Connect with Us

“Tre pacientë të shëruar lënë spitalin”/ Manastirliu ndan lajmin e mirë, mirënjohje për bluzat e bardha

Sociale

“Tre pacientë të shëruar lënë spitalin”/ Manastirliu ndan lajmin e mirë, mirënjohje për bluzat e bardha

Publikuar

-

ministrja e shendetesise, ogerta manastirliu nekonference

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar në rrjetet sociale, pas lajmit se “pacienti zero” bashkë me babain  e tij, pritet të lënë spitalin pasi kanë rezultuar sërish negativ pas testimeve të kryera.

Kjo e çon në tre numrin e paciantëve të shëruar në vendin tonë, pasi dhe një tjetër pacient la spitalin pasditen e sotme.

Manastirliu falenderon gjithashtu bluzat e bardha për punën dhe sakrificën e pakursyer gjatë këtyre ditëve.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Nga ty pritet ndryshimi i botës

“Një tjetër lajm i mirë🙏🏼
Edhe pacienti 0️⃣ sapo është konfirmuar negativ👍🏼
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3️⃣ pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi🙏🏼
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopi Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka reaguar lidhur me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë).

Sipas tij, kjo bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin…

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin...

11 korriku sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Sipas kësaj organizate, në çdo sekondë që kalon bota rritet me 2.6 njerëz, çka do të thotë se në një ditë popullsia shtohet me afro 225 000 njerëz në ditë ose afro 83 milionë në vit.

Sipas algoritimit të “Worldometer”, sot numri i popullsisë është 7.97 miliardë banorë , ndërsa deri më 2050 popullsia pritet të shkojë në 9 miliardë.

Por krahas këtyre parashikimeve askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se çfarë pasoja do të ketë rritja e popullsisë së botës në mënyrën tonë të jetesës, por një gjë është e qartë: Nëse të gjithë njerëzit sot do të kishin të njëjtin stil jetese siç e kanë shtresat e mesme në vendet e pasura industriale, atëherë presioni ndaj burimeve të planetit tonë të kaltër do të rritej pa masë.

LEXO EDHE:  Ndalimi i pijeve energjike/ Manastirliu rendit pasojat negative për shëndetin e fëmijëve

LEXO EDHE:  Tritan Kalo: 10 këshilla si të mposhtni koronavirusin

Do të nevojitej edhe të paktën një tokë tjetër për të furnizuar njerëzit. OKB-ja vendosi 11 korrikun si ditën e popullsisë së botës për t’u kujtuar njerëzve se çdo njeri është i dobishëm, por ekziston vetëm një tokë për të gjithë. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Publikuar

-

Nga

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Rixhin Qosja ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ABC news, ku ka aqaruar situatën se çfarë pritet të ndodhë në vijim pas aludimeve për pezullim të aktivitet sërish.

Ai pohoi se transporti urban po ndesh vështirësi ekonomike dhe s’mund të vazhdojnë më tej aktivitetin.

“Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim.

LEXO EDHE:  Minj e mbeturina/ Manastirliu i përgjigjet Bashës me foto: Ishte koha e katrahurës

LEXO EDHE:  Nga Ylli Rakipi/ Njerëz, lëreni Edi Ramën, me maskën e skaduar 9 vjet më parë!

Ne patëm mundësi të rifillonim punën pasi ndryshimi i protokollit bëri që ne të pranonim por nuk kemi hequr dorë nga kërkesat ekonomike….”, shprehet Rixhin Qosja.

Shoqata e Transportit thekson se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, që presin të realizohen nga qeveria.

“Pika e parë që ne kërkojmë është zerimi i TVSH-së, gjithashtu kërkojmë heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit”, tha Qosja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE