Connect with Us

Shahini “qetëson” nxënësit/ “Nuk rrezikohet viti akademik. Orët do zëvendësohen të shtunave”

Sociale

Shahini “qetëson” nxënësit/ “Nuk rrezikohet viti akademik. Orët do zëvendësohen të shtunave”

Publikuar

-

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një intervistë për news 24 u shpreh se të gjithë orët mësimore të humbura do të zëvendësohen dhe se nuk rrezikohet viti akademik.

Ndërko për momentin, me nxënësit po punohet me dy mënyra, me internet dhe me leksione nga televizioni.

 “Ne gjatë kësaj periudhe po bëjmë mësim, prandaj unë mendoj se nuk kemi nevojë që të shtyjmë provimet kombëtare, por do ta shohim nëse duhet ta shtyjmë. Sido të jetë, ne po komunikojmë edhe me Ministritë e Arsimit me vende të tjera të rajonit, për të parë si do të veprojmë. Viti akademik do të mbyllet.  Nuk rrezikohet viti akademik. E gjithë bota po kalon në të njëjtën fazë.

Për momentin kemi planin A që deri më 3 prill nuk shkojmë në shkollë fizike, por do kemi edhe plan B, nëse duhet të shkojmë tej kësaj date. Nëse kthehemi më 6 prill, duhet të dizinfektohen shkollat, kurse nëse nuk kthehemi, kemi planin për leksione online.

LEXO EDHE:  Prindërit nënshkruan peticion për mbylljen e shkollës/ Shahini: Do qëndojë e hapur, e vlerësuan inxhinierët

Një pjesë e madhe e Bashkisë i kanë mbyllur dizinfektimet. Të gjitha bashkitë kanë kryer dizinfektimin tashmë të shkollave. Nuk e dimë se kur do kthehemi dhe nuk dimë asgjë sa zgjat situata, duhet të veprojmë sipas rrethanave. Nëse kthehemi në shkolla, të shtunat do të bëhen mësim”, tha ministrja Shahini.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

COVID -19/ Kryepeshkopi Janullatos apel qytetarëve shqiptarë: Ti bindemi udhëzimeve të Qeverisë

Publikuar

-

Nga

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos i ka bërë apel qytetarëve shqiptarë, të zbatojnë adhëzimet e qeverisë lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes një mesazhi audio të publikuar nga Radio Ngjallja, Kryepeshkopi Anastas falenderon gjithashtu mjekët dhe infermierët që janë nq linjën e parë të shërimit të sëmurëve.

“Është detyra jonë që të shmangim panikun, depresionin dhe dëshpërminin.

Nga ne kërkohet gjakftohtësi, kthjelltësi, vëmendje dhe bindje e shtuar ndaj udhëzimeve të qeverisë dhe të struukturave të shëndetësisë.

LEXO EDHE:  “Masakroi” Maturën Shtetërore/ Përmeti thërret interpelancë urgjente me Shahinin

LEXO EDHE:  Prindërit nënshkruan peticion për mbylljen e shkollës/ Shahini: Do qëndojë e hapur, e vlerësuan inxhinierët

Duhet të falenderojmë përzemërsisht dhe ata që kujdesen për pastërtinë, rendin publik, informimin dhe mbi të gjitha mjekët dhe infermierët që janë në linjën e parë të luftës për shërimin e të sëmurëve”, thotë ndër të tjera kryepeshkopi Anastas Janullatos.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga koronavirusi/ Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar të gjithë qytetarët se duke filluar nga data 23 mars 2020 do të ndërpriten të gjitha fluturimeve, përveç kompanisë “Air Albania”, që vazhdon fluturimet për dhe nga Stambolli.

Aeroporti sqaron se kjo masë merret për shkak të përhapjes së koronavirusit, ndërsa thekson se ndërprerja e fluturimeve do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

LEXO EDHE:  “Vazhdon pasiguria dhe rastet e alarmit në shkollë”/ Ish-deputeti publikon videon: Turp për ju

LEXO EDHE:  Berisha publikon foton e veçantë/ Urim i përzemërt për nxënësit dhe mësuesit

“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mësimi online/ Publikohet udhëzuesi që do të ndihmojë mësuesit me vlerësimin e nxënësve

Publikuar

-

Nga

Për shkak të situatës nga koronavirusi, të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të jenë të mbyllura deri më tre prill.

Për këtë arsye nxënësit kanë filluar të bëjnë mësim nga shtëpia me anë të “klasave virtuale”.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar edhe  udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë.

“Në këtë udhëzues, i cili ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre virtuale, gjenden udhëzime në lidhje me vijueshmërinë e mësimit në kushtet e shtëpisë, me realizimin e programit lëndor të klasës përkatëse, si dhe me procedurat e vlerësimit të nxënësve në funksion të përmbushjes së kërkesave të kurrikulës.

LEXO EDHE:  “Vazhdon pasiguria dhe rastet e alarmit në shkollë”/ Ish-deputeti publikon videon: Turp për ju

LEXO EDHE:  “Vazhdon pasiguria dhe rastet e alarmit në shkollë”/ Ish-deputeti publikon videon: Turp për ju

Nga fillimi i javës së tretë të mësimit në kushtet e shtëpisë, mësuesit duhet të vlerësojnë pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e nxënësve për të përgatitur rregullisht detyrat e dhëna, si dhe arritjet e tyre në nxënien e njohurive të fituara.”, shkruhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE