Connect with Us

Për shqiptarët këtej dhe andej

Opinione

Për shqiptarët këtej dhe andej

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja

Aty pak më parë po ndiqja paralel lajmet mbi këtë Coronavirusin a fatkeqësinë globale. Them paralel pasi si pjesa dërrmuese e emigrantëve kur shtypim pultin gishti shkon tek kanalet e Shqipërisë.

Megjithëse e ndjejmë peshën ndërgjegjes karshi vendit ku jetojmë dhe rrisim fëmijët, prapë gishti shkon tek ato të Shqipërisë. Vura re një gazetare të lodhur duke raportuar rezultatet e fundit, shifra ishin 3 më shumë nga dita e djeshme. Nuk e kuptova se përse gazetarja dukej kaq e zymtë, pasi numri 3 në raport me përqindjet është gati i papërfillshëm. Ndërkohë që sipas lajmeve më të fundit të një nga Webeve më zë këtu tek unë si Miami Herald, në raport me ditën e djeshme shifrat janë gati trefishuar.

Kjo po që është alarmante dhe me të drejtë mund të të zymtojë fytyrën. Ndërkaq me shqiptarët e Kosovës, jo kosovarët, ka një shpërfillje për shkak të një lufte politike tepër absurde midis dy liderëve të koalicionit qeverisës. Kësisoj shqiptarët e Kosovës protestuan mbrëmë në një mënyrë origjinale duke rrahur nga dritarja enët e kuzhinës. Nuk ka gjë më të shpifur se sa blofet politike sidomos në kohë të tilla, për më tepër për një qeveri në shtetin më të ri dhe më me pa përvojë siç edhe është Kosova jonë. Kurrë nuk kam ndjerë përbuzje më të madhe se sa kësaj radhe kur mbarë globi është gozhduar në çështjen e mbijetesës.

Mbase Prishtina është infektuar keq nga tradita bajate e Tiranës zyrtare, ndërkohë që filluam të shikonim andej me fijen e shpresës se më në fund ne shqiptarët po nxjerrim shtetarë të zot. Në Shqipërinë amë mendësia e meritës puplon ekranet dhe webet, ku sidomos të majtët po përpiqen të shesin si strateg Edi Ramën që me masat e marra si ndalim qarkullimi apo 7 pikat e financimit mbi pagat dhe të tjera problematika financiare. Dhe ne si shoqëri një pjesë e ndjeshme e saj e kemi tmerrësisht të vështirë të themi një herë të vetme bravo. Nuk e bëjmë dot kurrë për pushtetin tonë…, kjo rrjedh nga kultura e zerimit, që ai që vjen prish gjithçka vetëm e vetëm ta filloj nga vetja, madje t’i bëj dhe vetes lapidar a piramidë. Ju kujtohet besoj se kur ndërtohej rruga e kombit, çfarë nuk bëri Edi Rama për ta denigruar.

Thuaji bravo edhe pse është plot cinizëm kur përdorë shprehje të presidentëve të Amerikës në lidhje me dëshirën për të mos qënë aty ky është. Eshtë hajvan shqiptar i radhës kur thotë që ja ka dorëzuar planin Erdoganit nëse ndodh katastrofa, por thuajini bravo dhe mbajani mend se koha fluturon. Eshtë cinik klasik dhe absurd por thuaji bravo se nuk është për kokën tuaj, por për zemrat e njerëzve të çoroditur dhe me të drejtë. Eshtë një situatë e tillë ku veç dy tipare duhet të dominojnë, poziviteti dhe besimi. Thuaji bravo edhe me krahasimet bajate me kombëtaren e futbollit se luan vetëm një pjesë, se si nuk luan të dytën etj., janë idiotizma sepse sporti nuk bëhet me fjalë por me infrastrukturë. Por le të mjaftohemi me dashurinë tonë për kombëtaren me xhamadanin kuq e zi. Ata na kanë futur në Europë, si këta të Shqipërisë ashtu dhe ata në Kosovë. Kurse politika na ka bërë herë pashallëk të Turqisë, herë të Serbisë dhe herë të Moskës a Pekinit.

Mua ajo që më trishton në raport me shoqëritë, krahasimi me Amerikën. Në fakt del këtu edhe presidenti, po del për pak dhe sqarimet mbi planet dhe masat e marra i bëjnë specialistët. Por krahasimi nuk ka se si bëhen, është tjetër Amerika. Ka mahnitur edhe opinionistët tanë me radhët e saj, ka mahnitur dhe deputetët që me inat po japin gjysmën e rrogës. Megjithëse nuk e kanë për asgjë ta japin të gjithën, aty kanë ardhur për pordhë jo për të bërë punë të dobishme. Vetëm në Shqipërinë tonë këtej dhe andej kufirit tregohen diçka speciale, një veprim social si mahnitje e munguar në vendin e tyre. Dhe i vërsulen atyre që shesin limona. Në fakt janë një tërësi aktorësh që sjellin radhën me rregull, nuk janë vetëm ata që mbajnë radhën. Janë edhe ata nëpër studio që janë të hapur, kontribuues, janë edhe ata që shesin, vendosin tabelën tek dera dhe nga një pako me ujë për shtëpi. Janë edhe politikanët që flasin njerëzishëm dhe u skuqet faqja.

Dhe mbi të gjitha, shoqëria flet nën përemrin ne. Këtij vitaliteti duhet t’i qasemi edhe ne si shoqëri pikërisht në këto raste kaq dramatike. Dhe unë mendoj se deri diku ne ja kemi arritur, të paktën nga numrat që shohim. A ka ndikuar izolimi, sigurisht që po. Ndryshe shifrat do ishin alarmante.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

Publikuar

-

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

Fizikisht vetëm një herë e kam takuar në ecejaken e mbrëmjes te Pedonalja e Tiranës dhe ia thashë pa teklif e pa turp:

-Burrit ndryshoi berberin dhe garderobën në mënyrë emergjente dhe urgjente!
Për Aurelën po flas, Aurela Bashën, gruan e kryeopozitarit Lulzim i cili po avitet prej 7 vitesh të vijë në pushtet por duket se pushteti po i largohet edhe për arsye estetike.
Nëse e vini re me kujdes si qethet e si vishet Lulzim Basha, nuk ndihet re as një lloj progresi e as një lloj atashimi me tendenca mode e madje nuk ka as më të voglin stil të tij unik. Përballë ka Edi Ramën që ka eksperimentuar pa fund duke rënë jo vetëm në sy, jo vetëm duke larguar vëmendje nga hallet e përditshme por duke u bërë edhe inspirues apo kopjues nga të tretët.

Të dy janë lindur e rritur në kryeqytet, janë të gjatë, të jetuar prej vitesh në Perëndim e të kthyer sërish në Tiranë. Nuk u mungon paraja e as mundësia e blerjes së rrobave të mira, të shtrenjta e të rehatshme por stonojnë nga njëri-tjetri. Edi Rama pa flokë por të paktën kuron mjekrën dhe tullacllëkun e tij, Lulzim Basha me flokë plot por qethet tipikisht si ata nxënësit e dalluar që ulen në bangën e parë dhe riprodhojnë mësimin përmendësh. Edi Rama u rri mbi kokë rrobaqepësve për teshat e tij, Lulit edhe kanatieret dhe benevreket ia blen gruaja. Nuk ka liri në dizajnimin stilor të Lulit por ka një imponim të rrezikshëm bashkëshortor i sforcuar dhe demode. Edi Rama e mbulon bukur defektin në të ecur, Luli e zbulon keq e mos më keq.

LEXO EDHE:  Drogë dhe mijëra euro/ Arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Të jemi koshientë, stili dhe sqima e një lideri i shton bonuse kauzës së tij për pushtet dhe madje josh elektorat të dyzuar. Unë nuk e di ku ia blen gruaja rrobat Lul Bashës por thjesht imagjinoj sikur një ditë fushate elektorale Luli të kopjonte Edi Ramën e media ti publikonte foto pa brekë në ndonjë plazh nudistësh, çfarë do bënin militanët demokratë:
Do hidhnin fletët në kutitë e votimit apo me ato fletë do mbulonin nudizmin pa apel seksual të kryetarit të tyre?

Eh mor miq, atëhere do justifikohej opozita si gjithnjë, nuk morrëm pjesë në votime se na vjedhin votat!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Publikuar

-

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata, të cilët po pranonin një e nga një mandatin në listën vijuese të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Madje edhe i kam paralajmëruar atëherë sharësit me pagesë ose jo, që të mos nxitoheshin duke i fyer dhe degjeneruar deputetët e rinj, se në dorën e tyre do të përfundonin shumë shpejt.

Por nuk e kisha menduar kurrë se “pendesa” do të ishte kaq e thellë dhe kaq qesharake.
Dhe ja ku jemi sot. Ata nuk janë më dallkaukë, sharlatanë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, injorantë, të paqenë, të pabesë, tradhëtarë, gafaxhinj, të shitur, e plot epitete të tjera poshtëruese si këto.

Madje, ata nuk janë as ilegjitimë, siç deklaronte solemnisht, jo vetëm Ilir Meta, që njihte vetëm 82 deputetë të parlamentit shqiptar, sepse të tjerët nuk i quante. Por paskan qenë vërtetë burra dhe gra të nderuara, që nuk i paskemi njohur më parë, se ashtu ishte një punë.

Dhe ja tani ata u shfaqën para nesh madhështorë. Sot kuptuam dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe integrimin europian, e cila nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur, përveçse të jesh dakord dhe të votosh në parlament marrëveshjen e Damianin me Oerdin, për të mos e trazuar fekalen politike, por për ta lënë siç ishte. Dhe ata pikërisht këtë bënë sot, në këtë ditë historike, ndaj edhe e meritojnë respektin dhe admirimin e gjithë popullit.

Por puna është se nuk dimë kë të urojmë më parë; “të sharët me libër shtëpie”, të cilët u kthyen trimfues tek partitë, që i hodhën në rrugë para një viti, apo këto të fundit, që u rikthyen sot në parlament me bisht ndër shalë përmes tradhëtarëve të djeshëm.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kombinati”/ Hetim sekteve okulte, jo diskriminimit të komuniteteve fetare

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Arben Ramkaj

Ngjarja e tmerrshme e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë pak ditë më parë, i tronditi shqiptarët por jo vetëm. Dukuria e vetëvrasjes në vendin tonë është mjerisht shumë e përhapur dhe vjen kryesisht si pasojë e problemeve të rënda socio-ekonomike, apo problemeve mendore të patrajtuara si pasojë e stigmës të fortë që ka shoqëria jonë ndaj personave me shqetësime të tilla.

Dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë që ka pasur vetëvrasje të dyshuara si të nxitura nga sekte apo kulte të caktuara, mbi veprimtarinë e të cilëve shteti shqiptar nuk ka qenë gjithmonë vigjilent. Por ngjarja e 3 korrikut i kalon kufijtë e imagjinatës.
Anisa Josifi, u vetëflijua disa muaj më parë përmes refuzimit disa-javor të ushqimit. E ëma Zhaneta dhe e motra Blerta, nisën të njëjtin ritual makabër, duke besuar dhe shpresuar se sakrifica e tyre do ta ringjallte Anisën e ndjerë.

Në fund, tragjedia e pritshme kurseu vetëm Blertën dhe kjo pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të sinjalizuara nga të afër

Dr. Arben Ramkaj

mit dhe fqinjët. Ngjarja u shoqërua me raportime të sakta por edhe spekulime, me sulme në mediat sociale ndaj besimeve fetare në përgjithësi apo rrymave të caktuara në veçanti.
Menjëherë, drejtues të komuniteteve kryesore fetare në vend, u distancuan nga ky akt, duke u shprehur se në asnjë rresht apo fjalë të librave të shenjtë, Kur’anit dhe Biblës, nuk nxitet vetëvrasja, dhe as premtohet ringjallja fizike e atyre që largohen nga kjo botë.
Hetimet intensive mbi këtë çështje, të bazuara në dëshmi të shumta ende të mjegullta, kanë gjurmuar praninë e ndikimit të një sekti mbi ritualin makabër që ndërmorën anëtarët e familjes Josifi. Dhe fakti që në botë ka sekte apo kulte të errëta, që shtrembërojnë shkrimet e shenjta, apo iu kundërvihen haptazi atyre, predikojnë vetëvrasjen e ndjekësve të tyre, në formën e ritualeve të lashta pagane të flijimit apo vetë-flijimit, nuk duhet të habisë askënd.

Tmerret që kanë prodhuar sekte të tilla janë të panumërta.

Në marsin e vitit 1997, 39 anëtarë të “Portës së Qiellit”, një kult i krijuar në fillim të viteve 1970, të veshur me rroba të errëta, pinë nga një grusht me qetësues dhe vendosën secili në kokë qese plastike. Ishte një nga vetëvrasjet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Por rekordin më të zi e mban Xhim Xhons me kultin e tij “Tempulli i Popullit”, të krijuar në vitet 1970 në SHBA. Pas problemeve me ligjin në SHBA, ai u tërhoq me ndjekësit e tij në xhunglën e Guajanës në Amerikën e Jugut, ku ndërtoi një mini-qytezë.

Edhe atje nuk gjeti paqe. Pas denoncimeve për dhunë dhe abuzime seksuale, qeveria amerikane vendosi të ndërhyjë. Por Xhons urdhëroi vrasjen e një kongresmeni dhe shoqëruesve të tij që kishin shkuar për një inspektim në kampin e tij, dhe më pas çoi 918 njerëz drejt vetëvrasjes kolektive, përfshirë vetën. Ishte 18 nëntori i vitit 1978.
Fjala ‘kult’ përkufizohet në përgjithësi si një sistem apo një grupim njerëzish që kanë një përkushtim të tepruar ndaj një figure, objekti ose sistemi besimi, zakonisht pas një lideri karizmatik.

Dekadat e fundit, ky term lidhet zakonisht me sektet fetare jo tradicionale që marrin pjesë në praktika dhe akte të këqija, deri në ekstreme. Një nga tiparet kryesore që kanë vënë re studiuesit tek sektet, është se ato kanë prirjen të kenë në krye një udhëheqës të cilin grupi e ndjek me një besim të padiskutueshëm.

shumë kulte fetare, pasuesve u thuhet se udhëheqësi ose themeluesi ka gjithmonë të drejtë. Ata që bëjnë pyetje, nxisin ndonjë kundërshtim të mundshëm, ose sillen në çfarëdolloj mënyre që vë në dyshim besnikërinë e tyre, shpesh ndëshkohen.
Shpesh, edhe për ata që janë jashtë kultit, dhe që shkaktojnë probleme për udhëheqësit, mund të viktimizohen, dhe në disa raste, ndëshkimi është vdekjeprurës. Udhëheqësi i kultit shpesh beson se ai është i veçantë ose madje hyjnor në një farë mënyre.
Kulti dallon edhe nga taktikat mashtruese të rekrutimit. Anëtarëve potencialë u premtohet se do t’u ofrohet diçka që e nuk kanë në jetën e tyre aktuale. Për shkak se liderët përzgjedhin ata që janë karaktere psikologjikisht të brishtë dhe të cënueshëm, nuk është e vështirë bindja e tyre se anëtarësimi në grup do ta bëjë disi më të mirë jetën e tyre.

LEXO EDHE:  Drogë dhe mijëra euro/ Arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Dhe ky identikit përputhet nga analizat e deritanishme të ekspertëve mbi Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi. Kultet zakonisht i izolojnë anëtarët nga familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre jashtë grupit. Anëtarët mësohen që në fillim që miqtë e tyre të vetëm të vërtetë – dhe familja e tyre e vërtetë – janë ndjekësit e tjerë të kultit.
Kjo i jep mundësinë udhëheqësve të kultit t’i izolojnë pjesëmarrësit nga ata që mund të përpiqen t’i nxjerrin nga tutela ku janë futur. Dhe po sipas dëshmive të familjarëve të afërt, viktimat ishin distancuar radikalisht nga fisi i tyre, duke refuzuar t’i takojnë apo t’u hapin derën. Pas shembjes së diktaturës, Shqipëria ri-lejoi praktikimin e besimit fetar. Dhe që në fillim të viteve 1990 në vend vërshuan shumë organizata e sekte fetare. Shumë prej tyre, pretendonin se e bazonin veprimtarinë e tyre në restaurimin e besimeve fetare tradicionale, por në mënyrën e tyre.

Dhe pikërisht këtu lindën edhe problemet. Shqipëria ka kaluar në këto 3 dekada trauma të rënda, dhe Komiteti Kombëtar i Kulteve, pavarësisht një hovi të madh cilësor në punën e tij mbikëqyrëse vitet e fundit, nuk ka pasur mundësinë të vëzhgojë gjatë gjithë kohës dhe më imtësi strukturën, ideologjinë, veprimtarinë e këtyre organizatave. Si vendi që për 23 vite u shpall me kushtetutë i vetmi shtet ateist në botë, Shqipëria mund të jetë disi e kompleksuar nga fakti se çdo sanksion ndaj një organizate të caktuar fetare, mund të perceptohet si rikthim i represionit anti-fetar. Por nga ana tjetër kjo tolerancë deri në nivele apatie, po shkakton siç po shohim drama të mëdha. Sot nuk ka asnjë studim konkret gjithëpërfshirës se çfarë predikojnë këto organizata, çfarë raporti kanë ato me shtetin shqiptar dhe konkretisht me Komitetin e Kulteve.

Në kontrast të plotë, 5 besimet fetare zyrtare në Shqipëri, myslimane, katolike, ortodokse, bektashiane dhe ungjillorët, kanë një marrëdhënie të hapur dhe shumë bashkëpunuese me organet shtetërore.

Nga ana tjetër unë e ritheksoj këtu qëndrimin e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar, të cilën kam nderin ta drejtoj, se mediat duhet t’i raportojnë ngjarje të tilla me standartet e kodit të etikës, dhe të kenë ndërkohë vetëpërmbajtje për të mos diskriminuar komunitetet fetare, me etiketime që cënojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar.

Ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike kanë nevojë që të trajtohen nga institucionet shtetërore, njerëzit me profil publik, por edhe nga kompanitë mediatike me seriozitet, dhe në respektimin të lirisë së besimit të çdokujt. Por sigurisht ngjarja e Kombinatit, duhet të jetë një këmbanë alarmi për strukturat shtetërore, por mbi të gjitha për shoqërinë në përgjithësi, që gjithsecili të jetë syçelët dhe të mos bjerë pre e sekteve të tilla, që jo vetëm nuk ofrojnë realisht asgjë, por mund t’ju marrin gjënë më të shtrenjtë, jetën tuaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE