurve me COVID-19 në Maqedoni arriti 114, me 29 raste të reja brenda ditës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë/ Humb jetën 82-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e ditës së sotme është regjistruar viktima e parë në Kosovë për shkak të koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili bën me dije se viktima është 82-vjeç nga Dumnica e Podujevës.

Klinika Infektive ka njoftuar për humbjen e jetës së parë nga COVID-19 rreth orës 9:00, shkruan Lajmi.net.

“Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK). Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive”, thuhet në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet sërish numri/ 31 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Numri i të infektuarve me koronavirus është rritur sërish në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton mëngjesin e sotëm se numri i të prekurve ka shkuar në 31.

Gazeta Express shkruan se rasti pozitiv është me vendbanim në fshatin Senik-Malishevë, i gjinisë mashkull, në moshën 31 vjeçare.

IKSHPK bën me dije se nga data 8 shkurt, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 31 raste kanë rezultuar pozitive./ CNA.al

LEXO TE PLOTE