Connect with Us

“Policia s’do të tolerojë askënd”/ Lleshaj: Një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal

Lajme

“Policia s’do të tolerojë askënd”/ Lleshaj: Një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal

Publikuar

-

Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj ritheksuar masat e marra nga qeveria për ccdo shqiptar i cili është i detyruar të qendrojë deri të hënën në orën 05:00 në shtëpi.

Përmes mesazhit të shkrepëses, të publikuar në ‘Facebook’, ai shprehet se edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit.
Sipas Lleshajt, për këtë Policia nuk do të tolerojë askënd dhe për asnjë arsye.

“Edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit. Pikërisht për këtë, Policia nuk do të tolerojë ASKËND dhe për ASNJË arsye.
I vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim”, shkruan Lleshaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Koha për mend, jo për urdhëra lufte”/ Ndoka këshillon Ramën: Mos krijo panik e stres

Publikuar

-

Nga

habit ndoka

Kreu i PDK, Nard Ndoka i ka bërë thirrje kryminitrit Edi Rama të mos krijojë oaik dhe stress tek njerëzit por të reagojë pozitivisht.

Ndoka ka këshilluar Ramën të sigurojë tamponë për të gjithë popullsinë dhe të ndjek shembullin e Seulit.

“Është koha për mend, jo për urdhëra lufte!
Z.Rama, mos ki frikë, mos krijo panik e stres, qetësohu dhe reago pozitivisht.
Z.Kryeministër, e dimë se nuk pyet njeri dhe as nuk po bashkëpunon me specialistët, por vetëm po kopjon dhe imiton të tjerët.
Një këshillë miqësore, kopjo nga Koreja e Jugut, jo e Veriut! Siguro tamponë për të gjithë popullsinë dhe ndjek shembullin e Seulit. Vendi aziatik ka kufizuar infeksionet duke identifikuar subjektet pozitive dhe duke ndjekur lëvizjet e tyre. Të gjitha supermarketet dhe shërbimet hapur deri në orën 20:00 duke eliminuar radhët dhe konfuzionet. Mos krijo panik, frikë dhe depresion tek njerëzit, por bëj më të mirën e mundshme, jo vendime ekstreme të panevojshme dhe aspak rezultative. Hë të keqen, dil pak dhe merr ajër të freskët.
Modeli i Seulit është me efikasi deri tashti. Po e shikon Amerika e Anglia si shembull. Italia deshtoj me masat agresive, tashti po adopton modelin korean. Italianët janë të vonuar, ndërsa ne jemi akoma në kohë.
Kopjo Seulin!”, shkruan Ndoka në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

I shëruari i parë nga Covid-19 lë spitalin/ Izolohet 14 ditë në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Ka dalë nga spitali i shëruari i parë nga koronavirusi.
Pas daljes nga spitali, pacienti do të qendrojë në  shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve të infektivit.

Kujtojmë se deri tani në vendin tonë 2 persona kanë mundur t’i mbijetojnë koronavirusit duke rezultuar negativë ne testet e bera.

Numri i personave të prekur nga Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 76, ndërsa kemi 2 viktima./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Policia ndjek me shkop gome në dorë të pa bindurit/ Rama: E kanë ndarë mendjen top

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të filmuar në Spanjë ku efektivët e policisë kanë marrë masa të rrepta për të futur në shtëpi personat që dalin jashtë.

Policët përdrin dhunë duke i goditur qytetarët me shkop gome.

Rama paralajmëron se edhe në vendin tonë, forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerance.

“Këtë video nga Spanja ku dje vdiq një njeri çdo katër minuta, po e postoj për të gjithë ata që do shkojnë të bëjnë pazar nga e hëna e deri në fund të luftës! O një nga një, në radhë si ushtarë dhe me durim e në distancë nga njëri – tjetri të mbarojnë të gjithë punë me radhë, pa vrarë njerëz majtas – djathtas, o pastaj me vrap e pa bërë dot as pazar…

LEXO EDHE:  Johnson uron Krishtlindjen/ Çfarë u premtoi britanikëve me mesazhin e tij

LEXO EDHE:  Komuniteti Mysliman merr masa për koronavirusin/ Të anullohet falja e namazit të xhumasë

Zgjidhni e merrni, se forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE