Connect with Us

Mjeku mesazh të fortë qytetarëve/ Tregon si shmangen pasojat nga Covid për të sëmurët kardiakë

Lajme

Mjeku mesazh të fortë qytetarëve/ Tregon si shmangen pasojat nga Covid për të sëmurët kardiakë

Publikuar

-

Mjeku kardiolog në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Meriton Siqeca, ka folur për koronavirusin i cili ka infektuar deri më tani 76 raste sipas shifrave të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjeku i kërkon qytetarëve të qëndrojnë të izoluar, pasi kështu ndihmojnë veten dhe stafin mjekësor, ndërsa pretendon se izolimi e redukton me 80 për qind përhapjen e virusit.

Doktori ka treguar në një intervistë për gazetën Dita se sa të rrezikuar janë pacientët që vuajnë nga zemra.

“Nga pikëpamja e zemrës, nuk është parë që virusi të jetë i lidhur me shfaqjen e sëmundjes koronare akute. Megjithatë, nga të dhënat e marra nga qendra të ndryshme spitalore në botë, gjatë kësaj kohe, është lidhur bashkekzistenca e CoVid-19 me miokarditin (inflamacion i muskulit të zemrës). Megjithatë, më duhet të theksoj se janë edhe shumë viruse të tjerë që mund të shkaktojnë miokarditin dhe, në këtë aspekt, edhe ky virus nuk del jashtë të zakonshmes. Ndërsa, sa u përket pacientëve me sëmundje kronike të zemrës (pamjaftueshmëri e zemrës – insuficiencë kardiake), ky virus është sjellur në mënyrë agresive pikërisht te këta individë që, përveç moshës, kanë edhe sëmundje të tjera kronike, të zemrës, por edhe të sistemeve organore të tjera”, deklaron ai, ndërsa tregon se kujdesi duhet të përqendrohet në masat e përgjithshme, si dhe masat apo këshillat higjieno-dietetike.

Ndërkohë për dyndjen e njerëzve në rrugë e supermarkete, Siqeca thotë se nuk është dakord me daljen në masë.

“Na takon të gjithëve të bëjmë pjesën tonë në këtë pandemi. Rekomandimi numër 1 në nivel botëror është të shmanget kontakti masiv ndërmjet njerëzve, sepse është parë që vetëm një masë e tillë, kaq e thjeshtë, që është në dorë të secilit nga ne, e ul me 80% mundësinë e shpërhapjes së virusit. Kjo nuk është për të ndjellë panik, përkundrazi, kjo është një informatë dhe, mbi të gjitha, i mëshoj fuqishëm, sepse këtë fuqi e kemi të gjithë pa dallim. Do të rekomandoja që, sikurse unë apo edhe të tjerë, të bëjnë furnizime ushqimore dhe farmaceutike më afatgjata dhe në asnjë mënyrë në mënyrë të përditshme. Duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë që me sipërmarrje kaq të thjeshta kemi mundësinë t’u zgjasim jetën më të dashurve tonë”, nënvizon ai.

Për infektimin e disa mjekëve në Spitalin ku ai punon, Siqeca thotë se vatër janë bërë pacientët.

“Disa pacientë janë pranuar në spital në bazë të sëmundjes kronike të akutizuar, që u ka shfaqur probleme në një moment të caktuar. Këta pacientë janë shtruar në pavijonin përkatës, për trajtimin e sëmundjes akute apo kronike përkatëse dhe gjatë këtij shtrimi (që mund të shkojë nga disa ditë në pak javë) jo gjithmonë është dyshuar patjetër për COVID-19. Si rrjedhim, personeli në kontakt, familjarët vizitorë, pacientët e tjerë të shtruar në të njëjtën dhomë me të, janë infektuar. Vlen të theksoj që vetëm disa prej tyre”, tha ai më tej, ndërsa jep edhe një mesazh për qytetarët.

“Respektoni rekomandimet e OBSh-së, me daljen nga shtëpia rrisni ndjeshëm gjasat që të infektoni veten dhe familjarët tuaj. Respektoni rregullat e higjienës personale dhe mjedisore. Respektoni të gjitha rekomandimet për mbrojtje (vendoseni maskën kur jeni në kontakt me të tjerët, vishni doreza dhe mbërthejini mbi mëngë, përdorni xhel dezinfektues). Shfrytëzoj këtë hapësirë të përshëndes të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët, stafet e ambulancave, farmacistët, policët, ushtarët, gazetarët dhe të gjithë furnizuesve. Janë momente të vështira të jetoni gjatë gjithë kohës në frikë, por duhet të jemi optimistë. Informohuni sa më saktë, nuk ka vend për panik, vetëm për zgjerim të dijeve. Shpresoj që me sa më pak dëme, por ne do t’ia dalim!”, nënvizon mjeku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Lajm i mirë/ Pacienti zero me koronavirus rezulton sërish negativ

Publikuar

-

Nga

Pacienti zero i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri ka dalë sërish negativ në testimin e bërë pas mjekimit në spitalin Infektiv.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Edhe pacienti zero sapo doli negativ”, shkruan shkurt kreu i qeverisë, ndërsa pritet që pacienti të dalë së shpejti nga spitali.

Kujtojmë se sot doli pacienti i parë i shëruar nga spitali, i cili është këshilluar të vetëizolohet për 14 ditë për të shmangur rrezikun e rikthimit të koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vajza e infektuar me koronavirus rrëfehet me zë e figurë/ Rama i publikon videon: Do ia dalësh zemër

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një vajze të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë, e cila ka dhënë një mesazh shumë të fortë. Vajza na shfaqet me zë dhe figurë dhe deklaron se është e infektuara e 69.

Ndër të tjera ajo thotë se askush nuk duhet të ankohet se po rri brenda, pasi thekson se mërzitja nuk është asgjë krahas asaj që po kalon kjo e fundit. Vajza deklaron se ndjenjat e qytetarëve të vetëkarantinuar nuk krahasohen me momentin kur mjekët vijnë e të marrin analizat dhe të trajtojnë si mbetje kimike.

Kreu i qeverisë i jep kurajo vajzës dhe shkruan në rrjetet sociale se do ta takojë me patjetër kur kjo të përfundojë.

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të me gjithë zemër, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde. Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta”, nënvizon Rama krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“I ndalojmë në rrugë, hipin në taracë!”/ Revoltohet keq Blendi Fevziu

Publikuar

-

Nga

Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar ashpër pas publikimit të disa fotove, ku shihen disa shqiptarë që kanë hipur në taracë, dhe janë mbledhur grumbull, duke mos respektuar as një rregull të vetëizolimit.

Gazetari ka vazhduar me disa postime në InstaStory, ku i bën thirrje qytetarëve që ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të ndërgjegjësohen.

“Një mesazh për moshën e tretë. Nuk ka asnjë vlerë të qëndroni në shtëpi gjithë ditën dhe në ora 16:00 të mblidheni 50 veta bashkë në lulishten e lagjes duke luajtur domino. Keni hedhur poshtë gjithë sakrificën e ditës. Mbroni veten. Shihni përtej nesh për të kuptuar çpo ndodh…”

Mjaft me mesazhe që jemi racë e fortë dhe na ka frikë virusi. MJAFT me mesazhe që ne s’kemi gjë në dorë po na ka në dorë Zoti. Ndihmojeni zotin që t’ju ndihmojë dhe ai. MJAFT me bindjen se më e keqja kaloi, më e madhja s’ka ardhur akoma. RUANI VETEN DHE TË AFËRMIT.”/CNA.al

Gepostet von Blendi Fevziu am Samstag, 21. März 2020

Gepostet von Blendi Fevziu am Samstag, 21. März 2020

Gepostet von Blendi Fevziu am Samstag, 21. März 2020

LEXO TE PLOTE