Connect with Us

Video-Beteja me Covid-19/ Ministri Izraelit jep mesazhin e fortë: Kjo është ajo çfarë duhet të bëni

Bota

Video-Beteja me Covid-19/ Ministri Izraelit jep mesazhin e fortë: Kjo është ajo çfarë duhet të bëni

Publikuar

-

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett, nëpërmjet një videomesazhi ka theksuar se gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë në luftën kundër Covid-19, është të mbajmë larg të rinjtë nga të moshuarit.

Një gjyshe që përqafon nipin e saj, tha Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett, është kombinimi më i rrezikshëm.

“Gjëja më e rëndësishme, më shumë sesa distancimi social, më shumë sesa teste teste teste, më shumë se gjithcka tjetër, është të ndajmë njerëzit e vjetër nga ata të rinjtë.

Kur gjyshja përqafon nipin është kombinimi më i keq. Pse kjo? Sepse korona është një virus unik i cili qëndron më shumë në lëkurë.

Në shumë shtete, ku ka pasur shumë viktima, ka pasur zero të rinj që kanë vdekur , 0% e viktimave kanë qënë nën moshën 30 apo 20 vjeç.

Njerëzit e moshës 80- apo 70 vjeç që e marrin virusin vdesin.

LEXO EDHE:  Selami jep mesazhin e parë pas humbjes/Mban qëndrim befasues

Kështu që ajo cfarë duhet të bëjmë në vazhdim është të kujdesemi për gjyshet dhe gjyshërit, dhe ti mbajmë larg të rinjve. “-thotë ndër të tjera Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett.

Gjithashtu ai thekson shumë njerëz e kalojnë pa simptoma dhe pa probleme shëndetësore.

Po ashtu ai thekson se kjo nuk do të jetë përgjithmonë, por për një periudhë që ndoshta mund të zgjasë një muaj, dy apo tre, por pasi rreth 60-70% e popullsisë të jetë prekur, njerëzit do të bëhen imun dhe epidemia do të vdesë. Më pas edhe të moshuarit mund ti rikthehen jetës normale, tha ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina kundër Coronës e mundur në vjeshtë

Publikuar

-

Nga

Nga vjeshta dhjetëra mijëra vetë mund të marrin vaksinën kundër virusit Corona, sipas kreut të firmës bioteknologjike, CureVac në Tybingen të Gjermanisë, shkruan afp. Por ende ka pengesa.

Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëve me një vaksinë kundër virusit Corona. Të dhënat përkatëse për këtë do të jenë gati në tremujorin e tretë të vitit, tha Haas për revistën gjermane „Wirtschaftwoche” – Java Ekonomike. „Nëse të dhënat janë të mira, dhe autoritetet japin OK-in e tyre, atëherë mund të fillojmë që këtë vit me një studim të gjerë.” Dhjetëra mijëra vetë mund të marrin ndërkohë vaksinën, tha Haas. „Nëse vaksina për masën e gjerë është në dispozicion këtë vit apo në vitin 2021, kjo varet nga konkluzionet e studimeve klinike dhe vendimi i autoriteteve përkatëse.”

Në një repart ekzistues mund të prodhoheshin sipas tij „në vit 200-400 milionë doza vaksine” kundër virusit Corona. Faza e parë e prodhimit ndërkohë ka filluar. CureVac, që së fundmi mori nga Bashkimi Europian 80 milionë euro mbështetje, kërkon ta përdorë investimin e BE për zgjerimin e reparteve të prodhimit. Në vitin 2022 zgjerimi i repartit mund të jetë në funksion. “Aty mund të prodhojmë në vit 1 miliardë doza vaksine dhe më shumë kundër virusit”, tha Haas për gazetën. Reparti mund të përdoret edhe për prodhimin e vaksinave të tjera, në rast të shpërthimeve të ngjashme të epidemive.

LEXO EDHE:  Mesazh për Sindromën Down/Gruaja e Dr. Florit përlot shikuesit (Video)

LEXO EDHE:  Video kompromentuese me zv.ministren e Ramës? Manjani mesazh të fortë Sorecës

Në mes të marsit u bë e ditur, se presidenti Donald Trump ishte përpjekur për të siguruar ekskluzivisht për SHBA një vaksinë kundër Coronës me një shumë të lartë financiare. Pas disa raportimeve në media, firma deklaroi, se nuk ka pasur një përpjekje të tillë të presidentit amerikan./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë i infektuar me COVID-19/ A kishte kontakt me Presidentin Trump?

Publikuar

-

Nga

Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me koronvirusi. Pasi është testuar dhe ka dalë pozitiv.

“Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me këtë person”, tha Katie Miller sekretare për shtyp e nënpresidentit Pence.
Sipar Reuters, Miller tha se zyra e nënpresidentit Pence ishte njoftuar të premten në mbrëmje për rezultatet e testimit të zytarit të saj.

Pence është duke udhëhequr grupin e punës të Shtëpisë së Bardhë për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.
Kujtojmë se mjeku i Presidentit amerikan, Donald Trump, tha se ky i funndit ka dalë negativ për koronavirusin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi  

Publikuar

-

Nga

Mediat greke bëjnë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi, për shkak të Covid-19, ka arritur në 13.

Ndërkohë, 495 persona rezultojnë të prekur nga ky virus vdekjeprurës.

 

LEXO TE PLOTE