Connect with Us

Rreshtimi në anën e duhur, precedentët historikë në Shqipëri dhe botë/ Ku ndodhet Lulzim Basha sot?!

Opinione

Rreshtimi në anën e duhur, precedentët historikë në Shqipëri dhe botë/ Ku ndodhet Lulzim Basha sot?!

Publikuar

-

Nga Ylli Pata

Lajmet nga Italia, ku disa specialistë thonë se pikun e ka sot, vijnë përherë e më të frikshme. Më shumë se 600 të vdekur në ditë.

Guvernator i  i rajonit të Campania-s, rajonit më të rëndësishëm të jugut të Italisë ku po përhapet me shpejtësi Covid 19, i ka kërkuar qeverisë italiane të militarizojë vendin dhe të lërë masat gjysmake. Me një fjalë, të shpallë gjendjen e luftës.

Gjendje që nga frika e përhapjes së kësaj kasaphane po e shpallin të gjithë liderët botërorë. Ashtu ka bërë edhe Edi Rama, që flet çdo ditë për luftë, dezertorë, tradhtarë etj, pra me fjalor militar.

Dje në Tiranë ka dalë ushtria në rrugë, me demonstrim të fuqisë së mjeteve të saj.

Jemi në një luftë, ku flama e koronavirusit rrezikon të shkatërrojë një nga arritjet më të rëndësishme të shqiptarëve në vite, faktorin demografik.

E pikërisht në këtë situatë apo orë të historisë, duket edhe elita e vendit, e cila pikërisht nga ky qëndrim, nga ana që do të mbajë, do të përcaktojë fatin e saj te nësermen.

Vend i është i ndarë politikisht: ndryshe nga tërmeti, opozita e butë e Lulzim Bashës dhe ajo e egra e Berishës, është në llogoren e artilerisë kundër Ed i Ramës.

PD-ja nga një anë thotë se Rama ka marrë propozimet e saj në masat e qeverisë, pa i shpallur, dhe nga ana tjetër e akuzon për arrogancë.

Në kohë lufte, nuk ka kohë e zgjidhje për ndarje, por për të qenë një front, ku edhe opozita, edhe pse nuk e pëlqen, do të duhet të jetë në një rresht si të gjithë, nën një komandë.

Në Luftën e Dytë Botërore, laburistët britanikë u vunë nën komandën e Churçhill-it për të mundur koalicionin nazifashist.

LEXO EDHE:  Basha-Ramës: Ti i vure damkën e zezë këtij vendi. Qeveria është njësh me krimin

Megjithatë në zgjedhjet e pasluftës, edhe pse Churchill u shpall hero kombëtar, opozita fitoi duke e lënë heroin në shtëpi, natyrisht duke marrë lavdinë e luftës dhe ata duhej të përgatisnin paqen, rindërtimin e pajtimin. Pra rreshtim i  i duhur në anën e historisë përcakton natyrisht edhe s i do të konsiderohesh në të ardhmen. Britanikët vlerësuan qëndrimin luajal të opozitës në luftë dhe i dhanë të drejtën e udhëheqjes në paqe.

Esat Pashë Toptani, ka qenë një nga personazhet më influentë të historisë shqiptare, ndikues, inteligjent dhe mjaft  i zoti.

Por ishte pikërisht rreshtim i  i tij në anën e gabuar të historisë kombëtare që  i ka dhënë atij një rol që shumica nuk e përkrahin, madje tradhtari në shqip cilësohet Esatpashë.

Ndoshta qëllimi i lëvizjes së Haxh i Qamilit nuk mund të ketë qenë  i keq, por rreshtim i  i gabuar histrorik i dha damkën asaj lëvizje ku çdo natyrë rrumpallë e një manovre politike, quhet haxhiqamilizëm.

Ball i Kombëtar ka qenë një forcë politike shumë intelektuale, drejtohej nga një personalitet dhe sojli siç ishte Mit’hat Frashëri, por edhe shumë figura të tjera, por pikërisht rreshtim i  i tyre me gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore  i damkosi aq shumë, sa fjala ballist mbetet ende zhargon, edhe pse të pabërat kriminale të komunistëve të Enver Hoxhës pas Lufte mund t’i kishin rilindur.

Është shumë e thjeshtë: çdo forcë politike, apo elitë shoqërore, intelektuale, varet se si rreshtohet në çastet kyçe dhe vitale për një komb.

I tillë është edhe a i  i sotmi, ku një virus  i tmerrshëm rrezikon të shfarosë shujmë bashkëkombas….

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Me javë të tëra i vetëizoluar”/ Rrëfimi prekës i Lufti Dervishit: Shkundja më e madhe se tërmeti

Publikuar

-

Nga

Lutfi dervishi ndryshimet e Shqiperise

Edhe ti mund të vetëizolohesh pa shkuar në spital…

Tërmeti i 26 nëntorit për mua ishte shumë më i lehtë se për këdo tjetër. Isha në spital dhe zgjuar. Në spital sapo kisha kaluar 3 javë dhe tre ditët e para (vonë e mësova) në gjendje kritike për jetën.

“Shkundja” që po kaloja ishte më e madhe se tërmeti që tronditi vendin.

Ditët e para ishin të vështira jo vetëm për pamundësinë për të lëvizur, por më shumë për paqartësinë dhe frikën nga e panjohura dhe nga befasia e sëmundjes. Unë sëmurë?! Çfarë kam?

Me bindjen se çdokujt i mjaftojnë hallet e veta- gjendjen time (përveç familjes) e dinin vetëm 2- 3 miq, që mbetën burim kurajo dhe lidhje me botën që kisha humbur.

Javën e parë çdo lëvizje për kontrolle e bëja duke qëndruar shtrirë në krevat, me ndihmën edhe të tubave të oksigjenit. Për të lëvizur nga një mjek te tjetri duheshin të paktën 3 persona për të më shoqëruar. Një për bombulën e oksigjenit dhe dy për transportin.

Ditët e humbën kuptimin dhe dallimin nga njëra – tjetra. Çdo ditë mori formën dhe përmbajtjen e një të diele të mërzitshme. Pavarësisht rrezeve të diellit çdo ditë dukej gri. E vetmja shenjë dalluese e ditëve ishin gjethet që binin nga pema që shihja gjithë kohën nga dritarja e dhomës. Kur gjethet mbaruan mendoja se ndoshta do t’i shoh sërish në pranverë….

Duhej të përshtatesha me një jetë tjetër. Kjo ishte beteja më e vështirë. E vështirë sepse mendja ishte në rregull. Mund të shkruaja në celular, mund edhe të bëja shaka, por trupi nuk bindej. Lëvizjet që as që i mendon në ditë të zakonshme më dilnin të pamundura.

Ditët e para trupi pranonte vetëm antibiotikë dhe serume. Edhe kur ju riktheva ushqimit- nuk mund të ushqesha vetë.

Kur je në gjendje të rëndë çdo kujdes sado i vogël dhe i parëndësishëm në dukje bëhet burim lumturie. Në ditën e pestë, Remziu më solli një kafe nga lokali preferuar dhe vetëm aroma e kafesë dhe shija e saj bën diferencën për gjithë ditën.

Fundi i javës së dytë solli një përmirësim të madh. Lëvizja nuk bëhej më me krevat, por me një karrocë. Ishte si të gjeje një gjë të shtrenjtë që të kishte humbur. Fundi i javës së tretë solli edhe lëvizjet. Lëvizje të ngadalta që shpejt ja linin vendin lodhjes.

Këtë javë ndjeva se shërimi po vinte. Ndjeja dhimbje nga vigonët që vendosnin infermierët dhe ishte vështirë të gjeje vend të pashpuar në duar për gjilpëra të reja.

Treguesit e analizave po përmirësoheshin. Nisa të heq tubin e oksigjenit dhe bëja ushtrime: sa minuta mund të rezistoj pa ndihmën e oksigjenit që merrja përmes tubave? Sa gjatë mund të shkruaj?
Dita e daljes nga spitali erdhi më shpejt se ç’e kisha menduar. Kalimi nga spitali në shtëpi ishte një fazë tjetër lirie. Krejt ndryshe. Si të kalosh nga pishina e vogël në det. Në ditët e para mendoja se nëse do të duhet të rri, mund të qëndroj me javë e muaj pa asnjë problem vetëm të mos kthehesha më në spital.

LEXO EDHE:  Dëmshpërblimi për banorët e Astirit/ Braçe i përgjigjet Bashës: T’i paguajë një shtëpi sa shtëpia e luksit ku merr fryme

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen kandidatët e Bashës për degën e Korçës

Daljet e para jashtë ishin ecje e ngadaltë jo më shumë se 200-300 metra pa pushuar. Ditë pas dite, e javë pas jave – dalë ngadalë rutina u rikthye.

U rikthyen takimi me miqtë e shokët, kafenetë, futbolli, madje edhe vrapi.

Përvoja në spital është e paharrueshme për këdo e pa harrueshme për çfarë kalon vetë dhe e paharrueshme mirënjohja për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës.

“Sëmundja vjen me kilogram dhe largohet me gram”- më tha një infermiere ditët e fundit.

Nuk jam tunduar asnjëherë të ndaj publikisht problemet personale, por këto ditë vendosa të shkruaj me idenë se përvoja që kalova mund të ndihmoj dikë që ta shoh dhe ta marr më me seriozitet koronavirusin.

Të qëndrosh i izoluar nuk është gjë e lehtë. Të qëndrosh i izoluar dhe nën mjekim në spital është sfidë. Të qëndrosh i izoluar në shtëpi është luks. Të kesh mundësi të lëvizësh dhe të dalësh për ajër të pastër qoftë edhe disa minuta është mrekulli. Fjala shëndet mbi të gjitha ka kuptimin e plotë vetëm tek ata që janë apo kanë qenë të sëmurë.

Përvoja në spital më bëri më të kujdesshëm. Nëse në dhjetor apo janar mësoja se një shok ishte me grip, e shmangia takimin me të. Pata fatin që u sëmura në kohën kur mjekët dhe infermierët e kishin kohën dhe ngenë për t’u marrë me mua. Isha në spital në një kohë ku përveç mjekëve e infermierëve kisha luksin të takoja edhe familjarët dhe miqtë e shokët.

E kisha luksin të kisha celularin në dore, të komunikoja, të merrja audio dhe video frymëzuese, të dëgjoja muzikë, të lexoja e të shkruaja. Sot është krejt ndryshe. Nëse shkon në spital do të jesh jo vetëm i izoluar, por do të jesh vetëm. Dëgjoj dhe shoh në rrugë këto ditë plot të shkujdesur që e kanë marrë pak me gallatë virusin e panjohur.

Për mua nëntori i vitit që shkoi kaloi në spital. Dhjetori pothuaj në shtëpi. Por kaloi edhe janari dhe shkurti dhe po ikën edhe marsi. Muajt dhe stinët do të ikin. Si çdo e keqe dhe e mirë edhe kjo do të kalojë, por është 1000 herë më mirë të kalojë duke ndenjur në shtëpi dhe duke komunikuar me miqtë e shokët përmes ëhat’sapp sesa të përfundosh në spital me një sëmundje që në rastin më të mirë vaksina do t’i gjendet në fund të vitit.

Sëmundja vjen me okë dhe ikën me derhem- thonë tironsit. Ky virus tinzar e ka përmbysur këtë thënie: vjen me miligram dhe mund ikë…

#rrineshtepi #mosprovo(fsh)spitalin!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Cfarë? Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do të “përmbyset bota”?

Publikuar

-

Nga

Nuk ka nevoje per panik.

Bota nuk do permbyset. Por ne u permbyste, nuk besoj se do mbetet vetem Shqiperia dhe Turqia!!!

Do të na mbajë me bukë turku?

Cfarë iluzioni!

Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë! Sa te kene mundesi besoj se edhe do te na ndihmojne, mbase edhe te tjeret sigurisht.

Por shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.

Po u permbys bota, t’i dalim zot vetes! – them une. Qysh tani, jo atehere! Me mire te mbjellim tokat…sa mundim. Te shohim sektoret qe mund te prodhojne ketu te ne, bujqesia, blegtoria, prodhimi i vogel agroushqimor, peshkimi, frutat, oborri i vogel me zarzavate mbjelle, gjahu, pemet frutore…gjithcka.

Ekonomia e vogel reale!

Nuk mund te rrime te gjithe pa punuar se sado leke te shperndajme, leket nuk hahen.

LEXO EDHE:  Shkaktoi tërmet në Kuvend/ Ish-kreu i PD i nxjerr “bojën” Bashës

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen kandidatët e Bashës për degën e Korçës

Eshtë koha t’u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë!

Urgjent!

Sepse kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijrakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!

Betoni nuk mbillet, në katin e pesëdhjeteshtatë nuk mbillet, në fushë aerodromi nuk mbillet,

Dikur budallalliku që malet t’i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane!

Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!

Mos presim duke thënë : Po u përmbys bota… bukën do të na e japi ky apo ai.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverisë

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri

Kush kërkon shpëtim biznesesh, apo pagesën e qerave të biznesit me fondet e buxhetit duhet të ketë të qartë dicka. Kjo nuk është kohë për të shpëtuar bizneset, por për të mbajtur njerëzit gjallë.

Plani i masave ekonomike në një situatë të tillë duhet të ketë këto parime.

1- Prioriteti absolut duhet të jetë kriza shëndetësore. Shkurt spitaleve duhet t’u jepet cdo gjë që kërkojnë. Plani i qeverisë ka përcaktuar 2.5 miliarde lekë per spitalet ose 20 milionë euro. A është kjo mjaftueshem? Këtë duhet të na e thonë mjekët. Por nëse do të ketë nevojë për më tepër para, ato duhet të jepen pa asnjë hezitim.

2- Politika fiskale nuk duhet të targetojë kerkesën agregate, pasi recesioni është i paevitueshem. Shqipëria ka hyrë sakaq në recesion. Kjo është luftë dhe lufta ka viktima. Shumë biznese do të falimentojnë, të tjerë do të pësojnë humbje të mëdha. Paratë e qeverisë nuk duhet të shkojnë për shpëtim biznesesh, por për mbrojtje sociale. Shkurt për të mbajtur njerëzit gjallë.

3- Qeveria ka vënë 100 milionë euro garanci sovrane që bizneset të marrin kredi në banka për të paguar rrogat e punonjësve. Parimisht logjika është e drejtë, pasi paratë shkojnë për punonjësit jo për biznesin. Praktikisht është e veshtirë që të jetë efektive. Shumë biznese mund të vendosin të mos marrin kredi për të paguar rrogat. Kjo do të krijonte problemin, që punonjesit e tyre do të mbeteshin pa te ardhura. Rrjedhimisht kjo masë duhet mbikqyrur me kujdes se sa do funksionojë. Nëse nuk funksionon, atehere duhet gjetur zgjidhje tjetër. Praktikisht duhet të kalohet direkt tek plani B që kryeministri thotë se e ka.

4- Qeveria ka vënë 6.5 miliardë lekë ose 53 milionë euro për njerëzit në nevojë, për biznesin e vogel dhe për pagesat e papunësise së mundshme nga kriza. Akoma nuk i dimë detajet se si do të funksionoje skema, por menyra më e mirë do të ishte transferta direkte cash, sigurisht duke patur si dysheme nivelin 200 euro per familje. Pra pagen minimale per nje familje.

5- Qeveria ka vënë 2 miliarde lekë ose rreth 18 milionë euro për operacionet humanitare. Me gjasa këto janë paratë që do te financojnë nevojat e te moshuarve per ushqime. Mase pozitive.

6- Shtyrjet e dorëzimit të bilanceve, riskedulimi i tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, janë lehtësira të mirepritura. Por duhet të korrigjohet edhe dicka. Qeveria duhet të pezulloje sigurimet shoqerore edhe taksat lokale per te vetepunesuarit qe kane mbyllur bizneset e tyre. Nuk mund te kerkosh kontribute nga nje i vetepunesuar qe e ka mbyllur biznesin. Kjo eshte nje kerkese qe duhet bere me force.

LEXO EDHE:  Gaz Bardhi kundër Bashës/ Në lista ata që nuk i voton as familja

LEXO EDHE:  Bylykbashi: Letra e Ramës, për të qeshur me lot dhe për të shkulur flokët

7- Prekja e koncesioneve ështëpozitive. Sipas planit, qeveria ka ulur me 17 milione euro pagesat e parashikuara per kompanite koncesionare kete vit. Nga keto 7 milione euro vijne nga pezullimi i check upit, 3.7 milione euro nga inceneratoret, 3.7 milione te tjera nga koncesioni i laboratoreve dhe pjesa tjeter nga pezullimi i pagesave per Orikum-Dukat dhe Milot-Balldrene. Ndoshta gersheret duhet te kishin prekur edhe koncesione te tjera, veccanerisht skanimin dhe sterilizimin.

8- Ka kohe per t’u shqetesuar per borxhin. Kjo nuk eshte koha. Masat e paraqitura nga qeveria e rrisin deficitin ne 3.9 per qind e PBB-se. A mund te shkohet me lart? Sigurisht qe po, nese do jete e nevojshme. Por me pare duhet te sigurohet eurobondi qe eshte parashikuar ne maj. Perndryshe, rritja e deficitit para emetimit te eurobondit do te rriste normen e interesit.

9- Duhet me shume fokus per fermeret. Eshte kritike qe zinxhiri i prodhimit dhe tregtimit te mallrave bujqesore te vazhdoje pa nderprerje.

10- Banka e Shqiperise duhet te siguroje se sistemi bankar te kete likuiditet te mjaftueshem. Roli kryesor i politikes monetare ne kete situate nuk jane normat e interesit, por ai i huadhenesit te dores se fundit.

Perfundimi filozofia e planit eshte e drejte. Por qeveria duhet te siguroje dy gjera. E para, asnje familje e prekur te mos lihet pa te ardhuren minimale 200 euro ne muaj dhe e dyta asnje biznes i mbyllur nuk duhet t’i kerkohet qe te paguaje taksat apo kontributet gjate kohes qe eshte i mbyllur.

Thirrjet per shpetim biznesesh, pagesa qerash te bizneseve jane perralla populiste, te demshme dhe madje edhe te pandershme. Nese qeveria do te paguaje para nga buxheti per qerate e bizneseve, ato para do te shkojne tek pronaret e qendrave tregtare apo pronaret e pasurive te paluajtshme. Kjo eshte te marresh para nga te varfrit dhe t’ja japesh te pasurve.

Kjo eshte lufte. Nese kriza do te vazhdoje, pertej nje tremujori atehere mbajtja gjalle e njerezve do te kerkoje masa me drastike. Dhe te jeni te sigurte per nje gje. Shume nga ata qe sot bejne thirrje per te dhene para per bizneset, apo per qindra milione euro stimul, jane te paret qe nuk kane per t’i pelqyer. Kjo eshte lufte dhe historia e njerezimit tregon se ka vetem nje menyre per te financuar luftrat. Taksimi konfiskues. Shkurt, shpronesim pasurie. Te gjithe duhet ta mbajne mire parasysh kete kur kerkojne miliona dhe fonde shpetimesh.

LEXO TE PLOTE