Connect with Us

Lajm i mirë/ Pacienti zero me koronavirus rezulton sërish negativ

Lajme

Lajm i mirë/ Pacienti zero me koronavirus rezulton sërish negativ

Publikuar

-

Pacienti zero i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri ka dalë sërish negativ në testimin e bërë pas mjekimit në spitalin Infektiv.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Edhe pacienti zero sapo doli negativ”, shkruan shkurt kreu i qeverisë, ndërsa pritet që pacienti të dalë së shpejti nga spitali.

LEXO EDHE:  Skandali i mbetjeve/ Vasili: Rama po bën të parën atë që duhej të bënte të fundit

Kujtojmë se sot doli pacienti i parë i shëruar nga spitali, i cili është këshilluar të vetëizolohet për 14 ditë për të shmangur rrezikun e rikthimit të koronavirusit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vajza e infektuar me koronavirus rrëfehet me zë e figurë/ Rama i publikon videon: Do ia dalësh zemër

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një vajze të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë, e cila ka dhënë një mesazh shumë të fortë. Vajza na shfaqet me zë dhe figurë dhe deklaron se është e infektuara e 69.

Ndër të tjera ajo thotë se askush nuk duhet të ankohet se po rri brenda, pasi thekson se mërzitja nuk është asgjë krahas asaj që po kalon kjo e fundit. Vajza deklaron se ndjenjat e qytetarëve të vetëkarantinuar nuk krahasohen me momentin kur mjekët vijnë e të marrin analizat dhe të trajtojnë si mbetje kimike.

Kreu i qeverisë i jep kurajo vajzës dhe shkruan në rrjetet sociale se do ta takojë me patjetër kur kjo të përfundojë.

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të me gjithë zemër, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

LEXO EDHE:  Mbledhje e përbashkët PD-LSI/ Zbulohet qëndrimi i Bashës dhe Berishës

LEXO EDHE:  Pse e ka humbur qetësinë Edi Rama/Kryeministri bisedë kokë më kokë me Majkon

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde. Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta”, nënvizon Rama krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“I ndalojmë në rrugë, hipin në taracë!”/ Revoltohet keq Blendi Fevziu

Publikuar

-

Nga

Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar ashpër pas publikimit të disa fotove, ku shihen disa shqiptarë që kanë hipur në taracë, dhe janë mbledhur grumbull, duke mos respektuar as një rregull të vetëizolimit.

Gazetari ka vazhduar me disa postime në InstaStory, ku i bën thirrje qytetarëve që ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të ndërgjegjësohen.

“Një mesazh për moshën e tretë. Nuk ka asnjë vlerë të qëndroni në shtëpi gjithë ditën dhe në ora 16:00 të mblidheni 50 veta bashkë në lulishten e lagjes duke luajtur domino. Keni hedhur poshtë gjithë sakrificën e ditës. Mbroni veten. Shihni përtej nesh për të kuptuar çpo ndodh…”

LEXO EDHE:  Një qeveri e korruptuar nuk mund të angazhohet në diplomaci ekonomike

LEXO EDHE:  PS mbyll zgjedhjet për organizatat socialiste/ Rama urdhëron largimin e krerëve të degëve

Mjaft me mesazhe që jemi racë e fortë dhe na ka frikë virusi. MJAFT me mesazhe që ne s’kemi gjë në dorë po na ka në dorë Zoti. Ndihmojeni zotin që t’ju ndihmojë dhe ai. MJAFT me bindjen se më e keqja kaloi, më e madhja s’ka ardhur akoma. RUANI VETEN DHE TË AFËRMIT.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që kanë “ngecur” në Kanada

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë “ngecur” në Kanada për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 dhe i mbaron leja e qëndrimit.

Sipas njoftimit të gjithë kata shtetas duhet të aplikojnë online për zgjatjen e statusit të qëndrimit, para përfundimit të tij.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kanada, se sipas autoriteteve kanadeze, të gjithë shtetasit e huaj që për shkak të situatës së krijuar për shkak të COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit tuaj të qëndrimit, para përfundimit të tij.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE