Connect with Us

“Policia do përdorë forcë dhe gaz lotsjellës”/ Rama “ia mbledh” keq shkelësve të rregullave

Lajme

“Policia do përdorë forcë dhe gaz lotsjellës”/ Rama “ia mbledh” keq shkelësve të rregullave

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjitha forcat e rendit do të përdorin forcën dhe të gjithë mjetet që përdoren në rast shkelje të ligjit.

“Dua tju informoj se të gjitha forcat e rendit nga polici i lagjes deri tek Forcat e Special janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjthë mjetet qe përdoren në rast shkelje të ligjit, deri tek uji apo gazi lotsjellës”, tha Rama.

Përsa i përket dyndjes së njerëzve nëpër dyqane, Rama thekson se asnjë nuk vdes për bukë në ditët e sotme.

LEXO EDHE:  Berisha bën paralajmërimin e fortë/ Rama do detyrohet të kërkojë azil politik

“Duhe ta marrin vesh të gjithë së për bukë me hëngër, shqiptari nuk ka vdekur as në mesjetë jo më në këtë kohë që asnjë person i vetëm nuk ka vdekur për bukë në 30 vitet e  fundit”, tha mes të tjerash Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Do ta paguani shtrenjt”/ Rama nuk mban më: Tradhtarët do futen në listë të zezë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj personave që shkelin rregullat duke i quajtur ata tradhtarë.

Rama bëri me dije se ushtria dhe policia do jenë në terren dhe do monitorojnë sidmos Durrësin e Tiranës që konsiderohen si zona të kuqe.

Kryeministri theksoi se do të identifikohen të gjithë ta që shkelin rregullat dhe do të futen në një listë të zezë.

“Policia do mbikqyrë ccdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi zonën më të kuqe duke identifikuar e duke futur në një listë të zezë ccdo individ qe luan domino e bën gallatë .
Këta individë do ta paguajnë shtrenjt, do u të mohohet ccdo lloj kompensimi. Do u mohohet ccdo lloj ndihme financiare për të paktën një vit.
Më vjen shumë keq por dje pensionistët që thyejnë ligjet do të penalizohen. Një pakicë fare e vogël të pabindurish do të konisderohe tradhtarë lufte dhe do të trajtohen me zero tolerancë”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Berisha mesazh shqiptarëve/ Përqafoni moton “JO panikut dhe PO rregullave”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh drejtuar cdo shqiptari.

Berisha bën thirrje të përqafojnë moton “JO panikut dhe PO regullave të kujdesit dhe mbrojtjës nga Covid19”!

“Të dashur miq, koha që kalojmë është unike në jetën tonë. Një pandemi e rrezikshme nga covid19 ka rrokur Planetin dhe Shqipërinë. Në këtë beteje vendimtare për suksesin tonë, më shumeëse çdo gjë tjetër është sjellja dhe qendrimi ynë ndaj covid19!
Në betejën kundër covid19 çdo njeri nga ne duhet të hedhë poshtë me neveri dhe si shumë të rrezikshëm panikun që shpërndane si asnjë kryeminister në planet, madje as Kim Jong Uni, Edvin Surreli, i cili është i vetmi kryeministër në botë që nga sarajet e tij private ju drejtohet cdo dite qytetarëve duke mbjellë panik, terror psikologjik.
Ai në krizë halucinante mbush mesazhet e tij me aeroplana luftarakë, tanke, helikoptere, bomba, kamikaze, kufoma të pavarrosura deri dhe dite kjameti. Ai flet për tradhëtar dhe poston skena horror me të sëmure se japin shpirt apo që dergjen moribond në salla reanimacioni etj etj duke tmerruar kështu qindra mijra fëmije por edhe të rritur në këtë vend.
Ndaj ju ftoj miq, hidhni poshtë me neveri një fjalor të tille që mund të nxjerre nga goja vetëm një paranojak i degraduar dhe kurrë jo një njeri normal.
Paniku është në çdo aspekt një aleat i ngushte i virusit të kurorës.
Ai ju nxinë diten dhe u bën ju shumë here me të mundueshme masat që ju merrni në luftën kundër Covid19.
Paniku ka pasoja shumë të rënda në shëndetin tuaj mendor, rrenon cilesinë e jetës dhe krijon psikoza të renda fobike tek fëmijët tanë por edhe tek gjithë të tjerët.
Paniku ju provokon dhe shtyn ju qytetarëve të përgjegjshëm që nën ndikimin e tij te merrni vendime të cilat herë herë mund të kenë pasoja tejet të hidhura.
Une ju ftoj ju të dashur miq, që si njerez normal të përgjegjshëm që duam veten tonë, prinderit, fëmijët, nipërit, mbesat, miqtë, shokët, komshinjte, komunitetin dhe shoqërine tone t’i themi:
Po kujdesit dhe masave mbrojtese, të respektojne higjenën personale, të kufizojmë në maksimum levizjet, të shmangin çdo grumbullim dhe kur dalim për nevoja të pashmangshme të ruajme distancen se paku 1 metër nga tjetri në rrugë apo në radhë.
Keto rregullla vërtet janë të mërzitshme, imponojnë dhe privacione por dobia e tyre është e jashtëzakonshme dhe në fund do ndjehemi të gjithë krenar për atë që bëmë me misionin shpëtimtar që permbushëm për veten tonë, me të dashurit tanë dhe mbarë shoqërinë.
Zoti u bekoftë ju miqtë e mi, familjet tuaja dhe mbarë shqiptarët”, shkruan Berisha.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dyndje e madhe njerëzish në treg/ Zhupa: Asgjë e tillë nuk ndodhi kur njerëzit nuk kishin fasha orare

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina ZHua ka publikuar një foto nga një treg i fruta perimeve në Kombinat ku një numër i madh njerëzish janë dyndur për të blerë pa respektuar masat.

Zhupa thotë se asgjë e tillë nuk u pa ditët e para kur njerëzit nuk kishin fasha orare!
Sipas saj, liria për të bërë pazar kur të donin, shmangu grumbullimet në një orar.

“Situata sot në Kombinat!
Asgjë e tillë nuk u pa ditët e para kur njerëzit nuk kishin fasha orare! Liria për të bërë pazar kur të donin, shmangu grumbullimet në një orar. Me fashat e pamendura dhe të padëgjuara në asnjë vend të botës, ky është rezultati! Njerëzit nuk e dinë se cdo ndodh të hënën, cilat do jenë oraret e reja, a do kenë apo jo mundësi të dalin! Pasi ccdo gjë varet nga një status ne facebook, si të gdhihet Rama!
Ndaj ata panikosen dhe bëjnë pazaret edhe nga meraku i ditëve që i presin përpara. Na rrofshin 40 orë që s’do dalim, se demin e bëjme me grumbullime të tilla”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE