Connect with Us

Pse vitamina C nuk shëron dot as gripin, dhe as koronavirusin

Blog

Pse vitamina C nuk shëron dot as gripin, dhe as koronavirusin

Publikuar

-

Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa njerëz besojnë se mund të kurojë të ftohurën dhe gripin e zakonshëm. Edhe pse na ndihmon që të ruajmë funksionimin e mirë të sistemit tonë imunitar, ka pak prova se ajo mund të parandalojë ose zvogëloj ndjeshëm ndonjërën nga këto sëmundje.

Por në kulmin e epidemisë së koronavirusit, disa “ndikues” në mediat sociale po pretendojnë se marrja në doza të mëdha e vitaminës C, mund të kurojë COVID-19 (sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri). A është kjo e vërtetë? Duke marrë parasysh se koronavirusi i përket të njëjtës “familje” të viruseve si ftohja e zakonshme dhe gripi, nuk ka gjasa që pirja e vitaminës C të parandalojë apo t’ju shërojë nga një infeksion i COVID-19.

Përdorimi i vitaminës C, për të kuruar të ftohurën e zakonshme, ishte një ide që u bë popullore nga kimisti fitus i Çmimit Nobel, Linus Pauling, dhe i promovuar më tej nga industria e suplementeve ushqimore. Për fat të keq, që nga pretendimet e Pauling në vitet 1970, ka pasur pak prova shkencore që e mbështesin atë.

Vitaminat ose “aminat vitale”, u zbuluan për herë të parë në fillim të shekullit XX-të si elementë të pranishëm në sasi të ulët në dietat tona ushqimore, dhe që ishin jetike për shëndetin e njeriut. Sigurisht, njerëzit që nuk kanë vitamina të caktuara në organizimin e tyre, do të preken nga disa sëmundje.

Për shembull, njerëzit që kanë mungesë të vitaminës C, do të sëmuren nga skorbuti. Ndërkohë, në fillim të viteve 1930, u zbulua se skorbuti shkaktohej nga mungesa e vitaminës C, dhe se marrja e saj në formë ilaçi mund ta kuronte sëmundjen. Shkenca e të ushqyerit (nutricionizmi), lindi bashkë me zbulimin e vitaminave, dhe që nga atëherë është shndërruar në një industri konkurruese, e parregulluar me ligj, dhe që garon kundër atyre që përhapin dezinformata me synim përfitimet. Epidemia e koronavirusit, është vetëm shembulli i fundit.

Artikujt mashtrues janë përhapur shpejt, dhe ka të ngjarë që të jenë përgjegjëse për mungesën e vitaminës C në Azi, dhe për 5-fishim të kërkesës për vitaminë C dhe multivitamina në Singapor.

Vitamina C, është e rëndësishme për të ruajtur ekuilibrin “redoks” në indet e trupit. Këto janë llojet e reaksioneve në qeliza që shtojnë ose heqin oksigjenin, dhe që janë thelbësore për shumë procese si gjenerimi i energjisë në qeliza.

Por këto reaksione, mund të krijojnë produkte të dëmshme për qelizat njerëzore, siç janë speciet reaktive ndaj oksigjenit, të cilat reagojnë me lipide (yndyrë), proteina dhe acide nukleike. Vitamina C mund t’i zvogëlojë këto reaksione të dëmshme. Ajo ndihmon ndërkohë që enzimat të ndërtojnë kolagjenin, që është i nevojshëm për të mbështetur indet e trupit tonë.

LEXO EDHE:  Mjekët: Pse duhet të hani darkë jo më vonë se ora 18.00

Ndonëse vitamina C nuk ka veti çudibërëse për shërimin e sëmundjeve, disa studime kanë treguar se ajo mund të ndihmojë sistemin imunitar që të luftojë bakteret dhe viruset. Roli i saj në mbrojtjen kundër infeksioneve virale, u dëshmua në një përmbledhje të fundit të disa studimeve, që zbuloi se qelizat imune kanë nevojë për vitaminën C për të prodhuar proteina që aktivizojnë sistemin imunitar në të gjithë trupin kundër sulmeve të viruseve.

Vitamina C është e bollshme në shumë fruta dhe perime, përfshirë portokallin, brokolin dhe pataten. Dhe ndërsa është relativisht jo toksik, për shkak të tretshmërisë së saj të lartë në ujë, dozat e tepërta mund të shkaktojnë simptoma të pakëndshme si diarre, të vjella dhe ngërçe.

Megjithëse vitamina C, nuk ka të ngjarë të jetë një kurë efektive kundër COVID-19, fakti që mund të nxisë një funksionim të mirë të sistemit imunitar, do të ishte e tepruar të thuhej se nuk do të ketë asnjë efekt. Dhe megjithëse një studim zbuloi se vitamina C, nuk ka asnjë efekt në zvogëlimin e shpeshtësisë nga të ftohurit, ai zbuloi se tek njeriu i zakonshëm, kishte një rënie të vogël në kohëzgjatjen e simptomave të zakonshme të ftohjes.

Këto efekte të lehta të vitaminës C mbi virusin që shkakton të ftohurën e zakonshme, kanë nxitur një provë të re klinike, në kërkim të kurës ndaj COVID-19 duke përdorur doza shumë të larta intravenoze të vitaminës C. Këto prova sapo kanë nisur, dhe nuk ka ende rezultate konkrete.

Kjo qasje mund të rrisë efektin e butë mbrojtës të vitaminës C. Por pretendimi është ende hipotetik, dhe injeksioni intravenoz ka rreziqet e veta siç janë infeksioni, dëmtimi i enëve të gjakut dhe mpiksja e gjakut. Pra, ndonëse vitamina C ka një efekt të vogël mbi të ftohurën e zakonshme, nuk ka gjasa që marrja e sasive të mëdha të vitaminës C të shërojë një infeksion të COVID-19.

Maksimumi, ajo ka të ngjarë të jetë vetëm një lloj frenuesi, para se të përdoren terapitë me bazë vaksinën. Mënyra më e efektshme për të shmangur koronavirusin mbetet ende larja e duarve, mos prekja e syve, hundës apo gojës, dhe ruajtja e distancës suaj nga cilido që shfaq simptoma./iflscience.comPërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pa shëndetin e njerëzve, gjithçka tjetër është e pakuptimtë

Publikuar

-

Nga

Nga Jochen Bittner “The New York Times”

* Evropa mund të jetë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, siç e tha javën e kaluar edhe Organizata Botërore e Shëndetit. Por, për të gjithë ata që janë prekur nga situata e krijuar, kriza i ka sjellë kombeve evropiane një ngushëllim:Kur përballen me zgjedhjen midis dëmit ekonomik dhe vuajtjeve njerëzore, ata e dinë se çfarë duhej të bëjnë.

Në mbarë botën, qeveritë janë duke u përpjekur të parandalojnë dhe frenojnë përhapjen e virusit të ri, nga mbyllja totale e çdo lloj aktiviteti në Itali, deri në mbylljen e të gjitha dyqaneve dhe restoranteve në Francë. Ndërsa shumë vende po vendosin kufizime të udhëtimit, dhe po mbyllin kufijtë e tyre, po bëhet gjithnjë e më e qartë se ku përfundon fqinjësia praktike.

E vërteta e hidhur, është se në këtë emergjencë globale, ndërsa solidariteti zgjerohet, ideja e “ne-së po tkurret. Masat ekstreme të ndërmarra së fundmi, dërgojnë një mesazh të qartë:jeta e  njerëzve, ka shumë më shumë rëndësi se sa fitimet ekonomike.

Pavarësisht të gjitha efekteve të saj katastrofike, pandemia na jep mundësinë të rivlerësojnë prioritetet tona, dhe të kujtojmë vlera më të larta. Pa shëndet, asnjë nuk ka vlerë, përfshirë ekonominë. Ne duket se kemi thellë brenda nesh ndjenjën, se do të jetë më e lehtë ta marrim veten nga një rënie ekonomike, sesa nëse të duhet të zgjedhim se kush duhet të jetojë dhe kush do të vdesë.

Gatishmëria e madhe me të cilën njerëzit e kanë pranuar dhe i janë përshtatur realitetit të tyre të ri, e dëshmon më së miri këtë intuitë njerëzore. Edhe solidariteti, është dështuar të jetë ngjitës. Në Itali, njerëzit këndojnë bashkë nga ballkonet e apartamenteve të tyre. Në Gjermani, organizatat rinore të partive të ndryshme politike, organizojnë udhëtime për të ndihmuar të moshuarit.

Në Luksemburg, skautët ofrohen të ndihmojnë vullnetarisht të gjithë anëtarët e cenueshëm të shoqërisë, që nga shëtitja e qenve të tyre, deri tek blerja e barnave në farmaci. Por ky solidaritet, duket se kufizohet nga kufijtë. Dhe këtu nuk bën përjashtim as vendi im Gjermania, që krenohet se është një komb i domosdoshëm i BE-së dhe motori i saj ekonomik.

Këtë e tregon edhe qasja e Berlinit ndaj ventilatorëve, pajisjeve mjekësore më të kërkuara sot në Evropë. Por sot nuk është koha, që të mbyllemi në vetvete. Evropa duhet që të përshpejtojë përpjekjet e saj kundër këtij virusi, dhe Gjermania duhet që ta udhëheqë këtë luftë.

Krahasuar me shtetet e tjera evropiane, Gjermania është shumë më e përgatitur për t’u përballur me pandeminë. Ajo ka jo vetëm shumë shtretër të kujdesit intensiv – rreth 28.000 – por zotëron gjithashtu 25.000 ventilatorë, me 10.000 të tjerë që janë duke u prodhuar. Ndërkohë, Franca ka në dispozicion vetëm rreth 5.000 ventilatorë.

Spitalet italiane, që po përballen me situatën më të rëndë në botë nga koronavirusi, po përzgjedhin tashmë pacientët që kurojnë, dhe ata që i lënë në fatin e tyre tragjik, të detyruar nga mungesa e burimeve. Shkalla e vdekshmërisë në këtë vend nga koronavirusi, është rreth 11 për qind. Në Gjermani, kanë vdekur deri tani vetëm dhjetëra pacientë.

LEXO EDHE:  Sa e besueshme është makina e të vërtetës?/ Çfarë thonë ekspertët

LEXO EDHE:  Sa e besueshme është makina e të vërtetës?/ Çfarë thonë ekspertët

Pra, Gjermania ka ventilatorë të mjaftueshëm dhe mundet, duke porositur kompanitë vendase që të prodhojnë më shumë të tjera. Ndërkohë ka mungesa diku tjetër. A nuk do të thotë solidariteti evropian, që Gjermania t’ja shpërndajë të paktën disa nga ventilatorët e rinj vendeve që kanë aktualisht më shumë nevojë? Kur shtrova këtë pyetje në Tëitter, reagimi më i shpejtë erdhi nga ata që mbrojnë një “ne” mendjengushtë.

“Nëse një gjerman vdes për shkak të kësaj pandemie, si do t’ja shpjegonit këtë publikut?”- mu përgjigj njeri. “A doni t’i lini të vdesin prindërit dhe gjyshërit tanë?”- më tha një tjetër. Sigurisht, një pjesë e ankthit që kanë sot gjermanët është e justifikuar.

Kancelarja Angela Merkel, parashikoi javën e kaluar se nga koronavirusi mund të infektohet 60 për qind e popullsisë gjermane. Dhe të gjithë janë të lirë të bëjnë disa llogari matematikore. Nëse 50 nga 83 milionë njerëz që jetojnë në Gjermani preken nga koronavirusin, edhe një shkallë e ulët fataliteti prej vetëm 0.7 për qind do të thotë 350.000 të vdekur.

Me fjalë të tjera, një bollëk ventilatorësh so,t mund të shndërrohet në shumë pak të tillë nesër. Por a ka vlerë ky lloj ankthi, për një Evropë në të cilën edhe për një kohë të shkurtër, çdo ventilator në duart e gjermanëve, do të thotë një i vdekur më shumë në Itali apo Francë?

Ndërsa Gjermania ndaloi eksportin e mjeteve mjekësore mbrojtëse, Kina dërgoi në Romë në fund të javës së kaluar një avion me mijëra maska dhe dhjetëra ventilatorë. Dhe Bashkimi Evropian, e ka pasur të vështirë të ketë një qasje të përbashkët kontinentale, lëre më pastaj të veprojë në një mënyrë të koordinuar.

Është e vërtetë:Merkel, ashtu si çdo kancelar para saj, është betuar mbi Kushtetutë për të mbrojtur popullin gjerman. Dhe askush nuk prêt, që ajo të rrezikojë jetën e qytetarëve gjermanë. Por si liderja e kombit më të fortë të Evropës, ajo ka për detyrë që të hulumtojë mënyrat, se si të shpërndahet më mirë ndihma mjekësore në të gjithë Bashkimin Evropian.

Edhe në këtë periudhë të vështirë të pandemisë, është ende e mundur të ndihmohet BE, pa e dëmtuar kombin gjerman. Një avion ushtarak ose i Lufthansas, i ngarkuar me shtretër dhe ventilatorë, gati për t’u çuar kudo ku nevoja është më e madhe, do të ishte një fillim i mbarë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

14.000 raste infektimi, 20 viktima/ Si po e mund Gjermania koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbijetesës nga koronavirusi i ri vrasës, megjithse është nga te goditurat më rëndë nga pandemia.

Vendi regjistron 14,000 raste infektimi me koronavirus por ka parë vetëm 20 vdekje, duke caktuar fasha mortaliteti prej 0.18 përqind, shumë më të ulëta se Italia (8.3 përqind), Kina (4 përqind), Britania (3.9 përqind) e Franca (2.9 përqind).
Shifrat zyrtare u publikuan nga qendra e kontrollit të sëmundjeve Instituti Robert Koch.
Richard Pebody, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha: “Kjo është e vështirë për t’u zbërthyer. Nuk kemi një përgjigje të saktë, por besoj se është një kombinim faktorësh”.
Shkencëtarët kanë ofruar një numër shpejgimesh, mes të cilave përfshihet numri i madh i shtretërve të kujdesit intensiv në spitalet e vendit.

Gjermania ka aktualisht 25,000 shtretër të kujdesit intensiv të kompletuar me respiratorë mekanikë, që do të thotë se pacientët janë shëruar më shpejt.
Qeveria ka thënë se ka në plan të dyfishojë këtë shifër në javët në vijim për të shmanguar tejmbushjen e spitaleve.

Hotele dhe salla publike po përgatiten të kthehen në spitale të përkohshme për pacientët me simptoma më të lehta për të liruar vendet në spitale.
Gjermania është shumë më e përgatitur sesa fqinjëte saj evropianë teksa në kontrast Franca ka vetëm 7,000 shtretër të kujdesit intensiv, Italia 5,000 ndërsa Britania rreth 4000.
Christian Drosten, drejtor i virologjisë nëspitalin Charite në Berlin tha se testimet e shumta janë një tjetër faktor.

“Ne e njohëm herët sëmundjen në vendin tonë. Jemi përpara sa i përket diagnozës e zbulimit”.
Gjermania ka një rrjet te gjere laboratorësh të pavarur të cilat kishin nisur testimet prej fillimit të janarit, kur numri i rasteve të reja ishte shumë i ulët.
Numri i madh i laboratorëve ka bërë që në Gjermani të mund të testohet për koronavirusin rreth 12,000 njerëz në ditë.
Të gjithë ata që shfaqin simptoma, kanë qenë në kontakt me tëinfektuar apo janë kthyer nga zinate rrezikut, kanë të drejtë të testohen.
Virusi në Gjermani ka prakur shumë të rinj, me tepër popullatë të shëndetshme sesa në vende të tjera.
Presidenti i qendrës RKI, Lothar Wieler, tha: “Në Gjermani më shumë se 70 përqind e të prekurve janë të moshave 20 deri në 50 vjeç.’

LEXO EDHE:  Itali/ Ndërron jetë presidenti i Urdhrit të mjekut të Varesës

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA

Ashtu si dhe në Skandinavi, infektimet e para nëGjermani u identifikuan në njerëz që ishin kthyer në pushime skish në Itali ose Austri.
Një tjetër shpjegim i cituar nga ekspertë italianë mund të jetë fakti se Gjermania, ndryshe nga vendet e tjera nuk bën shpesh testime në të vdekurit nga koronavirusi.

‘Ne punojmë me parimin se pacientet duhet të testohen para se të vdesin’, tha Wieler, edhe pse kjo do të thotë se nëse një person vdes nështëpi kashanse të mospërfshihet nëstatistikat, siç ideoi eksperti italian Giovanni Maga në një intervistë me Euronews.

LEXO TE PLOTE

Blog

Matematika e Covid-19/ Një busull për t’u orientuar në këto orë dramatike, nga shkenca e epidemive

Publikuar

-

Nga

Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga 2.5, në 1?

Një person i infektuar nga koronavirusi, në mungesë të masave për zbutjen e epidemisë, infekton mesatarisht 2.5 njerëz. Secili prej këtyre, nga ana e vet, infekton 2.5 të tjerë mesatarisht. Me këtë progresion mjaftojnë tre “breza” të infektuarish, për të kaluar nga një i infektuar në tridhjetë. Dhe kjo e shpjegon ecurinë eksponenciale që karakterizon fazat fillestare të epidemisë. Por R0, numri bazë i riprodhimit të virusit (ky është emri teknik i parametrit, i cili në rastin e Covid-19 është 2.5) është ai i fotografuar në “kohën zero”, në fillim. Sepse ndryshon gjatë epidemisë, madje në fazat e parë të saj mund edhe të rritet, për shembull në spitale ku shtohen të sëmurët dhe infektohet edhe personeli mjekësor. Me marrjen e masave të frenimit fillon të bjerë, dhe kështu ndodh edhe nëse të shëruarit fitojnë imunitet ndaj virusit, i cili kështu ka një popullsi më të vogël se ku të përhapet. Objektivi është të arrihet që numri i riprodhimit të shkojë mesatarisht më pak se 1.

Pse nëse zbret nga vlera e parë në të dytën, është lajm i mirë?

Sepse nëse një i prekur infekton mesatarisht më pak se një person, epidemia ndalet. Prandaj është e rëndësisihme që për emergjencën e koronavirusit, numri i riprodhimit të zbresë nga ai fillestar, 2.5, në më pak se 1, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pse një kurbë infeksioni që ngjan më shumë me një kodër, është më mirë se sa një kurbë e ngjashme me një mal?

Një kurbë infeksionesh që e ka pikun shumë të lartë do të thotë se shumë njerëz sëmuren në një kohë më të shkurtër. Pasojat mund të jenë shkatërirmtare për sistemin shëndetësor, sepse të sëmurët do të kenë nevojë të kurohen të gjithë njkohësisht. Veç kësaj, në një situatë të tillë, infeksioni fiton më shumë forcë për shkak se spitalet shndërrohen në vende përqëndrimi dhe përhapjeje të tij. Masat e distancimit social vlejnë për të “rrafshuar” kurbën e të prekurve, duke bërë që piku të arrihet më vonë dhe me një lartësi më të ulët. Në fund numri i të prekurve mund të jetë i njëjtë si në rastin e parë, por do të ishin të shpërndarë në një periudhë më të gjatë kohe, dhe kështu sistemi shëndetësor do të kishte kohën e mjaftueshme për të kuruar ata që kanë nevojë në fazën e parë të epidemisë, për t’iu dedikuar më pas atyre që e marrin virusin në javët pasardhëse. Dhegjithashtu spitalet, kështu nuk do të ishin në kolaps dhe njëkohësisht nuk do të ishin vende përqëndrimi të infeksionit, duke e reduktuar kështu numrin total të të vdekurve. Në vitin 1918, gjatë epidemisë së Gripit Spanjoll, qyteti i Filadelfias priti dy javë nga rasi i parë, përpara se të vendoste masat e distancimit social. St. Louis e bëri vetëm pas dy ditësh. Në rastin e parë, ecuria e epidemisë ishte “si një mal”, dhe në fund u numëruan 16 mijë të vdekur. Në rastin e dytë kurba ishte si një kodër, dhe të vdekurit ishin afro 700.

LEXO EDHE:  Mjekët: Pse duhet të hani darkë jo më vonë se ora 18.00

LEXO EDHE:  Itali/ Ndërron jetë presidenti i Urdhrit të mjekut të Varesës

Pse modelet bazohen në statistika parashikuese, por ne nuk jemi në gjendje të parashikojmë pikun?

Ka modele që përpiqen të parashikojnë pikun, por mes ekspertëve ka nga ata që mendojnë se variablat në lojë janë shumë dhe janë pak të kontrollueshme, për shembull niveli i zbatimit nga popullsia të masave që ka vendosur qeveria. Nga pikëpamja matematikore, afrimi i pikut të infeksioneve manifestohet kur kurba e epidemisë shënon një lakim, domethënë kur bëhet nga konkave në konvekse. Për momentin, në kurbën e infeksioneve në Itali, ky variacion nuk është vërejtur ende.

Çfarë dallimi ka mes kurbës së infeksioneve dhe zbatimit ose jo të imunitetit të tufës?

Imuniteti i tufës është ai që teknikisht arrihet përmes vaksinimit. Ndërkohë që bëhet fjalë për imunitet natyral kur shfaqet për efekt të përhapjes së virusit në popullsi. Në të dy rastet imuniteti ul vlerën e numrit të riprodhimit të infeksionit dhe si pasojë e ngadalëson epideminë, deri sa e ndal. Po sa është përqindja e popullsisë, që duhet të jetë imune me qëllim që kjo të ndodhë? Varet nga R0, numri bazë i riprodhimit të virusit. Nëse R0 është 2, epidemia ndalet kur janë imunë 50% e popullsisë. Nëse R0 është 3, rezultati arrihet kur janë imunë 67% e popullsisë.

Në rastin e koronavirusit (R0=2.5), imuniteti i tufës arrihet kur të jenë imunë 60% e popullsisë. Dhe ky ishte në fakt objektivi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, përpara se të rishikonte masat dhe të adoptonte masa si ato të Italisë. Imuniteti (natyror ose ii tufës) e rrafshon kurbën epidemike dhe parandalon shpërthimin e vatrave të reja. Megjithatë mund të rishfaqen momente kulmore të infeksionit, kur popullsia humbet imunitetin e tufës, për shembull për shkak të ndryshimit të brezave (vdesiin të moshuar imunë dhe lindin fëmijë joimunë). Për këtë arsye imuniteti i një popullsie ruhet me vaksina.

Nga të dhënat e personave pozitivë të testuar me tamponë dhe të vdekurve, a mund të mbërrihet në një shifër të të prekurve realë (asimptomatikë ose jo)?

Mund të bëhet një vlerësim, duke u nisur nga të vdekurit e sotëm, sa ishin të prekur dy javë më parë, duke supozuar gjithmonë që njerëzit vdesin ekzaktësisht dy javë pas infektimit dhe që vdekshmëria (raporti mes të vdekurve dhe atyre pozitivë ndaj virusit) është diku mes 1 dhe 5%. Dje në Itali vdiqën 427 persona. Nëse vdekshmëria e Covid-19 është 1%, do të thotë që të enjten e dy javëve më parë janë prekur afro 42700 persona. Nëse vdekshmëria do të ishte 5%, do të thotë që atë ditë të dy javëve më parë janë prekur 8540 italianë. Domethënë numri real i të prekurve të rinj në 5 mars është diku mes 8540 dhe 4200. Ndërkohë që të dhënat zyrtare të asaj dite flisnin për vetëm 509 raste. / LaRepubblica – Bota.al

LEXO TE PLOTE