Connect with Us

Rasti i rrallë/ Italia e “gjunjëzuar” nga Covid-19, një qytet nuk ka asnjë të prekur

Bota

Rasti i rrallë/ Italia e “gjunjëzuar” nga Covid-19, një qytet nuk ka asnjë të prekur

Publikuar

-

Italia është tashmë vend ii cili po vuan më shumë pasojat e koronavirusit, ku ditën e djeshme, në vetëm 24 orë, u regjistruan mbi 600 viktima.

Por, ndërkohë ekziston një qyteta i vogël, ku tashmë nuk ka asnjë rast të prekur nga Covid-19.

Në qytetin e vogël Vò Euganeo, në Itali janë testuar 3,300 banorët e qytezës përfshi edhe ata që nuk kanë pasur simptoma, në mënyrë që të studiohet dinamikën e kalimit të sëmundjes nga një person tek tjetri dhe kategoritë në rrezik.

Në 6 mars kur filloi studimi në këtë qytet kishte të paktën 90 persona të infektuar, mirëpo që prej 4 ditësh nuk ka më asnjë rast.

Qyteza e vogël italiane Vò Euganeo, në Italinë veriore, ku u shfaq vdekja e parë nga koronavirusi në Itali, është bërë rast studimi që tregon sesi shkëncëtarët mund ta neutralizojnë përhapjen e virusit.

Studimi është bërë nga universiteti i Padovas, me ndihmën e rajonit të Venetos dhe Kryqit të Kuq shkencëtarët i testuan banorët dy herë dhe studimi çoi në rolin vendimtar të përhapjes së koronavirusit nga personat që nuk kishin simptoma.

“Ne kishim mundësi ta ndalnim shpërthimin këtu sepse identifikuam dhe eliminuam infektimet “e fshehura” dhe i izoluam ato”, tha Andrea Crisanti, ekspert infektolog në Kolegjin Mbretëror në Londër që mori pjesë në projektin e Vò Euganeos.

LEXO EDHE:  Rreziku i koronavirusit në Europë/ Flet mjeku i njohur: Pa dobi kontrollet kufitare

Sergio Romagnani, profesor i imunologjisë klinike në Universitetin e Firences, shkroi në një letër drejtuar autoriteteve se “izolimi i asimptomatikëve është thelbësor që të jetë në gjendje të kontrollojë përhapjen e virusit dhe ashpërsinë e sëmundjes.”

“Këtu ishin dy rastet e para. Testuam gjithkënd edhe pse ekspertët na thanë se ishte gabim, 3000 teste. Gjetëm 66 persona pozitivë, të cilët i izoluam për 14 ditë, dhe pas kësaj, 6 prej tyre ishin ende pozitivë. Dhe kjo është mënyra sesi i dhamë fund,” tha ai.

Vo Euganeo nuk ka raportuar asnjë rast të ri që nga 13 Marsi

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona.

Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën./ Livescience

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 24 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se një grua 53 vjeçe nga Suhareka dhe një 43 vjeçar nga Gjakova kanë dalë pozitivë ndaj koronavirusit.

“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive. Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare. Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

LEXO EDHE:  Dalin rezultatet e sondazheve/ Ja kush fiton zgjedhjet në Itali

LEXO EDHE:  Rreziku i koronavirusit në Europë/ Flet mjeku i njohur: Pa dobi kontrollet kufitare

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve për të qëndruar në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Faleminderit që na braktisët kur patëm nevojë”/ Letra e një vajze italiane drejtuar fuqive perëndimore

Publikuar

-

Nga

Faleminderit i dashur Macron, e dashur zonja Merkel. Faleminderit që na braktisët në momenin që patëm nevojë. Faleminderit që nuk na lejuat të merrnim nga ju maska të thjeshta dhe të tjera paisje që na duheshin për të parandaluar përhapjen e virusit. Do ju kishim paguar, e dini? Jemi italianë, ata njerëzit e pistë, të padisiplinuar, qesharakët, folkloristët, të varfërit, ndonjëherë dhe kri.minelët. Jemi dhe ata që ju ndërtuan rrugët, shkollat, që ju kemi mësuar alfabetin që përdorni, ata që ju shpjeguan ligjet, krijimin e shtetit dhe mbrojtjen e të drejtave. Jemi ne italianët, autorët e veprave që qëndrojnë në muzetë tuaj, e teksteve që studioni, e shpikjeve që përdorni.

Ata që me sakfrificë të madhe ruajnë 70% të pasurisë artistike të botës dhe i paguani një shifër të papërfillshme për vizitat në muze, ndonjëherë as atë jo. Jemi ne, italianët, ata që ju ofruan artin, kulturën, aty ku bazohet qytetërimi ynë dhe i juaji, shpjegimi më i mirë që njeriu i ka bërë së bukurës, harmonisë, ekuilibrit.

Jemi ne, italianët, që ju dhuruam qytetërimin, atë që ju e hodhët poshtë dhe e çuat drejt Mesjetës dhe ne sërish, të rilindur, i dhuruam botës një tjetër qytetërim, artin, gjeografinë, ekonominë, arsimin.

Jemi ne, italianët, ata që krijuan mozarellën, parmixhanon, proshutën, raviolin, tortelinin, lazanjën, akulloren, picën etj etj. Ata që çuan në Francë verën dhe i mësuam se si ta bënin, ata që çdo vit luftojmë me produktet tuaja që tentojnë të na kopjojnë edhe emrat, por edhe stilin e modën.

Edhe ju zoti Trump, ju zoti Johnson, faleminderit që pikë së pari që u izoluat prej nesh, në vend që të na ndihmonit. Ju rikujtoj zoti Trump, se po të mos ishte për një italian, do ishit në tokën e parardhësve tuaj ku do të vuanit nga uria dhe jo në Amerikë, ku jeni i pasur. Nuk do mund të haje as patate sepse nuk do i kishit, nëse një italian nuk do kishte udhëtuar drejt tokës tuaj.

Juve zoti Johnson, ju kujtoj se fati i popullit tuaj bazohet në një flamur, që jua dhamë ta vinit në anijet tuaja, që të mos sulmoheshit nga piratët. Kryqi i San Giorgos, i dhuruar nga Republika e Genova s, pa të cilin do ishit zhdukur nga harta. Ju mësuam të përdorni hartat dhe ju i përdorët mjaft mirë. Të gjithë ju, kur telefononi, mendoni për Meucci n, kur shihni televizor dhe dëgjoni radion mendoni për Marconin. Kur përdorni energjinë elektrike, si të mos kishte të nesërme, mendoni se nuk do mund ta bënit po të mos ishte Fermi.
Ne italianët kemi shpikur bankat, universitetet, arkitekturën, inxhinerinë, astrofizikën, kalendarin, muzikën. Ishin italianët si Kolombi, Marco Polo, Leonardo Da Vinci, Michelangelo, Bernini, Tiziano, Raffaello, Brunelleschi, Galileo, Çezari, Oktaviani, Aurelio, Dante, e mund të vazhdoja për orë. Të dashurit e mi, kur dëgjoni emrin Itali duhet të çoheni në këmbë, të ulni kokën dhe të jeni të vetëdijshëm që origjina e shoqërisë perëndimore është këtu.

LEXO EDHE:  Ekstradohet nga Italia i denuari per trafik droge

LEXO EDHE:  Rreziku i koronavirusit në Europë/ Flet mjeku i njohur: Pa dobi kontrollet kufitare

Nëse ju kërkojmë ndihmë, duhet të vraponi sepse nëse e çoni botën në një Mesjetë tjetër nuk e di nëse do ja dalim që të krijojmë një tjetër qytetërim. Nëse nuk ju intereson, atëherë kënaquni me ato që keni, vazhdoni të adimoroni me mijëra ton hekur dhe kur shkoni në muze, ju lutem, mos i shihni veprat e italianëve, do e mbaroni vizitën tuaj shumë shpejtë. Mund të shkoni të vizitoni një fabrikë të bukur makinash, nga ato që nuk krijojnë ndotje. Shkoni të vizitoni ato që për ju janë kështjella e për ne vetëm vila, me të cilat jemi të mbushur plot. Ose shkoni në kryeqytetet që janë kopje e Venezias, Firenzes, Romës, shkoni.
Evitojeni vizitën në vendin më të bukur të botës, duke qenë se e braktisët me shpatulla pas murit. Ne do të mirëpresim vetëm ata që në momentin kur patëm nevojë, na ndihmuan. Do i hapim qytetet tona, unike në botë, për ta. Do mund të vizitojnë Venecian, Romën, Firenzen, Genovan, Napolin, Bolognan, Pisan, Sienan, Torinon, Palermon, Milanon, Cremonan, Mantova, Ferrarën, Toscanan, Puglian, Sicilinë, Sardenjan. Shkatërruat Greqinë e shkretë me financat tuaja. E provuat dhe me Italinë, por për momentin nuk ja keni dalë ende.

Tani ndoshta patët momentin për ti dhënë goditjen e fundit, por me egoizmin tuaj nuk keni llogaritur faktin që virusi nuk ka kufij, do ju godasë të gjithëve, edhe ju. Nëse do na ndihmonit dje në tentativën për të parandaluar epideminë, në vend që të na ofendonit dhe të na përbuznit, sot ndoshta nuk do ju duhej të qanit të vdekurit tuaj. Egoizmi juaj i ka treguar të gjithëve sa të vegjël jeni. Faleminderit, nga një vajzë italiane.

LEXO TE PLOTE

Bota

Corona dhe të drejtat themelore: Çfarë i lejohet shtetit?

Publikuar

-

Nga

Republika Federale e Gjermanisë është një demokraci solide. Por në rast emergjence rrezikohet të ndërhyhet me kufizime tek shumë të drejta themelore. Legjislacioni gjerman në këtë drejtim ka disa nivele. Një vështrim.

Landi i Bavarisë ndërkohë e ka shpallur gjendjen e katastrofës dhe kësisoj ka ecur shumë përpara në Gjermani në luftën kundër virusit Corona. “Gjithçka duhet të shkojë në një drejtim në një formë të koordinuar bashkarisht”, tha kryeministri bavarez, Markus Söder gjatë një konference shtypi të hënën (16.03) në Mynih. Ekipet e ndihmës, zjarrëfikësit dhe shërbimi i emergjencës mund të vihen tani nën një komandë. Normalisht drejtimi i tyre është kompetencë e komunave ose e qarqeve në lande dhe qytete. Tani mund të qeverisë Ministria e Brendëshme e landit.

Gjithashtu në Bavari tani të gjitha spitalet janë nën mbikqyrjen e shtetit: Ato duhet të përqëndrohen në luftën kundër Corona-s. Në situatën e katastrofës, jo vetëm në Bavari, mund të përpilohen listat e mjekëve në pension ose mjekëve të shtëpisë, të cilët mund të angazhohen në rast emergjence.

Në rast nevoje ata duhet të paraqiten në spitale. Por në detaje nuk ka dallime, sepse secili land i federatës ka një ligj të vetin për mbrojtjen nga katastrofat.

Në rast serioz janë të mundura ndërhyrjet e shtetit

Në mbarë federatën ndërkohë po veprohet mbi bazën e ligjit të vitit 2001 për mbrojtjen nga infeksionet. Në të parashikohen në rast nevoje edhe kufuzime të forta të të drejtave të qytetarit. Sipas nenit 17 është fjala për lirinë e qytetarit, lëvizjen e lirë, lirinë për t’u grumbulluar dhe pacënueshmërinë e banesës.

Një ndalim për grumbullimet në grupe të mëdha është ndërkohë në mbarë federatën në fuqi. Edhe karantina për rastet e dyshuara organizohet sipas ligjit të mbrojtjes nga infeksionet. Ndalimi në përgjithësi i qarkullimit ende nuk është shqiptuar në Gjermani, por është i mundshëm.

Merkel: Kufizimet “të pashmangshme, për të shpëtuar jetë”

Kancelarja Angela Merkel iu lut popullsisë për mirëkuptim për masat e kufizimet që janë vendosur. E di sa e prekin këto mbyllje jetën tonë dhe imazhin tonë për demokracinë, për të cilat kanë rënë dakord Qeveria Federale dhe qeveritë e landeve. Janë kufizime që nuk kanë ekzistuar kurrë më parë në Republikën Federale.” Më lejoni t’ju siguroj: “për dikë si unë, për të cilin liria e lëvizjes dhe e udhëtimit ishte një e drejtë e fituar me luftë të mundimshme, kufizime të tilla mund të justifikohen vetëm me domosdoshmërinë absolute. Ato nuk duhet të merren kurrë me lehtësi dhe në një demokraci duhet të jenë vetëm të përkohshme – por në këtë moment ato janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë”, tha kancelarja.

LEXO EDHE:  Shqiptari masakron me thikë gruan në sy të fëmijës / Reagon ministri i Brendshëm i Italisë

LEXO EDHE:  Kapet gomonia me 1500 kg drogë në Itali/ Në pranga dy trafikantët

Në rast katastrofe, për secilin land në bazë të ligjit të vet landit, janë të mundshme kufizimet e mëtejshme. Shembulli i Tyringjisë tregon, se deri ku mund të arrijnë këto masa: Në rast se një zonë preket fort prej virusit Corona ajo mund të izolohet e tëra. Rrugët për atje mund të kontrollohen, në mënyrë që askush të mos hyjë e të dalë që andej. I ashtuquajturi sekreti i komunikimit në distancë mund të shfuqizohet, telefonatat mund të përgjohen. Edhe e drejta ndaj pronës – shtëpia apo trualli – mund të kufizohen. Eshtë e mundur që atje të strehohen të tjerë.

Edhe qytete të veçanta mund të shpallin emergjencën e katastrofës. Në sfondin e krizës Corona qyteti Halle i ka ndërmarrë këto masa. Kufizimet përkatëse bazohen në ligjin e mbrojtjes nga katastrofat të landit të Saksoni-Anhaltit.

Qeveria federale mund të shpallë “gjendjen e mergjencës”

Një ligj federal të mbrojtjes nga katastrofat nuk ka, por janë të ashtuquajturat ligje të gjendjes së emergjencës. Në to bëhet dallimi mes skenarëve të ndryshëm si për raste kërcënimi nga jashtë apo nga brenda vendit, pra si p.sh. për epidemi apo sulm ushtarak.

Kjo paketë ligjore si plotësim i ligjit themeltar është vendosur më 1968 – pas diskutimeve shumë të ashpra. Shqetësimi për një shtet të ri autoritar asokohe ishte mjaft i madh. Diktaturën nacionalsocialiste, ngjitja në pushtet e së cilës u lehtësua në fund prej një dekreti emergjence të lëshuar nga Republika e Vajmarit, u kishte hyrë asokohe të tërëve deri në palcë. Shteti, argumentonin atëherë kritikët e ligjeve të emergjencës, kurrë më nuk duhet të mund t’i shfuqizojë kaq “lehtë” të drejtat e qytetarëve.

Ligjet e emergjencës synojnë në radhë të parë që të centralizojnë reagimin e shtetit ndaj një situate emergjence. Në një shtet federal si Republika federale e Gjermanisë është e përcaktuar qartë, se çfarë lejohen dhe çfarë nuk lejohen të bëjnë landet dhe federata. Nëse e gjithë Gjermania rrezikohet, kompetencat ripërcaktohen. Federata mund të marrë misionin e kontrollit mbi policët e landeve ose të mobilizojë ushtrinë brenda vendit. Në një rast të tillë landet do të marrin udhëzimet qendrore nga Berlini, gjë që duhet ta zbatojnë.

Edhe në “gjendje emergjence” janë të kushtëzuara kufizime të ndjeshme të të drejtave themelore. Sekreti i dërgesave postare mund të shfuqizohet. Qytetarëve mund t’u hiqet përkohësisht e drejta e lëvizjes së lirë, sepse duhet të shpallet gjendja e emergjencës. Deri më sot asnjëherë në historinë e Republikës Federale nuk ka ndodhur kjo. Ndaj ende nuk ka asnjë përvojë me zbatimin në praktikë të këtyre ligjeve./DW

LEXO TE PLOTE