Connect with Us

Kreu i Komunitetit Mysliman thirrje qytetarëve/ Zoti iu këshillon, zbatoni rregullat dhe këshillat e mjekëve

Sociale

Kreu i Komunitetit Mysliman thirrje qytetarëve/ Zoti iu këshillon, zbatoni rregullat dhe këshillat e mjekëve

Publikuar

-

Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu i ka drejtuar një apel qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe këshillat e mjekëve kundër përhapjes së koronavirusit.

Ai iu bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me personat të ndryshëm.

“Motra dhe vëllezër, ashtu si e gjithë bota, edhe vendi ynë, është duke kaluar një sprovë ditët e fundit për shkak të virusit COVID-19!

Të gjithë e dimë se sprovat kërkojnë durim! Durimi është cilësi e besimit tonë! Më të sprovuarit ndër njerëzit kanë qenë profetët e Zotit.

Ata i kanë kaluar me sukses sprovat e tyre të vështira. Edhe ne na këshillon Zoti që të ndjekim shembullin e tyre.

Ne nuk jemi vetëm në këto ditë të “jashtëzakonshme” që po kalojmë. Në këto ditë, përveç zbatimit me përpikëri të rregullave që na porositin mjekët, unë ju lutem që t’i përdorim edhe për të përfituar shpirtërisht prej tyre me lutje dhe durim.

Jeta e çdo njeriu është e shenjtë dhe ne jemi të obliguar të mbrojmë shenjtërinë e jetës si një amanet i dhënë nga Zoti.

Ky virus nuk përhapet vetvetiu, por jemi ne që e përhapim me kontaktet që kemi me njëri-tjetrin në rrugë apo në ambiente të ndryshme.

LEXO EDHE:  Rama ashpërson masat/ “Po vlerësojmë të pezullojmë transportin urban në Tiranë dhe Durrës”

Fatkeqësisht mënyra e vetme për ta parandaluar, sipas ekspertëve të mjekësisë është qëndrimi në shtëpi, duke respektuar udhëzimet e autoriteteve, me shpresë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Natyrisht kjo situatë e jashtëzakonshme ka nevojë edhe për një solidarizim të jashtëzakonshëm me të gjithë njerëzit në nevojë, duke filluar nga njerëzit tanë më të afërm, komshinjtë dhe më gjerë.

Ta shprehim dashurinë për prindërit tanë dhe të afërmit e moshuar, duke u shërbyer atyre dhe duke u plotësuar të gjitha nevojat pa patur nevojë që të dalin nga banesat e tyre.

Duke falënderuar të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në frontin e parë të kësaj beteje për punën dhe sakrificën e tyre, lusim Zotin për shërim sa më të shpejtë për gjithë të sëmurët!

E lusim Zotin të na bëjë solidarë dhe të dashur me njëri-tjetrin në këto ditë!
E lusim Zotin që kjo situatë të kalojë sa më shpejt!”, thekson Bujar Spahiu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ish-deputeti iu drejtohet qytetarëve si mjek/ Rrini në shtëpi, mos u bëni shkak për përhapjen e koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ia ka bërë një thirrje qytetarëve shqiptare që të qëndrojnë në shtëpi, pasi rrezikojnë të përhapin koronavirusin.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia ndërsa iu drejtohet qytetarëve si mjek, thekson se është me rëndësi respektimi i karantinës.

“Si mjek e si qytetar do doja të nënvizoja se sa i rëndësishëm është respektimi i karantinimit për shkak të COVID-19. E shoh me shqetësim të pasqyruar në media e rrjete sociale se si ka qytetarë që e shpërfillin kujdesin në këtë situatë. Mirëkuptoj vështirësitë për të hequr dorë nga jeta sociale, por duhet kuptuar se kjo sakrificë, garanton shëndetin e gjithsecilit e madje edhe jetën! Eshtë pra JETIKE TË RRIMË NË SHTËPI E TË SHMANGIM KONTAKTET SOCIALE. Ky virus i ri po sfidon edhe vendet me kapacitete shumë më të mëdha se tonat.”-shkruan Spahia.

Më tej, ai thekson se ç’ka mund të bëjmë secili për të ndihmuar veten së pari është respektimi i rregullave të izolimit ne shtepi dhe distancimit social.

“Respektimi i rregullave është arma më e mirë që kemi kundër Koronavirusit! Pra e kemi vetë në dorë, nëse do e përdorim këtë armë kundër këtij virusi apo kundër vetes sonë. Eshtë e pafalshme që ky rrezik të mos kuptohet drejt, e oraret e lëna në dispozicion për kryerjen e veprimeve të nevojshme, të shfrytëzohen papërgjegjshmërisht për socializim apo akoma më keq, të injorohet karantina! SECILI DUKE SHKELUR RREGULLAT E KARANTINIMIT, MUND TË BËHET BARTËS I VIRUSIT E TA COJË ATË NË SHTËPI TË VET SË PARI, TEK NJERËZIT MË TË DASHUR, PËRFSHI MË TË MOSHUARIT! Mendoni pasojat e një veprimi të tillë: ato do prekin familjarët tuaj, por edhe do rrisin fluksin e të infektuarve, duke i sprovuar kapacitetet tona shëndetësore, që mbeten modeste. Një nga 7 vendet më të industrializuara të botës si Italia, po përjeton vështirësi që kushtojnë jetë njerëzish cdo ditë, për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit! Ne NUK KEMI KAPACITETE që të përballojmë flukse rastesh! Prandaj le të bëjmë atë që mundemi vetë, secili: të respektojmë rregullat, për të shpëtuar jetë! #RriNëShtëpi për të mirën e të gjithëve! Me durim dhe duke rrespektuar rregullat e higjienës e izolimit, do ia dalim ta kapërcejmë më lehtë këtë situatë!”-përfundon postimin e tij Bardh Spahia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video/ Erion Veliaj rrezikon jetën e qytetarëve të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk e ka problem të rrezikojë jetën e qytetarëve.

Ndërkohë që shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë kanë marrë masa të rrepta për të kufizuar përhapjen e Covid-19, i cili ka shkaktuar mijëra viktima në botë, të kundërten bën Veliaj.

Një ditë më parë, CNA.al raportoi sesi punonjësit e bashkisë mblidhnin koshat e mbeturinave, në kohën që ishte orari i lejuar i lëvizjes për qytetarët.

Ndërkohë, sot profesor Ilir Pecnikaj ka publikuar një video, në një nga rrugët e kryeqytetit, ku punonjësit e pastrimit te Bashkisë së Tiranës fshijnë rrugën me fshesë, pikërisht në kohën që është lejuar lëvizja e qytetarëve.

I kontaktuar nga CNA.al, profesor Pecnikaj theksoi është e ndaluar fshirja me fshesë e rrugëve, sepse përveçse punonjësit e pastrimit ngrejnë pluhur që potencialisht mund të jetë i ndotur me Covid-19, edhe ata bëhen vektor shpërndarës e infektues për familjarët e tyre dhe çdokënd që kanë perrreth./ CNA.al 

Bashkia e Tiranës bën gabimin e radhës/ Kompanitë e pastrimit mbledhin plehrat kur qarkullojnë njerëzit

LEXO TE PLOTE

Sociale

MSH jep informacion për personat në karantinën e Konvalishencës/ Kura për dy të shëruarit nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot informacion në lidhje me dy personat në karantinën shtetërore të lokalizuar në Konvaleshencë.

Sipas MSH, bëhet fjalë për dy persona që nuk kanë rezultuar pozitiv, por janë karantinuar pasi kanë qenë kontakte të ngushta me të infektuar.

“Në karantinën shtetërore janë persona e kontaktit të ngushtë. Ato që janë në karantinë nuk janë pozitiv, por po ndiqen dhe po monitorohen sipas protokollit”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike kurën e përdorur për dy pacientët e shëruar dhe që tashmë kanë lënë spitalin.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Shëndetësisë këshilla qytetarëve/ “Mos u vetëmjekoni, kontaktoni me mjekun”

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Shpërthejnë revoltat në burgjet italiane

“Ministria  e Shëndetësisë ka siguruar medikamente bazë, duke u mbështetur në protokollin e hartuar nga shërbimi i sëmundjeve infektive në QSUT. Terapia mbështetet në protokollin klinik, mbështetet në medikamentet që trajtojnë shenjat klinike, simptomatike si dhe preparatet anti-viral. Personat që kanë lënë spitalin do të ndjekin masën e vetëkarantinimit duke respektuar etiketën respiratore për 14 ditë dhe higjienën personale”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

LEXO TE PLOTE