Connect with Us

Ngjela mesazh për Italinë/ “Është si vendi ynë, ata do ta fitojnë këtë betejë”

Politikë

Ngjela mesazh për Italinë/ “Është si vendi ynë, ata do ta fitojnë këtë betejë”

Publikuar

-

Ngjela: Krerët e korruptuar të politikës po kërcënohen nga SPAK, duan destabilizimin e Shqipërisë

Avokati Spartak Ngjela ka dhënë një mesazh për Italinë e cila ka shënuar shifra të frikshme viktimash të shkaktuara nga koronavirusi i rrezikshëm, që ka marrë mijëra jetë njerëzish.

Ngjela thotë se Italia është si vendi ynë, pasi pretendon se pa të do të ishim të verbuar nga sëmundja e egër çnjerëzore e diktaturës.

Ai sensibilizohet me shtetin fqinj dhe deklaron se me bindje se italianët do ta fitojnë këtë betejë.

“Italianët po vuajnë masivisht nga një sëmundje vrastare. Italia është në një tension tërësor, se po lufton me vdekjen. Italia për ne shqiptarët është si vendi ynë. Pa Italinë mediatike, ne shqiptarët e pasluftës të Dytë Botërore do të ishim të verbuar nga sëmundja e egër çnjerëzore e sistemit hoxhist. Pa emigracionin aktual shqiptar të punësuar në Itali, rreth 500 mijë, gjendja jonë ekonomike si mirëqenie do të ishte në mjerim. Po nuk është vetëm kaq: talenti i madh i popullit italian ka krijuar në histori substancën artistike të qytetërimit perëndimor, stilin e madh të qytetit evropian dhe poezinë e madhe botërore. Italianët do ta fitojnë këtë betejë, dhe këtë ia urojmë nga zemra ne shqiptarët”, shkruan avokati në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbi 254 milionë euro në gjyqet e arbitrazhit/ Tabaku publikon videon: Si Rama bëri ‘rrush e kumbulla’ taksat e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Mbi 254 milionë euro në gjyqet e arbitrazhit/ Tabaku publikon videon: Si Rama bëri ‘rrush e kumbulla’ taksat e shqiptarëve

Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku tregon se si kryeministri Edi Rama ka shpenzuar taksat e shqiptarëve në gjyqet e humbura të arbitrazhit.

Sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 milionë euro Becchetit, firmës AKTOR do t’i paguajmë nga taksat tona 44 milionë euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 milionë euro.

Tabaku shkruan se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe jo një kryeministër që gënjen çdo një në dy fjalë që lëshon.

“Nuk skuqet, nuk turpërohet, Gënjeshtra i shkon per shtat. Babëzia, korrupsioni, vjedhja, etja për pushtet prishi biznese dhe sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 mln euro Becchetit, firmës AKTOR do t’i paguajmë nga taksat tona 44 mln euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 mln euro.

Kostoja e jeteses në Shqipëri vazhdon të rritet ndërsa Rama bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit me 3.4%. Rama vazhdon të gënjejë dhe të vjedhë paratë e taksave.

Papunësia është rritur në 12.5% ndërsa Rama paguan mbi 254 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Jo për gënjeshtra.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, me gënjeshtra dhe me interesa perosnale. Por me një qeveri që kthen në punë njerezit, ringrin ekonominë dhe manaxhon taksat tona.

Shqiptarët nuk e pëlqejnë një kryeministër që gënjen çdo një në dy fjalë që lëshon, por një kryeministër që lufton që taksat e tyre të shkojnë për ta. Një kryeministër që mbështet shëndetin, ekonominë dhe punësimin. Ata duan një qeveri që do të sjellë shpresë te njerëzit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pajisjet anto-Covid u blenë tre herë më shtrenjtë”/ PD denoncon aferën korruptive të qeverisë

Publikuar

-

Nga

“Pajisjet anto-Covid u blenë tre herë më shtrenjtë”/ PD denoncon aferën koruptive të qeverisë

Partia Demokratike, përmes ish deputetes Orjola Pampuri denoncoi një tjetër tender korruptiv të qeverisë, siç u shpreh ajo.

Në një dalje për mediat, Pampuri u shpreh se ka nisur një luftë mes klaneve të qeverisë për tenderat, ndërsa shtoi se sëfundmi në një tender të Ministrisë së Shëndetësisë për pajisjet anticovid u blenë 3 herë më shtrenjtë.

Sipas ish deputetes, vendi jonë gjendet mes dy kontrasteve të mëdha, ku nga njëra anë është varfëria e qytetarëve për të mbijetuar dhe nga ana tjetër janë klanet brenda qeverisë për të gllabëruar tenderin e rradhës.

Deklarata e plotë e Orjola Pampurit

Shqipëria është sot vendi i dy kontrasteve të mëdha. Nga njëra anë janë shumica e qytetarëve që luftojnëpër të mbijetuar në kuptimin e parë të fjalës, luftojnëpër bukën e gojës, luftojnë për shëndetin, luftojnë për jetën në kushte shumë të vështira. Nga ana tjetër, janë klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Kjo ka ndodhur këto ditë. Është ajo pjesë e kalbjes sëpushtetit nga korrupsioni që Edi Rama e mban nëhije. Kur qytetarët vuajnë në dyërt e spitaleve për pak oksigjen më shumë, qeveria tregon se i vetmi shqetësim i saj është mbushja e xhepave të klientëve, duke shfrytëzuar pandeminë.

Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerëdisa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro. Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër të qeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.

LEXO EDHE:  Grida Duma përplaset me avokat Ngjelën/ “Ti fantazon për Amerikën”

LEXO EDHE:  Grida Duma përplaset me avokat Ngjelën/ “Ti fantazon për Amerikën”

Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më tëlartë se ofertat e skualifikuara.

Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrëarbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin qëofron më shumë para për xhepin e tij. Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohëpandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid.

Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar nëçcdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie. Duhet ta kemi parasysh sa herë të shihni ambulancat në radhë se nuk ka shtretër, sa herë të mos gjeni oksigjen për familjarët, sa herë të merrni borxh për ilaçet, sa herë dilni me humbje në biznesin tuaj tëvogël, duhet takeni parasysh, kur dikush humb vendin e punës dhe kur i bëhet një padrejtësi.

Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 ptill. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre!/CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nisma Thurrje konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje/ Shabani: Aktorët politik aktualë janë e shkuara

Publikuar

-

Nga

Nisma Thurrje konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje/ Shabani: Aktorët politik aktualë janë e shkuara

Endri Shabani, kryetar i Nismës Thurje tregoi se ata vazhdojnë të ngelen një grup shumë horizontal në organizimin e brendshëm dhe mënyrën si prezantohen në media.

Në qëndrimin e tij koalicionet politike janë një ndarje e qartë mes të shkuarës dhe të ardhmes dhe fatkeqësisht, siç u shpreh dhe vetë kryetar i Nismës Thurje, gjithë aktorët politikë aktual janë e shkuara.

Për këtë arsye ai u shpreh se nuk do donin të përzienin të shkuarën me të ardhmen, kësisoj do të ishte më mirë të pranonin humbjen se të bëheshin pjesë e një koalicioni. Shabani u shpreh se sipas sondazheve të tyre mbi 51% e qytetarëve nuk marrin pjesë në zgjedhje dhe nga këta 800 mijë prej tyre janë votues aktiv që thjesht nuk kanë një kandidat të cilin duan ta votojnë.

“Ne (Nisma Thurje) duam të komunikojmë me këtë pjesë, që nëse nuk kanë një alternativë nuk do të votojnë, dhe ne besojmë që nëse nuk voton praktikisht i shërbejmë atyre që janë në pushtet sepse ata kanë treguar që mund të qeverisin dhe me 20% të votave.

LEXO EDHE:  Elbasani rikthehet në hartën e Covid/ Gruaja u infektua në një varrim në Tiranë

LEXO EDHE:  Lidhja mes vaksinës së fruthit, shytave e rubeolës me koronavirusin

Kështu që kjo është pjesa e elektoratit që ne duam të komunikojmë dhe besojmë që do marrim mbështetjen e tyre për të vazhduar përpara”, u shpreh Shabani në një intervistë për “Euronews Albania”.

Ndërkohë pyetur për fondet e fushatës që do të përdorë Nisma Thurje, kryetari i saj tha se qëllimi i tyre kryesor është që fushata të jetë sa më e lirë. Zhvillimi i fushatës online do të lehtësojë shumë punë ndërkohë që Shabani shtoi gjithashtu eksperiencën në 2019 ku Nisa Thurje u kërkoi qytetarëve fonde për të mbështetur fushatën dhe sipas tij kjo gjë kishte funksionuar më së miri./CNA.al.

LEXO TE PLOTE