Connect with Us

Kufizimet e lëvizjeve/ Policia sqarim për qytetarët, cilët përjashtohen nga rregulli i vendosur

Lajme

Kufizimet e lëvizjeve/ Policia sqarim për qytetarët, cilët përjashtohen nga rregulli i vendosur

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka sqaruar të gjithë qytetarët mbi kufizimin e lëvizjeve në Shqipëri me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19:

Policia thekson se ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).
Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

LEXO EDHE:  Çmendet i riu në Dibër/ Ushtron dhunë ndaj prindërve

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Meta thirrje qytetarëve: Çdo sjellje e pakujdesshme mund të jetë fatale!

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrjë të gjithë shqiptarëve të të respektojnë kufizimet pasi çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale për ata që i shkelin dhe për familjarët e tyre.

Meta theksoi se nuk duhet bërë asnjë eksperiment duke kujtuar edhe situatën e rëndë në Italinë fqinje ku numri i vdekje kalon me qindra në ditë.

“Thirrja imë është që të gjithë duhet t’i respektojnë kufizimet se janë për të mbrojtur çdo qytetar, dhe çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale jo vetëm për ata por edhe familjarët. Po e shohim se çfarë po ndodh në Italinë fqinje me një sistem shumë herë më të konsoliduar dhe nuk kemi nevojë për të bërë eksperimente. Êshtë mjaft e rëndësishme të respektohen udhëzimet e autoriteteve të shëndetit por edhe të gjitha kufizimet që janë vendosur se janë në interes të të gjithëve dhe çdo qytetari. Nuk duhen konsideruar si privim por si mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen në Holandë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Holandë, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen

Ministria informon të gjithë këta shtetasi, duhet t’i drejtohen komunës së qytetit që ata ndodhen për të aplikuar për zgjatjen e afatit të qëndrimit.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Holandë, se personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi Covid-19 nuk kanë qenë në gjëndje të udhëtojnë drejt një destinacioni të planifikuar më parë, duhet t’i drejtohen komunës së qytetit ku ata ndodhen për të aplikuar për zgjatjen e afatit të qëndrimi”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pamje “të frikshme” nga Lushnja/ Tregjet tejmbushen me qytetarë, si në një ditë normale

Publikuar

-

Nga

Pamje “të frikshme” vijnë nga qyteti i Lushnjes mëngjesin e sotëm, në orarin që qeveria ka vendosur për qarkullimin e njerëzve.

Tregu i fruta perimeve që në orët e para të mëngjesit ishte i mbushur plot me njerëz, në grumbullime masive, pa ruajtur distancën që të ruan nga marrja e COVID-19 .
Qytetrët kanë dalë për të bërë blerje si në një ditë normale duke u bërë kështu burim infeksioni për të tjerët.

Gjithashtu radhë të gjata ka pasur edhe për të kryer pagesat.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama vendosi dje që prej orënn 05:00-13:00 qytetarët mund të lëvizin për të bërë blerje apo nevoja të tjera por gjithmonë duke respektuar rregullat./CNA.al

LEXO TE PLOTE