LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mes “luftës” së koronavirusit dhe tërmetit/ Bushati publikon foton drithëruese nga Kroacia

22 Mars 2020, 13:44, Aktualitet CNA
Mes “luftës” së koronavirusit dhe tërmetit/ Bushati

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka publikuar një foto drithëruese nga Zagrebi, i cili u shkund nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm.

Në foto janë një numër i madh nënash, mjekesh dhe infermieresh të cilat me foshnja në duar kanë dalë në oborrin e maternitetit pas lëkundjeve të forta të tërmetit.
Bushati shprehet se kjo është një pamje tragjike, sidomos në kushtet e reja të luftës me virusin e padukshëm.

?Kohët e vështira zbulojnë se sa e madhe është dëshirja për jetën. Kjo është një foto nga materniteti në #Zagreb pak minuta pas tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm #Kroacinë. Vështirë se na rrok imagjinata një pamje më tragjike se kjo, sidomos në kushtet e reja të luftës me virusin e padukshëm. Lutjet tona janë për popullin mik kroat, në këto çaste jashtëzakonisht të vështira!?, shkruan Bushati në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga