LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rastet e reja me koronavirus/ Pipero: Nëse nuk rrini në shtëpi i afrohemi skenarit italian!

22 Mars 2020, 14:56, Sociale CNA
Rastet e reja me koronavirus/ Pipero: Nëse nuk rrini në shtëpi i

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se java që vjen do jetë vendimtare dhe nëse nuk zbatohen masat e qeverisë i shkojmë nga pas skenarit italian.

Duke parë dyfishimin e numrit të të prekurve brenda një dite, Pipero thotë se kjo nuk është një gjë normale.

?Pas cdo rasti të konfirmuar fshihen 10 apo 15 raste të tjera. Në këtë situatë pandemie dhe shtimit të rasteve të prekura iu kërkojmë qytetarëve të jenë mirëkuptues dhe të ndjekin udhëzimet e qeverisë. Ne mjekët shohim vetëm majën e ajsbergut, ndërkohë që ISHP ndjek rastet e kontaktit, ne mjekojmë rastet që na vijnë. Java që nis është decizive për të parë edhe numrat edhe për të parë efektshmërinë e masva të marra. E përsëris, nga ky virus askush nuk është i paprekshëm, pavarësisht se dikush ka apo nuk ka komplikacione. Numri i rasteve është dyfishur në një ditë, pra sa më shumë të mos zbatojmë masat aq më shumë shtohen të prekurit?,- tha Pipero për News 24.

Lajmet e fundit nga