LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Coronavirus/ Shkon në 3 persona numri i të prekurve në Korçë (Detajet)

21 Mars 2020, 23:24, Sociale CNA
Coronavirus/ Shkon në 3 persona numri i të prekurve në

Ka shkuar në 3 persona numri i personave që dyshohen të prekur me Covid-19 në Korçë.

CNA.al afër mesnatës raportoi për një rast i cili ishte një person 30 vjeç menaxheri i një lokali shumë të frekuentuar në qytetin jug lindor. (lexo ketu)

Burime zyrtare konfirmuan për CNA.al se janë zbuluar dhe dy raste të reja. Ata janë dy pensionistë.

Burimet theksuan se të tre personat pasi kanë marrë ndihmën e parë në Senatoriumin e Korçës, janë nisur për ndihmë të specializuar ne Infektivin e Tiranës.

Deri ditën e sotme Korça mbahej si qendër e pa prekur, megjithse më parë ishte raportuar një mesues grek në një shkollë private I prekur nga Covid-19.

Nesër pritet edhe një qëndrim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë si dhe detajet për numrin e plotë të personave të prekur dhe gjendjen e tyre./CNA.AL

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Korçë/ Infektohet menaxheri i një lokali

Lajmet e fundit nga