Connect with Us

“Stop mallkimit të njëri-tjetrit!”/ Sonila Meço: Koha për Komitet Shpëtimi, duhet një plan

Politikë

“Stop mallkimit të njëri-tjetrit!”/ Sonila Meço: Koha për Komitet Shpëtimi, duhet një plan

Publikuar

-

gazetarja sonila meco

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Sonila Meço ka bërë thirrje të forta për qytetarët në këto ditë të vështira për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Meço thotë se përdorimi i fashave orare për të kryer pagesa, blerje të domosdoshme, apo të tjera veprime nëpër zyra shtetërore po ngjan i pamundur të shmangë distancimin social.
Sipas saj, nuk po mjafton apelimi, ndërsa përshkallëzimi i situatës krijon panik të tepërt, ndaj thekson se qytetarët duhet të kuptojnë disa gjëra.
“1. Nuk ka zgjidhje tjetër veç vetizolimit në shtëpi. Është shpëtimi për veten, të dashurin, të afërmin. Përndryshe na pret skenari tragjik italian, të cilin me një klikim në faqet online të shtypit italian a transmetimet televizive atje mund ta mësoni. Detyrë e medias të pasqyrojë situatën.
2. Furnizimi me ushqime vijon e do të vijojë normalisht në markete e dyqane. Nuk do të ndërpritet zinxhiri ekonomik, që garanton jetesën. Pra e kotë të dyndesh, sepse raftet do të jenë plot. Këtë qeveria duhet ta bëjë me komunikime të rregullta, si ato për larjen e duarve. T’i thuhet troç shqiptarit se ka ushqim e mjete të domosdoshme mjaftueshëm.
3. Të jetë vetëm një pjestar familjeje, që me autorizim përkatës të bëjë blerjet një herë në katër ditë. Jemi në luftë, nuk mund të ruajmë rituale e menu ditësh festash. Detyrë e qeverisë dhe autoriteteve të ndërtojnë këtë lloj grafiku, duke shmangur fashat orare të përgjithshme.
4. Ushtria të vihet në dispozicion të policisë për të shmangur çdo grumbullim, që nuk respekton distancat, ku njerezit janë pa mjetet mbrojtëse, maska, doreza e dezinfektant. Detyrë e qeverisë dhe autoriteteve të ndërtojnë mbulimin e territorit. Detyrë e mediave ta kujtojnë çdo orë me shpjegimet përkatëse.
5. Askush të mos largohet nga shtëpia më shumë se 200m, as për të shëtitur qenin. Në rast emergjence funksionojnë numrat përkatës. Autoritetet komunikojnë rregullisht duke vënë në lëvizje drejtuesit lokalë deri në qelizë të funksionimit. Pallate e apartamente. Në fushata elektorale dimë edhe çfarë hanë banorët e zonave të ndryshme, na mësojnë edhe pemën gjenealogjike. Le të vlejë kjo përvojë për identifikimin e shtresave prioritare, banorëve të moshuar, atyre me probleme.
6. Pagesat jashtë vendit kryen online. Të ndërtohen grafikë të detajuar për të siguruar pagesat mujore. Me autorizim specifik ato që janë emergjente a ditore”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Gazetarja deklaron se për të dalë nga kjo situatë duhet sakrificë, por edhe plan, ndërsa pretendon se fashat orare shoqëruar me shtrëngime ekstreme nuk prodhojnë efikasitet, por bëhen kundërproduktive.
Ajo i kërkon autoriteteve të mbledhë koka të mençura të organizimit, të ngrejë një komitet ad hoc për ndërtimin e një strategjie të organizimit të jetës në kushte lufte.
“E kotë të humbasim energji me mallkime e shfryrje mbi njerëz që dynden rrugëve. Është koha për të vepruar me organizim, plan e strategji të fortë duke ndërtuar Komitet Shpëtimi. Të gjithë bashkë publik, mendje të ndritura, shkencëtarë, ekspertë, të çdo bindjeje e formacioni politik. Mallkimi e shtrëngimi pa strategji e organizim janë virus mbi virusin. Popull qëndro në shtëpi! Qeveri mblidh Komitetin e Mendjeve të Ndritura! Pash Zotin!”, thekson ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas mesazhit për Ramën/ Basha nxjerr këshilltarin dhe kërkon qeveri tranzitore

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e së mërkurës, në telefonin e gazetares Eni Vasili ka mbërritur një mesazh nga Lulzim Basha, ku ky i fundit i drejton një pyetje Ramës, nëse është i gatshëm që të largohet dhe t’i hapë rrugën për drejtimin e qeverisë.

Më pas Basha e mohoi dhe për më tepër dje doli edhe Vodafone me një deklaratë, ku thoshte se mesazhi është dërguar nga një platformë online.

Por, ndërkohë sot ka edhe një tjetër detaj që të çon në dyshime se mesazhi është dërguar nga vetë Basha, i cili ka nxjerrë këshilltarin të kërkojë qeveri tranzitore.

Këshilltari i Partisë Demokratike, Martin Henze, ka reaguar në një postim që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë në Tëitter, në lidhje me shërimin e dy personave të parë të prekur nga Covid-19.

LEXO EDHE:  Rama zhvendos qeverinë në Kukës/ Zbardhet axhenda

LEXO EDHE:  Premtoi se do të vjedhë me lezet/ Zbardhet pasuria e Ministrit që mbolli flokët

Këshilltari Henze, në komentin e tij është në një linjë me mesazhin që iu dërgua Eni Vasilit.

Pasi kërkon që doktorët të mos lihen vetëm, “siç po ndodh në Itali”, Këshilltari i Lulzim Bashës kërkon një ekip ekspertësh dhe… “një qeveri tranzitore”.

Ndërkohë që në mesazhin që moderatorja Vasili tha se i vinte direkt nga Lulzim Basha, pyetej kryeministri “a largohesh ti që ta marrë unë drejtimin e qeverisë”, Henze kërkon që të largohet qeveria në mesin e kësaj krize për të krijuar një qeveri tranzitore./ CNA.al

Çfarë fshihet pas SMS-ve të Lulzim Bashës, drejtuar Eni Vasilit?

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama bën paralajmërimin e fortë/ Do të ndëshkoheni ashpër, policia dhe ushtria janë në terren

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka bërë paralajmërie të forta për të gjithë ata që thyejnë masat e qeverisë, kundër përhapjes së koronavirusit.

Rama tha se nuk do të mjaftohet me mesazhe dhe gjoba, port ha se personat që thyejnë rregullat e luftës, sikurse e cilëson ai, do të futet në  listën e zezë të tradhëtarëve.

“Nuk do mjaftoheni më me gjoba e mesazhe sensibilizimi. Policia dhe ushtria janë në terren, sidomos në Tiranë dhe në Durrës, ku janë pikat më të kuqe. Do të futeni përfundimisht në listë të zezë tradhëtarësh cdo njeri që rri në diell, luan domino apo bën gallatë në oborret e lagjes. Do jetë një barrë e rëndëpër këdo që thyen rregullat, do ti hiqet cdo ndihmë”-tha ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rekordi më i zi në histori”/ Raporti i OKB i “nxin faqen” qeverisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar një ditë më parë nga OKB, ku ndër të tjera thuhet se Shqiptarët janë renditur sërish më të palumturit e Europës, në “Indeksin e Lumturisë 2020”.

Në raportin që i referohet vitit 2019, Shqipëria renditet në vendin e 105, nga 153 shtete, në të njëjtin nivel me vende si Kamboxhia, Bangladeshi, Laosi, Nigeria. Nga vendet e rajonit, Maqedonia është në vendin e 90, Mali i Zi i 72-ti, Bosnja në të 69-n , Serbia e 64-a, dhe më pozitivja është Kosova në vendin e 35.

LEXO EDHE:  Masat fiskale/ Zbulohet plani i qeverisë për fermerët

LEXO EDHE:  Adi Krasta iu bashkohet artistëve/ “Qeveri e Bashki duan të plaçkisin tokën e kompleksit "Skënderbej" për kulla”

Berisha e cilëson këtë raport si një tjetër rekord të zi të qeverisë “Rama”.

“Rekordi me i zi ne histori i Shqiperise per korrupsionin!

-Shqiperia e PPP te Edvin Kristaq Hajdutit renditet ne raportin e OKB ne 13 vendet me te korruptuara te planetit!
-Vendi me i korruptuar i Europes,
-Shqiptaret me te palumturit e Europes!”-shkruan Berisha./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE