Connect with Us

“Plani ekonomik i pamjaftueshëm”/ Tabaku: Duhen mesazhe shprese e optimizmi

Ekonomi

“Plani ekonomik i pamjaftueshëm”/ Tabaku: Duhen mesazhe shprese e optimizmi

Publikuar

-

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se sot ekonomia ka nevoje për mesazhe shprese e optimizmi, por qeveria me sa duket është e vendosur në betejën për oligarkët.

Tabaku shprehet se ajo që ofrua nga qeveria ishte një plan i pamjaftueshmë në shërbim të biznesit dhe qytetarëve

“Kërkuam një plan ekonomik në shërbim të biznesit dhe qytetarëve për pandeminë ekonomike. Ajo që u ofrua ishte një plan ekonomik i pamjaftueshëm. Sot ekonomia ka nevojë për mesazhe shprese e optimizmi, por qeveria me sa duket është e vendosur në betejën për oligarkët. Plani i qeverisë për vetëm 5 PPP pritet të shkojë në total 1 mld euro. 240 mln euro vetem nga “gabimet ne kontrata”, shkruan Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverisë

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri

Kush kërkon shpëtim biznesesh, apo pagesën e qerave të biznesit me fondet e buxhetit duhet të ketë të qartë dicka. Kjo nuk është kohë për të shpëtuar bizneset, por për të mbajtur njerëzit gjallë.

Plani i masave ekonomike në një situatë të tillë duhet të ketë këto parime.

1- Prioriteti absolut duhet të jetë kriza shëndetësore. Shkurt spitaleve duhet t’u jepet cdo gjë që kërkojnë. Plani i qeverisë ka përcaktuar 2.5 miliarde lekë per spitalet ose 20 milionë euro. A është kjo mjaftueshem? Këtë duhet të na e thonë mjekët. Por nëse do të ketë nevojë për më tepër para, ato duhet të jepen pa asnjë hezitim.

2- Politika fiskale nuk duhet të targetojë kerkesën agregate, pasi recesioni është i paevitueshem. Shqipëria ka hyrë sakaq në recesion. Kjo është luftë dhe lufta ka viktima. Shumë biznese do të falimentojnë, të tjerë do të pësojnë humbje të mëdha. Paratë e qeverisë nuk duhet të shkojnë për shpëtim biznesesh, por për mbrojtje sociale. Shkurt për të mbajtur njerëzit gjallë.

3- Qeveria ka vënë 100 milionë euro garanci sovrane që bizneset të marrin kredi në banka për të paguar rrogat e punonjësve. Parimisht logjika është e drejtë, pasi paratë shkojnë për punonjësit jo për biznesin. Praktikisht është e veshtirë që të jetë efektive. Shumë biznese mund të vendosin të mos marrin kredi për të paguar rrogat. Kjo do të krijonte problemin, që punonjesit e tyre do të mbeteshin pa te ardhura. Rrjedhimisht kjo masë duhet mbikqyrur me kujdes se sa do funksionojë. Nëse nuk funksionon, atehere duhet gjetur zgjidhje tjetër. Praktikisht duhet të kalohet direkt tek plani B që kryeministri thotë se e ka.

4- Qeveria ka vënë 6.5 miliardë lekë ose 53 milionë euro për njerëzit në nevojë, për biznesin e vogel dhe për pagesat e papunësise së mundshme nga kriza. Akoma nuk i dimë detajet se si do të funksionoje skema, por menyra më e mirë do të ishte transferta direkte cash, sigurisht duke patur si dysheme nivelin 200 euro per familje. Pra pagen minimale per nje familje.

5- Qeveria ka vënë 2 miliarde lekë ose rreth 18 milionë euro për operacionet humanitare. Me gjasa këto janë paratë që do te financojnë nevojat e te moshuarve per ushqime. Mase pozitive.

6- Shtyrjet e dorëzimit të bilanceve, riskedulimi i tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, janë lehtësira të mirepritura. Por duhet të korrigjohet edhe dicka. Qeveria duhet të pezulloje sigurimet shoqerore edhe taksat lokale per te vetepunesuarit qe kane mbyllur bizneset e tyre. Nuk mund te kerkosh kontribute nga nje i vetepunesuar qe e ka mbyllur biznesin. Kjo eshte nje kerkese qe duhet bere me force.

LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë për qeverinë/ Anulo konçesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë post-tërmet!

LEXO EDHE:  Indeksi global i paqes dhe sigurisë për gratë/ Shqipëria e fundit në rajon

7- Prekja e koncesioneve ështëpozitive. Sipas planit, qeveria ka ulur me 17 milione euro pagesat e parashikuara per kompanite koncesionare kete vit. Nga keto 7 milione euro vijne nga pezullimi i check upit, 3.7 milione euro nga inceneratoret, 3.7 milione te tjera nga koncesioni i laboratoreve dhe pjesa tjeter nga pezullimi i pagesave per Orikum-Dukat dhe Milot-Balldrene. Ndoshta gersheret duhet te kishin prekur edhe koncesione te tjera, veccanerisht skanimin dhe sterilizimin.

8- Ka kohe per t’u shqetesuar per borxhin. Kjo nuk eshte koha. Masat e paraqitura nga qeveria e rrisin deficitin ne 3.9 per qind e PBB-se. A mund te shkohet me lart? Sigurisht qe po, nese do jete e nevojshme. Por me pare duhet te sigurohet eurobondi qe eshte parashikuar ne maj. Perndryshe, rritja e deficitit para emetimit te eurobondit do te rriste normen e interesit.

9- Duhet me shume fokus per fermeret. Eshte kritike qe zinxhiri i prodhimit dhe tregtimit te mallrave bujqesore te vazhdoje pa nderprerje.

10- Banka e Shqiperise duhet te siguroje se sistemi bankar te kete likuiditet te mjaftueshem. Roli kryesor i politikes monetare ne kete situate nuk jane normat e interesit, por ai i huadhenesit te dores se fundit.

Perfundimi filozofia e planit eshte e drejte. Por qeveria duhet te siguroje dy gjera. E para, asnje familje e prekur te mos lihet pa te ardhuren minimale 200 euro ne muaj dhe e dyta asnje biznes i mbyllur nuk duhet t’i kerkohet qe te paguaje taksat apo kontributet gjate kohes qe eshte i mbyllur.

Thirrjet per shpetim biznesesh, pagesa qerash te bizneseve jane perralla populiste, te demshme dhe madje edhe te pandershme. Nese qeveria do te paguaje para nga buxheti per qerate e bizneseve, ato para do te shkojne tek pronaret e qendrave tregtare apo pronaret e pasurive te paluajtshme. Kjo eshte te marresh para nga te varfrit dhe t’ja japesh te pasurve.

Kjo eshte lufte. Nese kriza do te vazhdoje, pertej nje tremujori atehere mbajtja gjalle e njerezve do te kerkoje masa me drastike. Dhe te jeni te sigurte per nje gje. Shume nga ata qe sot bejne thirrje per te dhene para per bizneset, apo per qindra milione euro stimul, jane te paret qe nuk kane per t’i pelqyer. Kjo eshte lufte dhe historia e njerezimit tregon se ka vetem nje menyre per te financuar luftrat. Taksimi konfiskues. Shkurt, shpronesim pasurie. Te gjithe duhet ta mbajne mire parasysh kete kur kerkojne miliona dhe fonde shpetimesh.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Situata më e vështirë që kam parë në 30 vite”/ Ahmetaj i përgjigjet opozitës për koncesionet

Publikuar

-

Nga

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i është përgjigjur opozitës se nuk mund të anulohen koncesionet pasi ofrojnë shërbime jetike për qytetarët që shërbejnë për frenimin e koronavirusit.

Në një lidhje direkte në News 24, ai tha se tashmë Shqipëria po përballet me dy armiq, koronavirusin dhe rënien ekonomike, e cila nëse nuk ndalet e para mund ta groposë ekonominë e vendit.

“Të anulojëm dializën, ç’do të ndodhin me ata që i duhet. Po plehrat, po rrugët, po sterilizimi. Mos bini pre e kurthit të politikës së ulët të koncesionit me atë logjikën e politikës së ulët ku koncesionet janë para oligarkësh, janë  shërbime qytetarësh. Po ai që operohet nuk është në luftë me jetën.

Po popull i Dibrës nuk është në luftë me të kaluarën që sot do urbanizim. Që do që e kaluara mos kthehet në të ardhme. Kryeministrit i takon të balancojë luftrat. Duhet shumë e kujdesshme dhe solidarizuese. Janë prekur koncesionet, laboratori gjysëm për gjysëm, Check- Up, dy rrugë që s’janë filluar që është Balldren- Milot dhe Orikum- Dukat. Janë prekur tre koncesionet e mbetjeve, ç’farë doni t’ju vijnë plehrat. Nga plehrat tek ambienti është një proces i ndyrë që infekton popullatën.

Janë prekur koncesionet. Koncesionet ofrojnë shërbime jetike dhe që frenojnë koronavirusin. Vorbula që kanë ngritur oligarkët oligarkët, paketa shkon drejtpërdrejt tek qytetarët dhe biznesin e vogël.

LEXO EDHE:  Nga Jorida TABAKU/ Nuk janë njerëzit është sistemi!

LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë për qeverinë/ Anulo konçesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë post-tërmet!

Nuk do rri të boloriz qytetarët me ç’farë tha opozita.

Kur t’i afrohemi planit B, do flasim sërish edhe kryeministri siç ndjek paketën dhe e ka formatuar në detaje. Do zoti i madh nuk vijmë në planin B. Do zoti ja dalim me këto instrumenta. Në përgjegjshmëri dhe institucionale dhe të frenojmë koronavirusin dhe rënien ekonomike. Kur filloi diskutimi para disa javësh, dikush e mori me shaka, nuk është shaka. Është realisht esktrem. Prandaj ato masa drastike janë të domosdoshme që të frenojnë armikun e parë, që armiku i dytë mos të na groposi edhe me shpejtësi madje. Unë kam eksperiencën modeste, nuk e kam parë ndonjëherë situatën kaq të vështirë ekonomike në 30 vite. Kam përjetuar ’97, ’92. Kam qenë asistent i ministrit të Financave. Dy armiq përballë janë gati të kolapsojne shtetin..”- tha Ahmetaj.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Gazetari leksion Ramës/ Tre masat urgjente që të shmanget gremina

Publikuar

-

Nga

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri i ka dhënë një leksion të fortë kryeministrit Edi Rama në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjë qeveria, që vendi të mos bjerë në humnerë financiare.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri rendit tre pika që sipas tij duhet të zbatohen urgjent nga qeveria.

“Tani duhen para
1- Bej amnistine sa me shpejte.
Me 3 apo 5 per qind vendose sa te duash, vetem beje tani. Se do te duhet per ate qe vjen me vone.

2- Hap kumarin se po te ikin parate jashte dhe spo merr asgje ne buxhet. Hape me kushte te forta. Licenca 10 milione dollare, kufizim strikt numrit te pikave pa mundesi per blerje pikash brenda licences, taksim super i rende, kufizim per shumat qe luhen.

LEXO EDHE:  640 milion euro të ardhura nga vizitorët e huaj

LEXO EDHE:  Jakaj: Ulja e pragut të TVSH-së, rrit informalitetin

3- Shiko masa one-off per te nxjerr para se do kete tmerr perpara.”-shkruan Klodian Tomorri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE