Connect with Us

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë i infektuar me COVID-19/ A kishte kontakt me Presidentin Trump?

Bota

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë i infektuar me COVID-19/ A kishte kontakt me Presidentin Trump?

Publikuar

-

Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me koronvirusi. Pasi është testuar dhe ka dalë pozitiv.

“Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me këtë person”, tha Katie Miller sekretare për shtyp e nënpresidentit Pence.
Sipar Reuters, Miller tha se zyra e nënpresidentit Pence ishte njoftuar të premten në mbrëmje për rezultatet e testimit të zytarit të saj.

Pence është duke udhëhequr grupin e punës të Shtëpisë së Bardhë për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.
Kujtojmë se mjeku i Presidentit amerikan, Donald Trump, tha se ky i funndit ka dalë negativ për koronavirusin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi  

Publikuar

-

Nga

Mediat greke bëjnë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi, për shkak të Covid-19, ka arritur në 13.

Ndërkohë, 495 persona rezultojnë të prekur nga ky virus vdekjeprurës.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi!/ Thirrja për një shtet që përkujdeset për të gjitha

Publikuar

-

Nga

Kriza Corona do të ketë pasoja masive: jo vetëm në sfondin e numrit të viktimave apo humbjes së pashmangshme ekonomike. Edhe raporti ynë me shtetin do të ndryshojë, mendon Miodrag Soric.

Sado vrastare, sado katastrofale, sado ekstreme që është edhe kriza e shkaktuar prej virusit Corona – e madje ajo mund të ashpërsohet edhe më shumë: një ditë ajo do të kalojë. Por bota pas saj do të jetë ndryshe. Frikërat, vuajtja, që ka përhapur virusi, do të jehojnë gjatë në shpirtërat e njerëzve. Shumë qytetarë në Perëndimin me mirëqenie – shumë më fort se deri tani – do të kërkojnë një shtet të fortë; një shtet që t’i mbrojë ata më shumë se deri më sot. Sepse vetëm shteti mundet, nëse është në gjendje, të luftojë rreziqe të tilla si një pandemi.

Këto janë lajme të këqia për sipërmarrjet; Më shumë shtet do të thotë më shumë taksa, më shumë burokraci dhe rregulla, procese të gjata vendimmarrjeje dhe më pak para në xhepat e konsumatorëve. E kësisoj më pak konsum e rritje ekonomike. Megjithatë nëse është ky çmimi, në mënyrë që kriza si kjo të mos përsëriten, atëherë shumica në Gjermani e në Europë do ta pranojnë një zhvillim të tillë, madje do ta mirëpresin.

Shteti kërkon bashkëvendosje

Shteti duhet t’i zgjidhë problemet: mundësisht të shpëtojë të gjitha sipërmarrjet dhe vendet e punës. Ai duhet të sigurojë me zemërgjerësi garanci, të kujdeset për uljen e taksave, të bëhet bashkëaksioner në sipërmarrjet e mëdha të rrezikuara financiarisht. E pikërisht kështu kanë nisur të veprojnë qysh tani qeveritë e shteteve në BE, Britani të Madhe, SHBA apo Kanada. Çdo ditë e më shumë që kriza vazhdon, humbet besimi në treg dhe rritet dëshira për një shtet që rregullon gjithçka dhe të mbron.
Një mësim do ta nxjerrë shteti nga kriza: të bashkëvendosë më fort se deri tani p.sh. se ku do të prodhohen dhe konfeksionohen medikamentet. Eshtë madje jo vetëm e rëndësishme, se ku ato mund të prodhohen më lirë si p.sh. në Kinë apo në Indi. Por vendimtare është, që të mund të sigurohet, se rezervat e medikamenteve në rast krize janë të mjaftueshme. Paçka se kjo do të thotë, që do të rritet çmimi për preparate të rëndësishme, nëse ato sërish do të prodhohen më shumë në Perëndim dhe jo më në vendet me paga të ulëta. Qytetarët do ta pranojnë këtë. Më shumë siguri nuk mund të arrihet pa kosto.

Kjo vlen për medikamentet, por edhe për produkte dhe shërbime të tjera. Të gjitha, që janë të rëndësishme për mbarëvajtjen sociale dhe ekonomike të një shteti, nuk duhen zhvendosur më jashtë vendit. Ekspertët e quajnë këtë „infrastrukturë kritike”. Se çfarë bën pjesë këtu e çfarë jo, kjo për një kohë të gjatë nuk ka qenë e qartë në Gjermani. Në të ardhmen në rast pasigurie prodhimi do të bëhet në vend.

LEXO EDHE:  Video/Presidenti Trump urdhëron sulmin me raketa mbi Siri

LEXO EDHE:  Lindja e Mesme post-amerikane

Por shteti mund të jetë edhe problemi në vend të zgjidhjes

Megjithatë thirrja për më shumë shtet që kujdeset për gjithçka mund të krijojë më shumë probleme se sa t’i zgjidhë ato. Le të sjellim në vëmendje: Pandemia Corona e pati zanafillën në një shtet totalitar, që kontrollon gjithçka. Një shtet, që hiqet se mbron qytetarët e vet – e megjithatë nuk ishte në gjendje ta shmangte atë. Një shtet, i cili nuk ka mësuar asgjë prej një epidemie të ngjashme në të kaluarën. Politikanëve, vendimmarrësit në një shtet totalitar si Kina, nuk u duhet të përgjigjen para qytetarëve të tyre. Le ta themi fare pa arrogancë dhe prepotencë dështimin e Pekinit. Por se si do t’i bëjnë ballë krizës BE-ja dhe SHBA-ja ndërkohë është ende një pikëpyetje e madhe.

Më shumë shtet nuk do të thotë automatikisht më shumë mbrojtje e qytetarëve. Në një demokraci të mirëfilltë është qytetari kritik që thotë fjalën e tij, ai që duhet të marrë përgjegjësi bashkë me shtetin për të përballuar një krizë si kjo e tanishmja./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Rasti i rrallë/ Italia e “gjunjëzuar” nga Covid-19, një qytet nuk ka asnjë të prekur

Publikuar

-

Nga

Italia është tashmë vend ii cili po vuan më shumë pasojat e koronavirusit, ku ditën e djeshme, në vetëm 24 orë, u regjistruan mbi 600 viktima.

Por, ndërkohë ekziston një qyteta i vogël, ku tashmë nuk ka asnjë rast të prekur nga Covid-19.

Në qytetin e vogël Vò Euganeo, në Itali janë testuar 3,300 banorët e qytezës përfshi edhe ata që nuk kanë pasur simptoma, në mënyrë që të studiohet dinamikën e kalimit të sëmundjes nga një person tek tjetri dhe kategoritë në rrezik.

Në 6 mars kur filloi studimi në këtë qytet kishte të paktën 90 persona të infektuar, mirëpo që prej 4 ditësh nuk ka më asnjë rast.

Qyteza e vogël italiane Vò Euganeo, në Italinë veriore, ku u shfaq vdekja e parë nga koronavirusi në Itali, është bërë rast studimi që tregon sesi shkëncëtarët mund ta neutralizojnë përhapjen e virusit.

Studimi është bërë nga universiteti i Padovas, me ndihmën e rajonit të Venetos dhe Kryqit të Kuq shkencëtarët i testuan banorët dy herë dhe studimi çoi në rolin vendimtar të përhapjes së koronavirusit nga personat që nuk kishin simptoma.

“Ne kishim mundësi ta ndalnim shpërthimin këtu sepse identifikuam dhe eliminuam infektimet “e fshehura” dhe i izoluam ato”, tha Andrea Crisanti, ekspert infektolog në Kolegjin Mbretëror në Londër që mori pjesë në projektin e Vò Euganeos.

LEXO EDHE:  Mbështetja për zotin Trump, më e ulëta në shtatë dekada për një president amerikan

LEXO EDHE:  SHBA: mbështetësit luajalë distancohen nga Trump

Sergio Romagnani, profesor i imunologjisë klinike në Universitetin e Firences, shkroi në një letër drejtuar autoriteteve se “izolimi i asimptomatikëve është thelbësor që të jetë në gjendje të kontrollojë përhapjen e virusit dhe ashpërsinë e sëmundjes.”

“Këtu ishin dy rastet e para. Testuam gjithkënd edhe pse ekspertët na thanë se ishte gabim, 3000 teste. Gjetëm 66 persona pozitivë, të cilët i izoluam për 14 ditë, dhe pas kësaj, 6 prej tyre ishin ende pozitivë. Dhe kjo është mënyra sesi i dhamë fund,” tha ai.

Vo Euganeo nuk ka raportuar asnjë rast të ri që nga 13 Marsi

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona.

Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën./ Livescience

LEXO TE PLOTE