Connect with Us

Koronavirusi shënon bilanc tragjik në Itali/ Meta: Do të kalojë kjo krizë, mirënjohje për profesionalizmin e mjekëve

Politikë

Koronavirusi shënon bilanc tragjik në Itali/ Meta: Do të kalojë kjo krizë, mirënjohje për profesionalizmin e mjekëve

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të cilën po kalon Italia, ku një ditë më parë koronavirusi shkaktoi një bilanc  tragjik, duke marrë jetën e më shumë se 600 personave në vetëm 24 orë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shpreh mirënjohjen për profesionalizmin e mjekëve që po përballen me këtë betejë, Meta thekson se është i bindur që Italia do e kalojë edhe këtë krizë.

“Dita e djeshme shënoi një tjetër bilanc tragjik për Italinë tonë të dashur.
Në këto momente tepër të vështira, lutjet dhe mendimet tona shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, të cilave ju shpreh të gjithë solidaritetin e popullit shqiptar.
Me urimin për shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, dhe shëndet të plotë për mbarë popullin italian, i cili me kulturën dhe civilizimin e tij i ka frymëzuar të gjithë kombet për progres shoqëror, shpreh bindjen se nën drejtimin e udhëheqësve të saj, Italia do ta kalojë këtë krizë të rëndë për të, por edhe për ne, dhe Europën!
Me vëmendje dhe shqetësim të veçantë jam duke ndjekur çdo ditë edhe situatën në bashkësitë tona të dashura arbëreshe duke u interesuar për shëndetin e tyre, si edhe të qindra mijra shqiptarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë prej vitesh në Itali, së bashku me familjet e tyre.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Pse Meta nuk e shkarkon Ditmir Bushatin

Një mirënjohje dua të shpreh për të gjithë mjekët dhe personelin shqiptar të integruar në sistemin shëndetësor italian, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrifica të pashembullta po bëjnë çdo gjë për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi kaq të rëndësishëm për kombin shqiptar.
Ne u jemi thellësisht falenderues, pasi angazhimi i tyre fisnik dhe njerëzor bëhet, jo vetëm në emër të humanizmit, por edhe të mirënjohjes së mbarë popullit shqiptar, i cili sa herë ka përjetuar tragjedi dhe kriza të mëdha, ndihmën dhe mbështetjen e parë e ka gjetur te Italia dhe populli i saj bujar dhe i mrekullueshëm.
Kam besimin e palëkundur se Italia jonë e dashur do ta kalojë me kurajo e vendosmëri këtë krizë të rëndë.
#AndràTuttoBene 🇦🇱❤🇮🇹”-shkruan Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do e përshëndes dhe falenderoj”/ Basha kërkesë qeverisë për transparencë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emrgjencës kombëtare teksa theksoi se duhet të ketë një qartësim të detyrimeve të shtetit ndaj qytetarëve.

Basha i bën thirrje qeverisë të ketë trasparencë se cfarë duhet të presin qytetarët nga shtetit.

“Duhet shpallja e emergjencës kombëtare dhe qartësim i detyrimeve të shtetit ndaj qytetarëve.
Thirrja ime është të ketë transparencë dhe nëse kjo bëhet sic duhet unë do i përshëndes e do i falenderoj në emër të Partisë Demokratike. Duhet të jetë i qartë cfarë do presë cdo qytetar, cfarë presin të papunët.
Është detyrë e qeverisë të veprojë me transparencë”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Kush janë dhjetë miliarderët me humbjet më të mëdha të parave

Publikuar

-

Nga

Dhjetë miliarderë humbën më shumë se 83 miliardë dollarë këtë javë për shkak të kolapsit të tregjeve të aksioneve.

Edhe njerëzit më të pasur në botë kanë vuajtur nga paniku në tregjet e shkaktuara nga përhapja e koronavirusit nëpër kontinentet. Java e fundit e shkurtit u bë më e keqe për tregjet e aksioneve pas krizës financiare.

Ndërsa koronavirusi përhapet me shpejtësi jashtë territorit të Kinës, shqetësimi i investitorëve për ndikimin e tij në ekonominë globale është rritur.
Këto frikë javën e kaluar ndezën një shitje masive të aksioneve në të gjithë botën. Indekset Shanghai Composite dhe Euro Stoxx 50 ranë përkatësisht 5.2% dhe 12.4%. Në SH.B.A., indeksi Dow Jones që nga e Premtja e kaluar humbi rreth 3.500 pikë, ose 12.4%.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari bën thirrjen urgjente/ Zbulon çfarë bisedoi me Metën

LEXO EDHE:  “Poshtë Amerika, rroftë Monika”/ Spahiu zbulon çfarë do bëjë Basha në 1 korrik

Ja 10 miliarderët të cilët kanë humbur shifrën më të madhe të parave gjatë javës së kaluar:
Jeff Bezos
Burimi i pasurisë: Amazon
Humbja: 14.1 miliard dollarë
Warren Buffett
Burimi i pasurisë: Berkshire Hathaway
Humbja: 9,8 miliardë dollarë
Elon Musk
Burimi i pasurisë: Tesla
Humbja: 8.5 miliardë dollarë
Mark Zuckerberg
Burimi i pasurisë: Facebook
Humbja: 8.5 miliardë dollarë
Larry Allison
Burimi i shtetit: Oracle
Humbja: 7,7 miliardë dollarë
Bernard Arnault
Burimi i pasurisë: LVMH
Humbja: 7,4 miliardë dollarë
Faqe Larry
Burimi i pasurisë: Alfabeti
Humbja: 7,3 miliardë dollarë
Sergey Brin
Burimi i pasurisë: Alfabeti
Humbja: 7 miliardë dollarë
Bill Gates
Burimi i pasurisë: Microsoft
Humbja: 6.6 miliardë dollarë
Amancio Ortega
Burimi i pasurisë: Inditex
Humbja: 6.1 miliard dollarë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama tjetër apel/NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR

Publikuar

-

Nga

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish ashpër ndaj sjelljes së qytetarëve gjatë orareve që ka liri lëvizje, ai kërkon që të ketë më shumë përgjegjshmëri dhe njerzit të qëndrojnë në shtepi.

“Kanë qëndruar nga 30 vite në  burgje dhe 30 ditë ne greva urie dhe nuk kanë vdekur”.  shkruan Rama.

O NJERËZ!
NË ITALI SOT KISHTE 627 TË VDEKUR
GJASHTËQIND E NJËZETË E SHTATË!!! VETËM SOT!!! 24 ORË 627 TË VDEKUR!!!
NË LOMBARDI KU ITALIA KA NJË SISTEM SPITALOR QË ËSHTË NË MAJËN E EUROPËS, NËNTË NË DHJETË VDEKJE NDODHIN NË SHTËPI!!!
PSE???
SEPSE MASAT SHTRËNGUESE U MORËN VONË, NJERËZIT U TALLËN ME MASAT NË EMËR TË LIRISË PËR XHIRO, PËR SULLACO E PËR FESTA DHE ARMIKU U VAJTI TË TËRËVE NËPËR SHTËPI!
NUMRI I TË SËMURËVE E KALOI ME GALOP NUMRIN E SHTRETËRVE DHE JA SI KA ARDHUR PUNA!!!
TANI SI DO I’A BËJMË?! DO VRASIM NJËRI-TJETRIN DHE DO RRIMË DUKE NUMËRUAR ME QINDRA TË VDEKUR E MOSOZOT MIJËRA? APO DO REZISTOJMË DHE DO SHPËTOJMË NJËRI – TJETRIN?!
PO NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR, E PSE DUHET TË VDESIN SOT DUKE NDENJUR NË SHTËPI PA DALË XHIRO APO DUKE NDENJUR NË RADHË PAK MË GJATË, PA U NGJITUR ME NJËRI-TJETRIN?!

LEXO TE PLOTE