Connect with Us

Vasili “nxjerr bllof” Ramën/ “Pamjet e policisë që rreh qytetarët nuk janë në Spanjë”

Politikë

Vasili “nxjerr bllof” Ramën/ “Pamjet e policisë që rreh qytetarët nuk janë në Spanjë”

Publikuar

-

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit/ Vasili: Këto janë ngjarje të padëgjuara në botën europiane

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama publikoi disa pamje të policisë e cila rrihte qytetarët që kishin dalë në rrugët e Spanjës.

Vasili pretendon se këto pamje nuk janë të regjistruara në Spanjë siç thotë kreu i qeverisë, por sipas tij janë të regjistruara gjatë protestës së opozitës në Algjeri.

“Edi Rama mashtron. Ai përdor pamje të shëmtuara se si policia në Algjeri shtyp opozitën dhe jua shet shqiptarëve si gjoja pamje nga Spanja dhe sikur policia po rreh qytetarët për shkak koronavirusi.

Turp. A ka prokurori në këtë vend, që të hetojë gjendjen psiqike të këtij individi kryeministër. Ky nuk drejton më vendin, ky thjesht përkthen paranojat në Vendime qeverie, policie dhe shëndetësie”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Publikuar

-

Nga

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon ndëshkim të autorëve të asaj që e quan masakër zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetet social, Basha thotë se edhe raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi atë që ka deklaruar Partia Demokratike e cila ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka konsideruar pozitive konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një reagim në rrjetet sociale Celibashi shkruan se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE