Connect with Us

Ish-deputeti iu drejtohet qytetarëve si mjek/ Rrini në shtëpi, mos u bëni shkak për përhapjen e koronavirusit

Sociale

Ish-deputeti iu drejtohet qytetarëve si mjek/ Rrini në shtëpi, mos u bëni shkak për përhapjen e koronavirusit

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ia ka bërë një thirrje qytetarëve shqiptare që të qëndrojnë në shtëpi, pasi rrezikojnë të përhapin koronavirusin.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia ndërsa iu drejtohet qytetarëve si mjek, thekson se është me rëndësi respektimi i karantinës.

“Si mjek e si qytetar do doja të nënvizoja se sa i rëndësishëm është respektimi i karantinimit për shkak të COVID-19. E shoh me shqetësim të pasqyruar në media e rrjete sociale se si ka qytetarë që e shpërfillin kujdesin në këtë situatë. Mirëkuptoj vështirësitë për të hequr dorë nga jeta sociale, por duhet kuptuar se kjo sakrificë, garanton shëndetin e gjithsecilit e madje edhe jetën! Eshtë pra JETIKE TË RRIMË NË SHTËPI E TË SHMANGIM KONTAKTET SOCIALE. Ky virus i ri po sfidon edhe vendet me kapacitete shumë më të mëdha se tonat.”-shkruan Spahia.

Më tej, ai thekson se ç’ka mund të bëjmë secili për të ndihmuar veten së pari është respektimi i rregullave të izolimit ne shtepi dhe distancimit social.

“Respektimi i rregullave është arma më e mirë që kemi kundër Koronavirusit! Pra e kemi vetë në dorë, nëse do e përdorim këtë armë kundër këtij virusi apo kundër vetes sonë. Eshtë e pafalshme që ky rrezik të mos kuptohet drejt, e oraret e lëna në dispozicion për kryerjen e veprimeve të nevojshme, të shfrytëzohen papërgjegjshmërisht për socializim apo akoma më keq, të injorohet karantina! SECILI DUKE SHKELUR RREGULLAT E KARANTINIMIT, MUND TË BËHET BARTËS I VIRUSIT E TA COJË ATË NË SHTËPI TË VET SË PARI, TEK NJERËZIT MË TË DASHUR, PËRFSHI MË TË MOSHUARIT! Mendoni pasojat e një veprimi të tillë: ato do prekin familjarët tuaj, por edhe do rrisin fluksin e të infektuarve, duke i sprovuar kapacitetet tona shëndetësore, që mbeten modeste. Një nga 7 vendet më të industrializuara të botës si Italia, po përjeton vështirësi që kushtojnë jetë njerëzish cdo ditë, për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit! Ne NUK KEMI KAPACITETE që të përballojmë flukse rastesh! Prandaj le të bëjmë atë që mundemi vetë, secili: të respektojmë rregullat, për të shpëtuar jetë! #RriNëShtëpi për të mirën e të gjithëve! Me durim dhe duke rrespektuar rregullat e higjienës e izolimit, do ia dalim ta kapërcejmë më lehtë këtë situatë!”-përfundon postimin e tij Bardh Spahia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video/ Erion Veliaj rrezikon jetën e qytetarëve të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk e ka problem të rrezikojë jetën e qytetarëve.

Ndërkohë që shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë kanë marrë masa të rrepta për të kufizuar përhapjen e Covid-19, i cili ka shkaktuar mijëra viktima në botë, të kundërten bën Veliaj.

Një ditë më parë, CNA.al raportoi sesi punonjësit e bashkisë mblidhnin koshat e mbeturinave, në kohën që ishte orari i lejuar i lëvizjes për qytetarët.

Ndërkohë, sot profesor Ilir Pecnikaj ka publikuar një video, në një nga rrugët e kryeqytetit, ku punonjësit e pastrimit te Bashkisë së Tiranës fshijnë rrugën me fshesë, pikërisht në kohën që është lejuar lëvizja e qytetarëve.

I kontaktuar nga CNA.al, profesor Pecnikaj theksoi është e ndaluar fshirja me fshesë e rrugëve, sepse përveçse punonjësit e pastrimit ngrejnë pluhur që potencialisht mund të jetë i ndotur me Covid-19, edhe ata bëhen vektor shpërndarës e infektues për familjarët e tyre dhe çdokënd që kanë perrreth./ CNA.al 

Bashkia e Tiranës bën gabimin e radhës/ Kompanitë e pastrimit mbledhin plehrat kur qarkullojnë njerëzit

LEXO TE PLOTE

Sociale

MSH jep informacion për personat në karantinën e Konvalishencës/ Kura për dy të shëruarit nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot informacion në lidhje me dy personat në karantinën shtetërore të lokalizuar në Konvaleshencë.

Sipas MSH, bëhet fjalë për dy persona që nuk kanë rezultuar pozitiv, por janë karantinuar pasi kanë qenë kontakte të ngushta me të infektuar.

“Në karantinën shtetërore janë persona e kontaktit të ngushtë. Ato që janë në karantinë nuk janë pozitiv, por po ndiqen dhe po monitorohen sipas protokollit”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike kurën e përdorur për dy pacientët e shëruar dhe që tashmë kanë lënë spitalin.

LEXO EDHE:  “Reflekto, hiq memorialin turk, para se ta shkatërrojmë”/ Qytetarët thirrje Ramës

LEXO EDHE:  Qytetarët revoltë ndaj Ramës/ Mashtrues, erdhe si qengj e do ikësh si dhelpër

“Ministria  e Shëndetësisë ka siguruar medikamente bazë, duke u mbështetur në protokollin e hartuar nga shërbimi i sëmundjeve infektive në QSUT. Terapia mbështetet në protokollin klinik, mbështetet në medikamentet që trajtojnë shenjat klinike, simptomatike si dhe preparatet anti-viral. Personat që kanë lënë spitalin do të ndjekin masën e vetëkarantinimit duke respektuar etiketën respiratore për 14 ditë dhe higjienën personale”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 76 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 76.

Specialistja pranë ISHP-së, Eugena Tomini në një komunikim publik tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, duke e çuar kështu në total numrin e personave të prekur në 76.

“Rikuperohen dy pacientë, kontakte të pacienti zero. Pas daljes nga spitali duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Vijon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara positive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:

– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive

– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.

Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:

-Tiranë 55 qytetarë

-Durrës 5 qytetarë

-Lushnje 2 qytetarë

-Elbasan 2 qytetarë

-Fier 8 qytetarë

-Rrogozhinë 2 qytetarë

-Kavajë 2 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar.

4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

LEXO EDHE:  Foto-Video/ Qytetarët nuk i binden urdhërit të qeverisë, vërshojnë në rrugë pa frikë

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Laboratorët e QSUT pa mjete pune

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Mënyra e vetme për ta ndërprerë këtë zinxhir është që qytetarët të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale I drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.”-tha Tomini.

LEXO TE PLOTE