Connect with Us

“Një gënjeshtër e rrezikshme”/ PD reagon për videon e publikuar nga Rama

Politikë

“Një gënjeshtër e rrezikshme”/ PD reagon për videon e publikuar nga Rama

Publikuar

-

PD ultimatum Ramës/ Prano hapjen 100% të listave dhe tërhiq amendamentin për koalicionet!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video të filmuar në Spanjë sipas tij, ku efektivët e policisë dhunojnë qytetarët që nuk i binden urdhërit për të qëndruar brenda me shkop gome.

Lidhur me këtë video ka reaguar dhe Partia Demokratike, ndërsa shkruan se kryeministri Rama është burim kryesor paniku.

Sipas tyre dhunën policore kundër opozitës në Algjeri, Rama ia prezanton si masa të Spanjës për të luftuar COVID-19, qytetarëve shqiptarë.

“Sot Edi Rama ka shpërndarë një gënjeshtër të rrezikshme për t’i trembur edhe më shumë qytetarët e Shqipërisë. Video e shpërndarë nga Edi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook është mashtrim, sepse ajo është shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri dhe jo nga situata e virusit në Spanjë.

Në Spanjë situata është e rënduar, por një shtet demokratik i Bashkimit Europian nuk vepron kurrë me dhunë ndaj shtetasve të vet, siç gënjen dhe mashtron Edi Rama. Ai është sot burimi kryesor i panikut dhe pasigurisë në Shqipëri.

I gjendur i papërgatitur, pa ide dhe në majë të një qeverie të kalbur nga skandalet dhe korrupsioni, ai ka dështuar të qetësojë dhe të kompensojë njerëzit, si dhe të menaxhojë një karantinë të efektshme.

Paraditei detyron qytetarët të dynden në dyqane, në drekë i terrorizon me video nga protestat antiqeveritare kundër regjimit autoritar në Algjeri, duke e shitur atë si dhunë që ndodh rëndom në Bashkimin Europian. Kjo është papërgjegjshmëri.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të dalë nga shtëpia dhe të bëjë detyrën, t’u japë fund mesazheve që përhapin panik tek qytetarët dhe të përqendrojë të gjithë vëmendjen e tij tek detyrat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të zgjidhur krizën social-ekonomike që ka krijuar situata.

Partia Demokratike i bën edhe njëherë apel të fortë çdo qytetari të ndjekin me seriozitet dhe përgjegjshmëri masat e kufizimit të lëvizjes dhe distancimit social. Zbatimi rigoroz i këtyre masave është me rëndësi JETIKE për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë më të dashur.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË Sot Edi Rama ka shpërndarë një gënjeshtër të rrezikshme për t’i trembur edhe më shumë qytetarët e Shqipërisë. Video e shpërndarë nga Edi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook është mashtrim, sepse ajo është shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri dhe jo nga situata e virusit në Spanjë. Në Spanjë situata është e rënduar, por një shtet demokratik i Bashkimit Europian nuk vepron kurrë me dhunë ndaj shtetasve të vet, siç gënjen dhe mashtron Edi Rama. Ai është sot burimi kryesor i panikut dhe pasigurisë në Shqipëri. I gjendur i papërgatitur, pa ide dhe në majë të një qeverie të kalbur nga skandalet dhe korrupsioni, ai ka dështuar të qetësojë dhe të kompensojë njerëzit, si dhe të menaxhojë një karantinë të efektshme. Paraditei detyron qytetarët të dynden në dyqane, në drekë i terrorizon me video nga protestat antiqeveritare kundër regjimit autoritar në Algjeri, duke e shitur atë si dhunë që ndodh rëndom në Bashkimin Europian. Kjo është papërgjegjshmëri. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të dalë nga shtëpia dhe të bëjë detyrën, t’u japë fund mesazheve që përhapin panik tek qytetarët dhe të përqendrojë të gjithë vëmendjen e tij tek detyrat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të zgjidhur krizën social-ekonomike që ka krijuar situata.Partia Demokratike i bën edhe njëherë apel të fortë çdo qytetari të ndjekin me seriozitet dhe përgjegjshmëri masat e kufizimit të lëvizjes dhe distancimit social. Zbatimi rigoroz i këtyre masave është me rëndësi JETIKE për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë më të dashur.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Samstag, 21. März 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Ben

    21 Mars, 2020 at 7:51 pm

    Parimisht kete here PD-ja,ka te drejte,por Rama ra viktime e qytetarit digital,dhe kerkoi ndjese,por si i bohet me Salen,qe i ben me qellim,dhe nuk kerkon falje kurre.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata kaotike në kufi me Greqinë/ CNA zgjon nga gjumi Lulin

Publikuar

-

Nga

PD nuk hapet, listat hapen

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha pas shkrimit të CNA.al ku i bëhej thirrje të zgjohej e të reagonte për situatën në pikat kufitare me Greqinë.

Pak më herë CNA.al shkroi se edhe pse prej katër ditësh qindra qytetarë vuajnë pritjet e gjata në Kakavijë dhe Kapshticë, nga ana e kreut të opozitës nuk kishte patur asnjë reagim.

LEXO EDHE:  “Do shajnë virusin nga motra”/ Rama mbështet vlonjatët: Bëjeni nga ballkoni

LEXO EDHE:  Akuzat e forta ndaj Agim Kajmakut/ PD: Edi Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin

Siç duket, Luli është ndjekës i rregullt i CNA.al dhe menjëherë pas shkrimit reagoi me shpejtësinë e erës.



Përmes një postimi në Twitter ai shpërndau deklaratën e zyrës së shtypit të PD, e cila ka disa orë që ka reaguar. “Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar”, shkruan Basha bashkëngjitur deklaratës së PD.

Luli zgjohu!/ Në kufi me Greqinë po bëhet nami

LEXO TE PLOTE

Politikë

Luli zgjohu!/ Në kufi me Greqinë po bëhet nami

Publikuar

-

Nga

Prej disa ditësh në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës paraqitet një situatë tejet e rënduar për shkak të numrit të madh të automjeteve që presin në radhë për të kaluar kufirn.

Në të dyja pikat kufitare situata është kaotike pasi qindra qytetarë presin prej ditësh për tu futur në territorin grek, ndërsa puna nga ana e palës greke vijon me ritme të ngadalta për shkak të kryerjes së tamponit për çdo qytetar.

Pas gjithë kësaj situate, e cila është tema kryesore e ditëve të fundit, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Nuk ka kryetar opozitë në botë që kur ka situata emergjencash dhe qytetarët kanë hall, të mos ketë asnjë reagim. Pra vendi digjet, Luli si gjithmonë krihet!

Kjo situatë alarmante me radhë të gjata pritje, fëmijë e pleq me orë të tëra në diell, vjen jo vetëm për shkak të përgjegjësisë të palës greke, deri diku edhe të papërgjegjshmërisë së qytetarëve, edhe mosangazhimit të qeverisë.



Por, është i turpshëm fakti sesi Lulzim Basha nuk ka lëvizur as gishtin. Po të hedhim një sy në faqen e Facebook-ut të tij, postimin e fundit e ka dje, dhe sërish nuk ka folur për Kakavijën por për pandeminë. Një postim tjetër e ka para katër ditësh. Pra Luli ka katër ditë ka vetëm dy postime një për pandeminë dhe një tjetër kur ka qenë për vizitë në Manzë.
Ndërkohë shqiptarët vuajnë në temperatura të larta me familjet e tyre, me fëmijë të vegjël për shkak të vendimeve të marra për shkak të Covid.

LEXO EDHE:  Presioni i qeverisë ndaj bluzave të bardha para Vitit të Ri/ Keni 5 ditë kohë…

LEXO EDHE:  Basha në panik/ Zbulohet sms-ja për strukturat

Një opozitë e përgjegjshme duhet të reagojë, të reflektojë, të gjendet pranë këtyre qytetarëve që po vuajnë prej ditësh.
Kur do zgjohet Lulzim Basha? Nuk ka kohë dhe mundësi kreu i opozitës të shkruajë dy rreshta për shqiptarët?
Apo mos ndoshta ndodhet me pushime në ishujt ekzotikë dhe nuk e di se çfarë po ndodh?

Pak më parë, zyra e shtypit e PD, reagoi lidhur me situatën por nga vetë kryetari i Partisë nuk ka pasur asnjë lloj reagimi. Siç duket Luli po nxihet në ishujt ekzotikë , e mbase s’ e gjëjnë dot derisa të hapë telefonin të cilin e mban mbyllur pasi fle në drekë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video tek spitalet Covid/ Vokshi i përgjigjet Ballës: Mund të shani e mallkoni gjithë ditën…

Publikuar

-

Nga

Video tek spitalet Covid/ Vokshi i përgjigjet Ballës: Mund të shani e mallkoni gjithë ditën…

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi, i është përgjigjur kreut të grupit të PS, Taulant Balla, pasi kërkoi hetim për videon e publikuar nga Oriola Pampuri.

Në video jepeshin dëshmi të qytetarëve para spitaleve Covid, që thonin se i kanë paguar vetë të gjitha për të infektuarit me koronavirus, që nga ushqimet e deri te respiratorët.

Me tone të ashpra, Vokshi thekson se ‘Edi Rama dhe surrogati i tij Taulant Balla mund të shajnë e mallkojnë gjithë ditën, por nuk e ndalojnë dot opozitën dhe qytetarët të ngrenë zërin kundër braktisjes dhe padrejtësive të qeverisë’.

“Taulant Balla ka shpërndarë sot një fletërrufe të shkruar nga Edi Rama kundër opozitës dhe me gjuhë urrejtje kundër koleges Orjola Pampuri vetëm pse ajo përballi me fakte të vërtetën e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.



Është fakt që Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë.
Është fakt që Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore.

LEXO EDHE:  Bashkimi i kontributeve/ Berisha: Disa hapa janë bërë, besoj…

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Reflektimi i Edi Ramës për misionin e tij

Është fakt se Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja. Është fakt se propaganda shfaq spitale si në Zvicër, ndërsa qytetarët blejnë edhe respiratorë.

Edi Rama dhe surrogati i tij Taulant Balla mund të shajnë e mallkojnë gjithë ditën, por nuk e ndalojnë dot opozitën dhe qytetarët të ngrenë zërin kundër braktisjes dhe padrejtësive të qeverisë.

Shqipëria është sot një zonë e kuqe COVID dhe i izoluar nga Europa, sepse qeveria e Taulant Ballës kishte prioritet vjedhjen me tendera sekretë, jo bërjen e testimeve masive dhe marrjen e masave të tjera për mospërhapjen e virusit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE