Connect with Us

“Miting” në pazarin e fruta perimeve/ Basha: Kjo është shumë e rrezikshme!

Lajme

“Miting” në pazarin e fruta perimeve/ Basha: Kjo është shumë e rrezikshme!

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një foto të shkrepur në një treg fruta perime ku një numër I madh njerëzish janë dyndur për të bërë blerje duke mos respektuar asnjë rregull për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Basha thotë se kjo është shumë e rrezikshme dhe kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin.
Sipas Bashës, të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.

Kryedemokrati thekson se duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike POR duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive.

“Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!
Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.
Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike POR duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive. Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19.
Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin. Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Në radhë për në supermarket/ Ish ministri Bushati: Kujdes e respekt për rregullat e vendosura

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka publikuar një foto, duke pritur radhën në supermarket.
Ai shprehet se në kuadër të masave ndaj parandalimit të koronavirusit, shoqëria shqiptare po tregon shpirtin bashkëpunues.

Sipas Bushatit, qytetarët po dëshmojnë gjithnjë e më tepër seriozitetin duke treguar kujdes e respekt për rregullat e vendosura për përballimin e luftës me armikun e padukshëm.

“Sot nga radha për në supermarket! Ne si shoqëri po e tregojmë shpirtin bashkëpunues. Qytetarët po dëshmojnë gjithnjë e më tepër seriozitetin me të cilin e kanë marrë Virusin duke treguar kujdes e respekt për rregullat e vendosura për përballimin e luftës me armikun e padukshëm! Mbro jetën! Respekto rregullat’, shkruan Bushati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kufizimet e lëvizjeve/ Policia sqarim për qytetarët, cilët përjashtohen nga rregulli i vendosur

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka sqaruar të gjithë qytetarët mbi kufizimin e lëvizjeve në Shqipëri me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19:

Policia thekson se ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).
Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

LEXO EDHE:  Basha flet me emra/ Zbulon emrat e ministrave dhe deputetëve të lidhur me bandat

LEXO EDHE:  Basha flet me emra/ Zbulon emrat e ministrave dhe deputetëve të lidhur me bandat

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Meta thirrje qytetarëve: Çdo sjellje e pakujdesshme mund të jetë fatale!

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrjë të gjithë shqiptarëve të të respektojnë kufizimet pasi çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale për ata që i shkelin dhe për familjarët e tyre.

Meta theksoi se nuk duhet bërë asnjë eksperiment duke kujtuar edhe situatën e rëndë në Italinë fqinje ku numri i vdekje kalon me qindra në ditë.

“Thirrja imë është që të gjithë duhet t’i respektojnë kufizimet se janë për të mbrojtur çdo qytetar, dhe çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale jo vetëm për ata por edhe familjarët. Po e shohim se çfarë po ndodh në Italinë fqinje me një sistem shumë herë më të konsoliduar dhe nuk kemi nevojë për të bërë eksperimente. Êshtë mjaft e rëndësishme të respektohen udhëzimet e autoriteteve të shëndetit por edhe të gjitha kufizimet që janë vendosur se janë në interes të të gjithëve dhe çdo qytetari. Nuk duhen konsideruar si privim por si mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE