LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesazhi i ish-ambasadorit italian/ Meta i jep kurajo: Jam i bindur se do ta kaloni edhe këtë krizë

21 Mars 2020, 19:34, Politikë CNA
Mesazhi i ish-ambasadorit italian/ Meta i jep kurajo: Jam i bindur se do ta

Ish-ambasadori italian në Shqipëri në vitet 1993 ? 1997 Paolo Foresti, ka dhënë një mesazh për presidentin Ilir Meta ditën e sotme dhe ka shprehur mbështetjen për luftën me koronavirusin.

?Faleminderit i dashur president. Kohë të vështira kemi kaluar edhe së bashku. Do të kalojë edhe kjo situatë dhe me entuziazëm e pasion do të rifillojmë rrugën e ndërprerë, që shpresoj të jetë me më shumë ndërgjegjësim se më përpara?, shkruante ish ambasadori në rrjetet sociale, por pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Metës.

Kreu i Shtetit i jep kurajë Forestit dhe i thotë se me kurajo dhe vendosmëri Italia do ta kalojë edhe këtë krizë të rëndë.

?I dashur Ambasador Foresti! Duke uruar shëndet të plotë për Ju, familjen Tuaj dhe të gjithë popullin e dashur italian, jam i bindur se me kurajo dhe vendosmëri do ta kaloni edhe këtë krizë të rëndë. I nderuar të kemi bashkëpunuar në një kohë të vështirë për popullin shqiptar, si ajo e vitit 1997, kur Ju dhe populli italian na u gjendet pranë. Përqafime strategjike gjithashtu!?, nënvizon Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga