Connect with Us

Braçe publikon videon/ Apel qytetarëve që në mëngjes: Nuk e dini ç’ju pret jashtë

Politikë

Braçe publikon videon/ Apel qytetarëve që në mëngjes: Nuk e dini ç’ju pret jashtë

Publikuar

-

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët në këto momente të vështira për qytetarët.

Braçe ka publikuar videon e një qenushi që do të dalë, ndërsa macja nuk e lë të largohet. Duke marrë këtë si shembull, zv.kryeministri thotë se duhet të qëndrojmë në shtëpi, pasi nuk e dimë çfarë na pret jashtë.

“Mirëmëngjes! Edhe ky do të dalë, nuk e di ç’e pret jashtë, nuk mendon;
Ajo aty e di, mendon pak më shumë dhe rri në komoditetin e shtëpisë që i kanë ofruar, aq sa është!
Kalit durimin e rezisto!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale./ CNA.al

 

View this post on Instagram

 

Miremengjes! Edhe ky do te dale, nuk e di ce pret jashte, nuk mendon; Ajo aty e di, mendon pak me shume dhe rri ne komoditetin e shtepise qe i kane ofruar, aq sa eshte! Kalit durimin e rezisto! #RRINESHTEPINETENDE!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Publikuar

-

Nga

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka përkujtuar 70 vjetorin e një nga ngjarjeve më fatkeqe në fshatin Mënik, ku arrestuan 170 persona dhe humbën jetën 22 persona pa gjyq.

I shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi, Këlliçi shprehet se kjo ishte një nga ngjarjet më makabre të terrorit të injorancës komuniste, duke vendosur kurora me lule në emër të PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha.

“Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i ngjitën në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik, ku i ekzekutuan pa gjyq.

Mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Listat u përpiluan nga Sigurimi i Shtetit si një mundësi për likujduar intelektualë, klerikë e nacionalistë shqiptarë të arsimuar në Perëndim.

LEXO EDHE:  “Burri s’ duhet të jetë kurrë pishman me vdek”/ Berisha: Unë nuk kam frikë

LEXO EDHE:  Covid-19/ Një tjetër shtet vendos masa të reja për udhëtarët

Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Publikuar

-

Nga

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Presidenti Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, pasi e konsideron të pakonsultuar plotësisht, dhe rrjedhimisht në kundërshtim me kërkesat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit me këto ndryshime në këtë ligj, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t’u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo sipas tij, ndodh se ushtarakët po largohen nga Shqipëria, ndaj edhe apelon të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi.

“Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës së mesme), tanimë synohet që pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në radhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Një tjetër shtet vendos masa të reja për udhëtarët

LEXO EDHE:  "Me përpjekje të përbashkëta do ta kapërcejmë"/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mesazh për koronavirusin

Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit, por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të rishikojë këtë ndryshim, dhe të ruajë të pacenuar sigurinë juridike, duke përcaktuar në ligj kriteret e nevojshme për arsimim dhe kualifikim, me qëllim përparimin në gradë të ushtarakëve në Forcat e Armatosura sipas meritokracisë”, theksohet në arsyet e kthimit të këtij ligji./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tregon përralla në shëtitjet propagandistike”/ Vokshi rendit arsyet pse Rama nuk e meriton mandatin e tretë

Publikuar

-

Nga

“Tregon përalla në shëtitjet propagandistike”/ Vokshi rendit arsyet pse Rama nuk e meriton mandatin e tretë

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka renditur arsyet pse Edi Rama nuk e meriton një mandat të tretë.

Në një dalje për mediat, Vokshi u shpreh se gjatë tetë viteve të qeverisjes nga Rama Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në asnjë fushë, përfshirë atë të ekonomisë, arsimit apo edhe infrastruktura.

Sipas saj, vendit i duhet një ndryshim, dhe kjo gjë do vijë në 25 prill nga qytetarët të cilët do nxjerrin Shqipërinë fituese dhe Ramën humbës.

Fjala e plotë e Vokshit:

Edi Rama, i cili ka dështuar në 8 vite në çdo fushë, nuk do të mund të marrë një mandat tjetër nga qytetarët.

Këto 8 vite, Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, ndërsa vende të tjera, të ngjashme me ne, kanë bërë progres dhe zhvillim të jashtëzakonshëm.

Shqipëria nuk ka bërë progres në asnjë fushë, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë.

Edi Rama mund të tregojë përralla në shëtitjet e tij propagandistike elektorale, por njerëzit e vuajnë në lëkurë dështimin e tij 8 vjeçar dhe premtimet e pambajtura.

LEXO EDHE:  Studimi/ Imuniteti ndaj Covid-19 mund të humbasë brenda disa muajve

LEXO EDHE:  Çfarë janë “superpërhapësit” dhe si mund të ndalen?

Edi Rama nuk ka një bilanc pune në shërbim të qytetarëve. Me qindra mijëra shqiptarë ose janë larguar nga vendi, ose janë varfëruar nën drejtimin e Edi Ramës.

Të rinjtë janë pa punë, pa perspektivë me Edi Ramën, sepse për 8 vjet ai punoi për vete dhe për një grusht klientësh.

Puna e vetme që kryeministri më i dështuar në historinë 30 vjeçare të pluralizmit nuk do që të lërë përgjysëm është shumëfishimi i pasurisë së tij dhe i ministrave. Në 8 vjet, dokumentat zyrtare tregojnë se qeveritarët e Edi Ramës e trefishuan pasurinë e deklaruar.

Sa më shumë flet për një mandat të tretë, aq më shumë i gënjen shqiptarët. Kjo duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill! Boll më me kohë të humbur! Humbëm 8 vjet të çmuar me Edi Ramën!

Vendit i duhet ndryshim! Shqiptarët duan ndryshim!

Në 25 Prill Rama do të humbasë, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të nisim të punojmë për qytetarët shqiptarë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE