Connect with Us

Telekom Albania: 50% me shume internet dhe masa per COVID-19

Sociale

Telekom Albania: 50% me shume internet dhe masa per COVID-19

Publikuar

-

Situata kritike në të cilën ndodhemi nuk e ka ndalur aspak funksionimin optimal të rrjetit tonë, i cili vazhdon të performojë me cilësinë më të lartë. Ruajtja e kësaj performance dhe vazhdueshmëria e këtij shërbimi jetësor në këto momente mbetet fokusi ynë kryesor.

Telekom e mirëkupton dëshirën për të komunikuar me njeri-tjetrin dhe për t’u informuar, pradaj ofron 50% më shumë INTERNET për të gjitha paketat me parapagesë dhe planet individuale me kontratë.

Për të gjitha paketat që aktivizohen nga sot deri në datën 30 Prill 2020, planet me parapagesë do të kenë +50% volum më të lartë të internetit.

Siguria është primare, nëse zgjidhni të rimbushni dhe aktivizoni paketat nga shtëpia përmes My Telekom, me cdo kartë bankare në treg, përfitoni edhe 3GB dhuratë + 100 lekë bonus në rimbushje.

Përsa i përket asaj që të gjithë duam, internetit, paketat e reja përmbushin kërkesat e shtuara të abonentëve. Vizitoni faqen online për të pare ofertat e internetit për secilën paketë.

Abonentët me kontratë individuale UP dhe SMART, përfitojnë +50% të volumit të planit si bonus mujor, ndërsa klientët që i bashkohen këtyre planeve, e përfitojnë bonusin brenda 24 orëve.

Për të lehtësuar sa më shumë pasojat e mbylljes së shkollave për shkak të COVID-19, Telekom i ofron të gjithë abonentëve të aksesojnë kanalet edukative RTSH SHKOLLË nga aplikacioni RTSH TANI falas, pa shpenzuar MB nga llogaria e tyre.

LEXO EDHE:  Refuzimi i ofertës serbe për Telekomin/ Berisha zbardh prapaskenat

Gjithashtu, Telekom mirëpret të gjitha institucionet e tjera te edukimit, private apo publike, të kontaktojnë në[email protected] për të mundësuar trafikun e platformave të tyre edukative falas tek abonentët tanë.

Të vetëdijësuar për rëndësinë e pa diskutueshme të distancimit social dhe të masave për t’u mbrojtur ndaj përhapjes së virusit, Telekom Albania ka ndërmarrë një seri veprimesh:

-Të gjithë dyqanet Telekom dizinfektohen rregullisht dhe janë në shërbimin e klientëve brenda orareve të lejuara të qarkullimit.

– Kanalet tona ONLINE nga www.telekom.com.al  dhe My Telekom, mundësojnë çdo shërbim nga komoditeti dhe siguria që ofron shtëpia.

-Shërbimi ynë i kujdesit ndaj klientit është në dispozicion 24/7 në të gjitha kanalet.

– Stafi ynë teknik dhe i rrjetit është i mobilizuar për mbajtjen maksimale të cilësisë.

-79% e stafit punojnë nga siguria e shtëpisë, duke kryer cdo funksion përmes rrjetit virtual privat.

Jemi më pranë klientëve edhe përmes kanaleve alternative për rimbushje dhe karta rimbushëse si:

o   Rrjeti i dyqaneve Ecomarket + mundësi porosie nga shtëpia të kartave rimbushëse

o   Rrjeti i pikave Western Union

o   Aplikacioni Easypay

o   Mpay

o   Pikat e karburantit Shmel- Kastrati

o   Posta Shqiptare

Urojmë të gëzoni shëndet të plotë, të qëndroni të sigurt duke respektuar të gjitha masat e ndërmarra. Këto janë çastet që na lidhin, dhe të gjithë së bashku, në distancë, do t’ia dalim!/ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Linja e gjelbër falas/ Vihet në dispozicion numri ku mund të kërkoni sqarime mbi Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ka vendosur në dispozicion linjën këshilluese falas.

Për çdo qytetar që ka pyetje apo kërkon sqarime lidhur me Codiv-19, mund të telefonojë falas në numrin 0800 40 40.

Teksa ka publikuar këtë njoftim kryeministri Edi Rama shkruan: Për të mos mbingarkuar 127-ën numrin e urgjencës kombëtare, ju keni në dispozicion këtë numër ku mund të kërkoni sqarime që nuk lidhen me një urgjencë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Telekom Albania sjell platformën e pagesave përmes celularit

LEXO EDHE:  Telekom Albania sjell platformën e pagesave përmes celularit

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Disa orë para “shtetrrethimit”/ Qytetarët në Tiranë dynden në supermarkete

Publikuar

-

Nga

Që prej orës 05:00 të mengjesit deri në orën 13:00 në mesditë, sipas urdhrit të kryeministrit Rama, qytetart mund të lëvizin për të plotësuar nevojat e tyre.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qytetarët në Tiranë kanë shfrytëzuar orarin për të dalë duke shkaktuar fluks qarkullimi nëpër rrugët e kryeqytetit.

Qytetarët kanë dalë nga banesat dhe bëjnë blerje nëpër supermarkete, në një kohë kur duke nisur nga sot në orën 13:00 deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës do të qëndrojnë në ‘shtetrrethim’./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Beteja me koronavirusin/ Ngjela: Krenarë për mjekët shqiptarë, do ta frenojnë virusin  

Publikuar

-

Nga

ngjela analize

Avokati i njohur Spartak Ngjela ndërsa komenton situatën në të cilën po kalon Shqipëria për shkak të koronavirusit, shpreh vlerësimin maksimal për mjekët, të cilët i cilëson si shembull të humanizmit për të gjithë qytetërimin aktual.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shpreh bindjen se kjo betejë do të fitohet nga mjekët, dhe ne duhet të jemi krenarë për punën e tyre.

Mjekët shqiptarë po tregojnë humanizëm patriotik nën shembullin për të gjithë qytetërimin aktual.

Nëse mjekët tanë do ta frenojnë virusin vdekjeprurës që po kërcënon shqiptarët me vdekje masive – dhe unë jam i bindur që do ta frenojnë plotësisht – vepra e tyre shumë humane për nga sakrifica dhe shumë shkencore për nga profesioni, do të bëhet simbol i ringjalljes reale të patriotizmit dhe solidaritetit panshqiptar.
Veprat e heronjve të sakrificës në emër të humanizmit dhe patriotizmit, janë vlerat e medha që ndriçojnë një komb. Shqipëria ka pasur nevojë historike për një luftë me vlerë të madhe patriotike dhe humaniste njëherësh. Mjekët e mëdhenj të Shqipërisë së varfër, po bëjnë sot atë që shqiptarët po e presin në 100 vjet.
Duhet të jemi krenarë për punën e tyre. Këta bij të thjeshtë të popullit, jo vetëm që do t’i shpëtojnë bashkëatdhetarët e tyre nga një kërcënim tragjik dhe shfarosës, por do të çelin njëherësh edhe pragun e Shqipërisë moderne, humaniste dhe patriotike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE