LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rashë viktimë e qytetarit dixhital”/ Rama kërkon ndjesë publike për videon e publikuar

21 Mars 2020, 17:42, Politikë CNA
“Rashë viktimë e qytetarit dixhital”/ Rama kërkon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike, lidhur me videon e publikuar për të cilën thoshte se është bërë në Spanjë, por në të vërtetë ishte filmuar nga një protestë në Algjeri.

Rama shkruan se videon ia nisi një mik shqiptar në Itali, ndërsa kërkon ndjesë publike duke theksuar se ka rënë ?viktimë e qytetarit dixhital?.

“Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante ?Shikoje ç?bën policia në Spanjë?!

E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit.

Tani marr vesh që qenkan pamje nga Algjeria!
Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e ?qytetarit dixhital???

Por, duke qenë se as ?qytetari? në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi (natyrisht duke hequr fjalën Spanjë) dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% pa asnjë diskutim!”

Lajmet e fundit nga