Connect with Us

281 të vdekur në Britani/ Depot farmaceutike nisin racionimin e “Paracetamolit”

Bota

281 të vdekur në Britani/ Depot farmaceutike nisin racionimin e “Paracetamolit”

Publikuar

-

Ka shkuar në 281 numri i viktimave në Britani sipasojë e pandemisë së koronavirusit, ndër të cilët 48 vetëm në 24 orët e fundit.

Që nga ora 9 e mëngjesit të sotëm, në Mbretërinë e Bashkuar janë testuar 78.340 njerëz, nga të cilët 72 657 u konfirmuan negativ dhe 5.683 u konfirmuan pozitivë.

Rritja e rasteve të vdekjeve nga virusi vjen në ditën kur Boris Johnson u bëri thirrje familjeve të qëndrojnë larg prindërve dhe ta festojnë Ditën e Nënës përmes Skype.

Testimi ka rezultuar në 20 raste të reja pozitive në Irlandën Veriore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të çështjeve të konfirmuara në 128. Numri i përgjithshëm i testeve të përfunduara në Irlandën Veriore është 2,484. Gjithsej 44 të testuar pozitivë ishin të moshës 44 vjeç ose nën, 44 të tjerë të moshës 45-69 vjeç dhe 40 ishin të moshës 70 vjeç ose më shumë, shkruan “Daily Mail”.

Meshkujt ishin 73 raste dhe femrat 55. Zyrtari përgjegjës i mjekësisë për Uellsin Dr Frank Atherton konfirmoi se 12 persona në Uells kanë vdekur në total, me shifrat që rriten brenda natës me shtatë. Vdekjet kanë ndodhur gjatë javës, por rezultatet e tamponit konfirmuan se ishin të infektuar me Covid-19. Ata ishin mbi 70 vjeç dhe kishin edhe probleme të tjera mjekësore.

89 persona të tjerë u testuan pozitivë të dielën, duke e çuar numrin e çështjeve në Uellsit në 280. Ministrja e Parë, Nicola Sturgeon paralajmëroi gjithashtu se pub-et që qëndrojnë të hapura gjatë shpërthimit të Covid-19 po rrezikojnë jetën e njerëzve.

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

Sturgeon tha që ndërsa “shumica e bareve, restoranteve dhe kafeneve kanë zbatuar udhëzimet e qeverisë skoceze për mbylljen e tyre, por ajo kishte parë në mediat sociale që një “pakicë e vogël mund të mos jetë në përputhje me këtë”. Ajo theksoi se: “Nëse kjo është e vërtetë, mos gaboni … rrezikohet jeta. Ju lutemi bëni gjërat e duhura tani”. 

Kjo vjen ndërsa zinxhiri i dyqaneve “Boots” paralajmëroi stafin që depot e tij po përmbajnë furnizim të mjaftueshëm vetëm për disa ditë dhe rezervat do të shterren deri në fund të javës së ardhshme, për shkak të blerjeve të panikut. Deri të shtunën në 28 Mars, kompania pret që të ketë mbaruar qetësuesit  “Paracetamol”.

Në një memorandum urgjent për stafin, Boots njoftoi gjithashtu masa të forta për të kufizuar shitjen e të gjitha produkteve “që përmbajnë Paracetamol”, në secilën prej 2,500 dyqaneve të saj, për vetëm një për person. Kompania i tha stafit se vendimi është marrë në mënyrë që: “Të na ndihmoni të mbështesim sa më shumë klientë të jetë e mundur”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ashpërsohen masat nga koronavirusi/ Gjermania ndalon kontaktet sociale

Publikuar

-

Nga

Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër virusit Corona, ndaj ka ashpërsuar sot rregullat për dalje jashtë shtëpive apo banesave. Në dy javët e ardhshme në Gjermani ndalohen kontaktet mes njerëzve jashtë familjeve. Ndalohet dalja në rrugë e më shumë se dy personave së bashku. Mund të dalin edhe më shumë persona së bashku, por vetëm nëse janë anëtarë të një familje të ngushtë. Qëllimi nuk është ndalimi i daljes së njerëzve jashtë, por ndalimi i kontakteve sociale dhe ndërprerja e zingjirit të përhapjes së virusit Corona, i cili në Gjermani ka marrë hov në ditët e fundit. Kështu u vendos në një konferencë telefonike të zhvilluar sot mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve të Gjermanisë.

Merkel: Masat e domosodoshme

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi pas takimit se këto masa janë të domosdoshme, për të ngadalësuar dhe evituar përhapjen e virusit Corona. “Ne ende nuk kemi medikamente dhe vaksina. Ndaj duhet të ndërmarrim masa për parandalimin e përhapjes së virusit”, theksoi Merkel. Kjo do të thotë se jeta në publik do të reduktohet sa më shumë që është e mundur – deri në minimum. Secili duhet të japë kontribuin për lufitimin e Coronës, tha Merkel. “Vetëm me respektimin e rregullave mund të shpëtojmë jetën e njerëzve”, theksoi Merkel. Kancelarja tha se edhe ajo vet ka reduktuar të gjitha kontaktet dhe takimet që nuk janë të domosdoshme.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ FMN thirrje për ulje të taksave, të mbështetet ekonomia  

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

“Jetë apo vdekje”

Vendimi i sotëm është i domosdoshëm, sepse këtu “bëhet fjalë për jetë a vdekje”, thanë disa nga kryeministrat e landeve gjermane. Rregullat e sotme parashikojnë ndalimin e të gjitha kontakteve të afërta mes njerëzve të panjohur – që do të thotë se në dy javët e ardhshme ndalohet puna e parukerive, salloneve të zbukurimeve, salloneve për tatuazhe, masazheve dhe të gjitha institucioneve ku kërkohet kontakt, apo afërsi me klientët.

Prej ditës së hënë (23.03.2020) njerëzit lejohet të shkojnë te mjeku, në barrnatore, në punë apo në dyqane. Lejohet pra edhe dalja për shetitje dhe sport, por vetëm nëse personat dalin vet ose me një person dhe ate në largësi prej më së paku 1,5 metra. Vendimi i sotëm parashikon mbylljen e objekteve të gastronomisë, pra restoranteve. Ato mund të punojnë, por vetëm për porosi me telefon. Ndalohen edhe të gjitha llojet e festimeve, e për ata që shkelin këto rregulla, parashikohen denime të rënda.

Dënimet deri në 25.000 Euro

Kryeministri i landit të Renanisvë Veriore Vestfalisë, Armin Laschet si dhe krerët e disa landeve të tjera bën të ditur se ata që shkelin këto rregulla, do të denohen me denime shumë të larta. Laschet tha se në landin NRW denimet mund të shkojnë deri në 25.000 Euro./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi i merr jetën një mjeku në Francë/ Djali i bën dedikimin rrëqethës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi i ka marrë jetën një mjeku në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri francez i Shëndetësisë, i cili tha se kjo është vdekja e parë e një mjeku në vend.

Ministri Olivier Véran nuk pranoi të jepte më shumë informacione lidhur me vdekjen e mjekut, pasi theksoi se familja e të ndjerit kishte kërkuar konfindecialitet.

Viktima ishte mjek i urgjencës në një spital në Compiègne, në departamentin francez Oise, raporton AFP. Mjeku ndërroi jetë pasi u transferua për trajtim në Lille, në Francën veriore.

“Babai im sakrifikoi veten. Ai ishte në pension dhe mund të ishte ndalur, por ai vazhdonte të vinte sepse gjithmonë dëshironte të ndihmonte kolegët e tij. Ai punoi sepse e donte, ishte jeta e tij. Kjo është e padrejtë. Jemi të trishtuar dhe të zemëruar”, deklaron djali i viktimës.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shkon në 11 numri i viktimave në Itali

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ FMN thirrje për ulje të taksave, të mbështetet ekonomia  

“Vala është këtu. Kjo është një luftë, ajo do të zgjasë. Mbroni më të dobëtin dhe sistemin tonë shëndetësor, por gjithashtu menaxhoni ‘stresin’ e shoqërisë dhe të përgatiteni për të përballuar një krizë të paparë financiare, një krizë në ekonominë reale”, tha presidenti francez Emmanuel Macron në një deklaratë për mediat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rëndohet bilanci në Itali/ 651 të vdekur në 24 orët e fundit, 59138 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Italia vijon të regjistrojë shifra në rritje të numrit të prekurve dhe  viktimave sipasojë e pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet italiane kanë bërë publike shifrat e fundit pas minuta më parë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 651 persona duke e çuar totalin në 5 476 persona.

Rritja progresive vazhdon dhe në rastet e personave të infektuar.

Në 24 orët e fundti janë regjistruar 5560 raste më shumë. Numri i përgjithshëm i personave pozitiv me COVID-19 është 59138.

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

Shqetësuese mbetet situata e pacientëve në gjëndje kritike për jetën e në repartet e terapisë intesive ku numri i tyre deri më tani është 3009.

Numri i pacientëve që po kurohen në struktura spitalore është 19846 e 23783 po kurohen në kushte shtëpie.

LEXO TE PLOTE