Connect with Us

Vajza e infektuar me koronavirus rrëfehet me zë e figurë/ Rama i publikon videon: Do ia dalësh zemër

Lajme

Vajza e infektuar me koronavirus rrëfehet me zë e figurë/ Rama i publikon videon: Do ia dalësh zemër

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një vajze të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë, e cila ka dhënë një mesazh shumë të fortë. Vajza na shfaqet me zë dhe figurë dhe deklaron se është e infektuara e 69.

Ndër të tjera ajo thotë se askush nuk duhet të ankohet se po rri brenda, pasi thekson se mërzitja nuk është asgjë krahas asaj që po kalon kjo e fundit. Vajza deklaron se ndjenjat e qytetarëve të vetëkarantinuar nuk krahasohen me momentin kur mjekët vijnë e të marrin analizat dhe të trajtojnë si mbetje kimike.

Kreu i qeverisë i jep kurajo vajzës dhe shkruan në rrjetet sociale se do ta takojë me patjetër kur kjo të përfundojë.

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të me gjithë zemër, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde. Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta”, nënvizon Rama krahas videos./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“I ndalojmë në rrugë, hipin në taracë!”/ Revoltohet keq Blendi Fevziu

Publikuar

-

Nga

Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar ashpër pas publikimit të disa fotove, ku shihen disa shqiptarë që kanë hipur në taracë, dhe janë mbledhur grumbull, duke mos respektuar as një rregull të vetëizolimit.

Gazetari ka vazhduar me disa postime në InstaStory, ku i bën thirrje qytetarëve që ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të ndërgjegjësohen.

“Një mesazh për moshën e tretë. Nuk ka asnjë vlerë të qëndroni në shtëpi gjithë ditën dhe në ora 16:00 të mblidheni 50 veta bashkë në lulishten e lagjes duke luajtur domino. Keni hedhur poshtë gjithë sakrificën e ditës. Mbroni veten. Shihni përtej nesh për të kuptuar çpo ndodh…”

Mjaft me mesazhe që jemi racë e fortë dhe na ka frikë virusi. MJAFT me mesazhe që ne s’kemi gjë në dorë po na ka në dorë Zoti. Ndihmojeni zotin që t’ju ndihmojë dhe ai. MJAFT me bindjen se më e keqja kaloi, më e madhja s’ka ardhur akoma. RUANI VETEN DHE TË AFËRMIT.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që kanë “ngecur” në Kanada

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë “ngecur” në Kanada për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 dhe i mbaron leja e qëndrimit.

Sipas njoftimit të gjithë kata shtetas duhet të aplikojnë online për zgjatjen e statusit të qëndrimit, para përfundimit të tij.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kanada, se sipas autoriteteve kanadeze, të gjithë shtetasit e huaj që për shkak të situatës së krijuar për shkak të COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit tuaj të qëndrimit, para përfundimit të tij.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Ka një ilaç që mendohet se është i suksesshëm”/ Mjeku Topi kritika OBSH-së, paralajmërimi i fortë

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur Flamur Topi ka folur për mënyrën se si po e përjeton koronavirusin duke qenë se është vetëkarantinuar në banesën e tij.

Topi tha se po i respekton të gjitha masat në mënyrë shumë rigoroze, ndonëse theksoi se ankthi është i pashmangshëm duke parë lajmet tronditëse që vijnë nga Italia.

“Duhet të jesh i pashpirt, i pa zemër që të thuash nuk kam ankth”, deklaroi mjeku, ndërsa dha lajmin se ka një ilaç që mendohet të jetë i suksesshëm për trajtimin e pacientëve.

“Pak më parë kam marrë një lajm me shumë interes, mbi ilaçin kundër koronavirus. Ka një ilaç që mendohet se është i suksesshëm por duhet të presim, sepse edhe shkenca nxitohet. Megjithatë lajmi është.”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë”.

Më tej mjeku kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se nuk ka gjetur konkluzione shumë të mira, ndërsa paralajmëroi se nëse shkencëtarët nuk zbulojnë arsyen pse këto viruse si korona dhe SARS-i e kanë zanafillën nga Kina, epidemia e ardhshme do të jetë më e frikshme.

“Kam frikë se nëse OBSH, e cila kam përshtypjen se duhet të kishte punuar me më shumë kujdes, se që nga 2003 mund të ishin nxjerrë konkluzione shumë më të mira, mund të ishte studiuar shumë mirë familja e koronaviruseve dhe tani mund të kishim të gatshme vaksinën. Pra, OBSH nuk ka nxjerrë konkluzione. Pyetja që mund t’i bëhet OBSH është “Pse në Kinë, e para në Kinë, edhe kjo”. Nëse shkencëtarët nuk mblidhen dhe të japin një përgjigje pse vijnë nga Kina, t’i bëjnë ballë, epidemia e ardhshme do të jetë edhe më e keqe, edhe më rebele. Se SARS nuk ishte aq agresiv, sa ky. Është mikroskopik, të cilin arsenali botëror, si bomba atomike, nuk ka çfarë i bën. Pra, ky virus ka çarmatosur gjithë arsenalin botëror”, tha Topi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE