LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta viziton Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve të kthyer në karantinë/ Kapacitet për 120 qytetarë

21 Mars 2020, 14:01, Aktualitet CNA
Meta viziton Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve të

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka inspektuar Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi.

Ai ka treguar se kjo qendër ka kapacitet për të pritur deri në 120 qytetarë, ndërsa ka falenderuar të gjithë personelin ushtaraka he shëndetësor për gatishmërinë e tyre.

?Sot paradite inspektova Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi të standardeve optimale.
Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore.
Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!?, ka shkruar Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga