LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha uron besimtarët bektashinj/ Dielli i shpresës shndritë të sotmen dhe të nesërmen

22 Mars 2020, 09:10, Aktualitet CNA
Basha uron besimtarët bektashinj/ Dielli i shpresës shndritë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

Basha shprehet se me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë!

?Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin, këtë ditë hyjnore të shpresës dhe të dritës!
Me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë! Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!?, shkruan Bashan ë një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga