LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos hamendësoni sikur nuk do prekeni”/ Mesazhi i fortë i Organizatës Ndërkombëtare

22 Mars 2020, 11:31, Aktualitet CNA
“Mos hamendësoni sikur nuk do prekeni”/ Mesazhi i fortë i

Organizata Ndërkombëtare dhe Partnerë Zhvillimi në Shqipëri ka dhënë një mesazh mbi situatën e vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit.

Sipas mesazhit të publikaur në faqen e Ambasadës së SHBA, këto janë ditë të jashtëzakonshme për të gjithë botën.
Në këtë mesazh theksohet se të gjithë nuk dhet hamendësojmë s enuk do të prekemi po duhet të përgatitemi sikur do të prekemi.

? Pandemia e COVID-19 po rrëmben jetë njerëzore dhe po shkakton trazira masive për njerëzimin.
Ne, si bashkësi organizatash ndërkombëtare dhe partnerësh zhvillimi në Shqipëri, dëshirojmë të shprehim unitetin tonë me popullin shqiptar ndërsa bashkojmë forcat në këtë luftë.
Ne jemi pranë jush për të kapërcyer këtë krizë së bashku!
Ne kemi një mesazh për ju:
Mos hamendësoni se nuk do të prekeni. Përgatituni sikur do të prekeni. Respektoni masat e marra, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, mbani distancën shoqërore, qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh.
Ne dëshirojmë që ju të qëndroni të sigurt, të shëndetshëm dhe të mos prekeni nga Koronavirusi. Lexoni informacione të besueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë dhe kontribuoni në ndërtimin e besimit. Mbroni të prekurit dhe kujdesuni për njëri-tjetrin.
Ky është një moment që kërkon solidaritet. Ndërsa shumica jonë gjendemi të sigurt në shtëpi, mirënjohja jonë më e thellë shkon për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, policisë, autoriteteve kufitare, autoritete lokale dhe shumë nga njerëzit tanë që janë në vijën e pare të luftës, duke shpëtuar jetë dhe mundësuar funksionimin e shoqërisë. Faleminderit nga zemra!
Së bashku mundemi t?a mposhtim Covid-19?, thuhet në njoftim./CNA.al

Lajmet e fundit nga