LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjithçka mbyllur/ Sot gjithë Shqipëria në izolim total

22 Mars 2020, 08:17, Aktualitet CNA
Gjithçka mbyllur/ Sot gjithë Shqipëria në izolim total

Që prej orës 13:00 të ditës së djeshme deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit, e gjithë Shqipëria është në izolim total.

Asnjë person nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Gjithçka është mbyllur, duke filluar nga supermarketet, farmaci e çdo biznes tjetër.
Nëpër rrugët e Shqipërisë të vetmit që janë në krye të detyrës janë forcat e policisë dhe të ushtrisë për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, pjesëtarët e mediave dhe personeli mjekësor.

Shqipëria deri tani ka 76 të prekur, prej të cilëve 2 viktima. Ndërkohë, nga ora 05:00 e mëngjesit të së hënës do të vihet sërish në fuqi orari i lejimit të qarkullimit të këmbësorëve deri në orën 13:00./CNA.al

Lajmet e fundit nga