LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyndje e madhe njerëzish në treg/ Zhupa: Asgjë e tillë nuk ndodhi kur njerëzit nuk kishin fasha orare

21 Mars 2020, 11:14, Aktualitet CNA
Dyndje e madhe njerëzish në treg/ Zhupa: Asgjë e tillë nuk

Zëdhënësja e PD, Ina ZHua ka publikuar një foto nga një treg i fruta perimeve në Kombinat ku një numër i madh njerëzish janë dyndur për të blerë pa respektuar masat.

Zhupa thotë se asgjë e tillë nuk u pa ditët e para kur njerëzit nuk kishin fasha orare!
Sipas saj, liria për të bërë pazar kur të donin, shmangu grumbullimet në një orar.

?Situata sot në Kombinat!
Asgjë e tillë nuk u pa ditët e para kur njerëzit nuk kishin fasha orare! Liria për të bërë pazar kur të donin, shmangu grumbullimet në një orar. Me fashat e pamendura dhe të padëgjuara në asnjë vend të botës, ky është rezultati! Njerëzit nuk e dinë se cdo ndodh të hënën, cilat do jenë oraret e reja, a do kenë apo jo mundësi të dalin! Pasi ccdo gjë varet nga një status ne facebook, si të gdhihet Rama!
Ndaj ata panikosen dhe bëjnë pazaret edhe nga meraku i ditëve që i presin përpara. Na rrofshin 40 orë që s?do dalim, se demin e bëjme me grumbullime të tilla?, shkruan Zhupa./CNA.al

Lajmet e fundit nga