Connect with Us

MSH jep informacion për personat në karantinën e Konvalishencës/ Kura për dy të shëruarit nga Covid-19

Sociale

MSH jep informacion për personat në karantinën e Konvalishencës/ Kura për dy të shëruarit nga Covid-19

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot informacion në lidhje me dy personat në karantinën shtetërore të lokalizuar në Konvaleshencë.

Sipas MSH, bëhet fjalë për dy persona që nuk kanë rezultuar pozitiv, por janë karantinuar pasi kanë qenë kontakte të ngushta me të infektuar.

“Në karantinën shtetërore janë persona e kontaktit të ngushtë. Ato që janë në karantinë nuk janë pozitiv, por po ndiqen dhe po monitorohen sipas protokollit”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike kurën e përdorur për dy pacientët e shëruar dhe që tashmë kanë lënë spitalin.

LEXO EDHE:  Recetë 6000 vjeçare për shërimin e shumë sëmundjeve

“Ministria  e Shëndetësisë ka siguruar medikamente bazë, duke u mbështetur në protokollin e hartuar nga shërbimi i sëmundjeve infektive në QSUT. Terapia mbështetet në protokollin klinik, mbështetet në medikamentet që trajtojnë shenjat klinike, simptomatike si dhe preparatet anti-viral. Personat që kanë lënë spitalin do të ndjekin masën e vetëkarantinimit duke respektuar etiketën respiratore për 14 ditë dhe higjienën personale”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shkon në 76 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 76.

Specialistja pranë ISHP-së, Eugena Tomini në një komunikim publik tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, duke e çuar kështu në total numrin e personave të prekur në 76.

“Rikuperohen dy pacientë, kontakte të pacienti zero. Pas daljes nga spitali duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Vijon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara positive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:

– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive

– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.

Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:

-Tiranë 55 qytetarë

-Durrës 5 qytetarë

-Lushnje 2 qytetarë

-Elbasan 2 qytetarë

-Fier 8 qytetarë

-Rrogozhinë 2 qytetarë

-Kavajë 2 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar.

4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

LEXO EDHE:  Berisha denoncon paaftësinë e qeverisë/ Bëri “sehir” 2 muaj për COVID-19

LEXO EDHE:  Shkencëtarët japin shpresë  HIV-AIDS/Zbulohet strategjia e kurës së re

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Mënyra e vetme për ta ndërprerë këtë zinxhir është që qytetarët të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale I drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.”-tha Tomini.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tërmeti i fortë pas mesnate/ Sizmiologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend për shqetësim

Publikuar

-

Nga

Në mesnatë Greqia u godit nga dy tërmete të forta, me magnitudë 4.2 dhe 5.6 të shkallës rihter, lëkundje të cilat u ndjenë dhe në vendin tonë.

Duke marrë shkas nga situate e krijuar nga COVID-19 dhe për shkak të panikut dhe nga tërmetet e nëntorit të vitit të kaluar, sizmiologu Llambro Duni qetëson qytetarët.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ sizmiologu Duni deklaron se nuk ka vend për shqetësim. Ai theksoi se vijojnë pasgoditjet e tërmetit të nëntorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Telekom Albania: 50% me shume internet dhe masa per COVID-19

Publikuar

-

Nga

Situata kritike në të cilën ndodhemi nuk e ka ndalur aspak funksionimin optimal të rrjetit tonë, i cili vazhdon të performojë me cilësinë më të lartë. Ruajtja e kësaj performance dhe vazhdueshmëria e këtij shërbimi jetësor në këto momente mbetet fokusi ynë kryesor.

Telekom e mirëkupton dëshirën për të komunikuar me njeri-tjetrin dhe për t’u informuar, pradaj ofron 50% më shumë INTERNET për të gjitha paketat me parapagesë dhe planet individuale me kontratë.

Për të gjitha paketat që aktivizohen nga sot deri në datën 30 Prill 2020, planet me parapagesë do të kenë +50% volum më të lartë të internetit.

Siguria është primare, nëse zgjidhni të rimbushni dhe aktivizoni paketat nga shtëpia përmes My Telekom, me cdo kartë bankare në treg, përfitoni edhe 3GB dhuratë + 100 lekë bonus në rimbushje.

Përsa i përket asaj që të gjithë duam, internetit, paketat e reja përmbushin kërkesat e shtuara të abonentëve. Vizitoni faqen online për të pare ofertat e internetit për secilën  paketë.

Abonentët me kontratë individuale UP dhe SMART, përfitojnë +50% të volumit të planit si bonus mujor, ndërsa klientët që i bashkohen këtyre planeve, e përfitojnë bonusin brenda 24 orëve.

Për të lehtësuar sa më shumë pasojat e mbylljes së shkollave për shkak të COVID-19, Telekom i ofron të gjithë abonentëve të aksesojnë kanalet edukative RTSH SHKOLLË nga aplikacioni RTSH TANI falas, pa shpenzuar MB nga llogaria e tyre.

LEXO EDHE:  Berisha denoncon paaftësinë e qeverisë/ Bëri “sehir” 2 muaj për COVID-19

LEXO EDHE:  Dyshohej se ishin prekur nga koronavirusi/ Del përgjigja për pesë rastet e reja

Gjithashtu, Telekom mirëpret të gjitha institucionet e tjera te edukimit, private apo publike, të kontaktojnë në [email protected] për të mundësuar trafikun e platformave të tyre edukative falas tek abonentët tanë.

Të vetëdijësuar për rëndësinë e pa diskutueshme të distancimit social dhe të masave për t’u mbrojtur ndaj përhapjes së virusit, Telekom Albania ka ndërmarrë një seri veprimesh:

-Të gjithë dyqanet Telekom dizinfektohen rregullisht dhe janë në shërbimin e klientëve brenda orareve të lejuara të qarkullimit.

– Kanalet tona ONLINE nga  www.telekom.com.al  dhe My Telekom, mundësojnë çdo shërbim nga komoditeti dhe siguria që ofron shtëpia.

-Shërbimi ynë i kujdesit ndaj klientit është në dispozicion 24/7 në të gjitha kanalet.

– Stafi ynë teknik dhe i rrjetit është i mobilizuar për mbajtjen maksimale të cilësisë.

-79% e stafit punojnë nga siguria e shtëpisë, duke kryer cdo funksion përmes rrjetit virtual privat.

Jemi më pranë klientëve edhe përmes kanaleve alternative për rimbushje dhe karta rimbushëse si:

o   Rrjeti i dyqaneve Ecomarket + mundësi porosie nga shtëpia të kartave rimbushëse

o   Rrjeti i pikave Western Union

o   Aplikacioni Easypay

o   Mpay

o   Pikat e karburantit Shmel- Kastrati

o   Posta Shqiptare

Urojmë të gëzoni shëndet të plotë, të qëndroni të sigurt duke respektuar të gjitha masat e ndërmarra. Këto janë çastet që na lidhin, dhe të gjithë së bashku, në distancë, do t’ia dalim!/ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE