Connect with Us

“Dhuratë në kohë të liga”/ Publikohet video e rrallë e aktorit të madh Kadri Roshi, 23 vjet më parë

Kultura

“Dhuratë në kohë të liga”/ Publikohet video e rrallë e aktorit të madh Kadri Roshi, 23 vjet më parë

Publikuar

-

Poeti Petrit Ruka ka publikuar një video të rrallë të aktorit të madh, Kadri Roshi, të 23 viteve më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, poeti Ruka e cilëson këtë si një “Dhuratë në kohë të vështira”.

“Në kohë të vështira të gjithë duhet t’i japim diçka njeri – tjetrit.

Po ju dhuroj sot një minutë e pesë sekonda art nga ai që është më i çmuar se floriri (po që vlen sa një orë a një jetë) nga thesari im i vogël arkivor që e ka emrin “Kadri Roshi”.

Një interpretim të tij me një poezi të famshme të Lasgush Poradecit, xhiruar në Butrint 23 vjet më parë (1997) gjatë xhirimit të dokumentarit tim “Butrinti i gjallë” kushtuar kësaj legjende të aktrimit shqiptar. Më lart se sa kaq, ka vetëm qiell, thotë një miku im poet për artistë të tillë.”-shkruan Petrit Ruka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown, vjen sërish me një çmim të parë në Angli

Publikuar

-

Nga

Piktorja Suela Pulaha Brown, e cila vitin e kaluar u vlerësua me Çmim të 1-rë dhe trofe në portret me punimin e saj në vaj “Perla’ të sopranos me famë botërore Tefta Tashko Koços, rikthehet në 2020 me një sukses të ri dhe të dyfishtë.

Këtë vit piktorja ka marrë pjesë në Festivalin e 72-të të Artit, që organizohet nga Muzeu dhe Galeria e Artit të qytetit Nuneaton në Angli. Suela thotë: -“se për atë është privilegj që pikturat e saj të përzgjidhen në procesin e seleksionimit ku numri i pjesëmarrësve është shumë i lartë.” Ndërkohë jo vetëm që u përzgjodhën punimet e saj, por edhe u vlerësuan me çmim.

Në këtë vit ajo sapo ka fituar Çmimin e 1-rë dhe trofeun për punimin më të spikatur abstrakt, si dhe Çmim të 3-të me portretin e saj në vaj të titulluar ‘Anastasia Bija ime’. Ky portret në stilin e tij Pre-Raphaelite ka tërhequr shumë vëmendje në ekspozitë.

Nëpërmjet pikturave të saj, Suela dëshiron t’i ngjallë publikut dashurinë dhe pasionin për artin. Sipas piktores Brown, arti është oksigjen. Por, gëzimin më të madh piktores ja solli pjesëmarrja e bijës së saj në eksopzitën e të rinjve të grupmoshës nën 18 vjeç. Edhe pse e bija e piktores Brown ka marrë pjesë rregullisht në ekspozita lokale, ky ishte viti i parë që mori pjesë në një eveniment kaq të rëndësishëm në jetën artistike të qytetit. Ajo u vlerësua me dy Çmime të 1-ra në kategori të ndryshme si dhe u vleresua me mburojën e Ekspozitëss, e cila i jepet pjesemarrësit me punimin më të mirë të së gjithë ekspozitëss.

Piktorja Brown, shprehet se: -“është emocion i pazakontë kur shikon se fëmija yt arin rezultate përkrah teje.”

Suela Pulaha Brown shprehet se trajnimin e saj në art e mori në Shqipëri, ndaj dhe dëshiron që me shembullin e saj të nxisë dhe inkurajojë brezin e ri shqiptar që është tepër i talentuar.

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Është vlerësuar me titujt “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”/ Jeta dhe veprat e aktorit Birçe Hasko

Publikuar

-

Nga

Aktori dhe pedagogu Birçe Hasko lindi në fshatin Dukat, rrethi i Vlorës, më 15 mars. Me 1961, mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”, punoi disa vite mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat Amanikaj, Nivice të rrethit të Tepelenes dhe të rrethit të Vlorës, deri në vitin 1965. Kreu studimet për aktor 1965-1969 ne Institutin e Lartë të Arteve* dhe nga viti 1969 e në vijim punon si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve*. Ka kryer detyrën e dekanit të Fakultetit të Artit Skenik* në këtë Akademi (1989-1994).

Natyrë vetiu që mundëson aspekte “komike” dhe “fshatarake” (nga vete menyra e reagimeve, fizionomia, te folurit etj.), ai ndërfuti në rolet e tij në teatër një qasje interpretative të veçantë, vetjake,vështirë të përsëritshme sa i përket ojnave dhe përshtatjes. Individualiteti i tij u formësua më së tepërmi në kinematografi, posacërisht në role të dyta e që njëmendësojnë tipa të veçantë, me një origjinalitet plastik e foljor të shprehur në mënyrë të këndshme.

Ka realizuar 32 role, ku spikat ne filmat “Kur zbardhi nje dite”, 1970, (ballisti Sulo), “Malet me blerim mbuluar”, 1971, “Njeriu me top”, 1977, (Tosun Baci), “Koncert ne vitin 1936”(Tellalli), “Radiostacion”, 1979, (Mete Aliu), “Dhe vjen nje dite”, 1986, (daje Alushi), “Perralle nga e kaluara”, 1987, (plaku i serte), “Shkelqim i perkohshem”, 1988, (babai), ku ka fituar cmimin e dyte ne festivalin e filmit; “Parullat”, 2000 (Sekretari i Partise), “I dashur armik”, 2005 (tregtari cifut) etj.

Loja e tij përshkohet nga ndjenja e një humori të çlirët, spontan; është aktor që skicon karaktere të gjalla, tipa popullore, origjinale, me një prerje shpesh burleske, plastikisht i veçantë, me mimikë shprehëse, i mëvetësishëm e spontan ne gjeste, me ndjenjën e kudogjendshme të ritmit të brendshëm dhe të vërtetësisë.

Portreti dhe nuri komik, ojnat, të folurit tejet konkret e shpotitës, prania gjerazi e intonacioneve foljore të zhargonit të laberishtes, mënyra e sjelljes ndaj rolit, marrëdhëniet e natyrshme me dhe përballë personazhit tjetër (shpesh si me “karshillek”, e llojit “mburracak”), vërtetësia e komunikimit me partnerin në lojë, janë cilësi të tjera të vlerësuara të aktrimit të tij.

Hasko ka gjithashtu një punë të gjerë si pedagog në përgatitjen e studentëve për aktore duke inskenuar shumë etyde, fragmente, si dhe 18 vepra dramatike të plota. Me 13 nëntor 1989 i është dhënë titulli “Artist i merituar”. Me 10 prill 1995, ka fituar titullin universitar “Profesor” dhe më vonë titullin “Mjeshtër i madh”.

LEXO TE PLOTE

Kultura

Adi Krasta iu bashkohet artistëve/ “Qeveri e Bashki duan të plaçkisin tokën e kompleksit “Skënderbej” për kulla”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Adi Krasta u është bashkuar mbrëmjen e sotme artistëve, ku po mban një monolog në skenën e Teatrit Kombëtar.

I pozicionuar qartazi kundër prishjes së Teatrit, ai ka hedhur akuza mbi qeverisë dhe bashkisë se duan të grabisin truallin për të ndërtuar kulla.

Ajo që po ndodh këtu është kjo.Qeveria dhe bashkia duan të plaçkisin tokën e kompleksit “Skënderbej”që të ndërtojnë kulla. Kaq. Perandaj është një rrethim këmbëbngulës, ata nuk kanë argument por mbi të gjitha nuk kanë kohë. Mungesa e kohës i detyron të bëjnë artifica politike dhe gabime e gafa konceptuale.

Propaganda e tyre është kopileske, por e zgjidhshme. Kanë hedhur për konsum publik në ato të folurat se disa artistë dhe qytetarë të Tiranës nuk e duan zhvillimin. Pasi Tirana të ndryshojë plotësisht duke u çnatyruar përtej njohjes, ata që me kokëfortësi, zemër të ftohtë kalkulative, hile banale procedurash, gënjeshtra të blera nga mediat që paguhen prej tyre sot po sulmohen në publik si lakmitarë e hajdutë, nesër do të shihen si largpamës dhe revolucionarë. Kjo është po aq e pasaktë sa çështë bosh çdokush që pretendon dhe e artikulon si mbrojtje.

Ajo që shohim nuk ka lidhje me stilin arkitekturor të teatrit, as të stadiumit dhe meqë ra fjala te stadiumi, stadiumi që mban emrin e një kompanie kuazi turke do të mbajë do të mbetet një ndërtesë brutale, banale, nuk i shërben sportit por biznesit dhe është e pabukur.Prishja e tatrit, ndërtimi i kullave aty, prishja e hotel Vjosës, ndërtimi i ndërtesës së florinjtë mbrapa hotel Tiranës dhe çdo gërryerje e paturpshme që Tiranën e ka bërë Tiranë nuk është zhvillim, është hajdutëri, lakmi, narcizizëm, abuzim me pushtetin dhe arrogancë.Në këtë algoritëm mental të qeverisësve të momentit ka një gabim të cilin ata nuk duan ta shohin, bëjnë përpjekje të mos e shohin dhe me veten e tyre.

Ndryshe nga sa mendojnë, e ardhmja mund t’ju rezervojë një befasi pavarësisht qetësisë së momentit dhe kapjes së sistemit të drejtësisë që nuk e di pse reformën duhet ta bëjë ekzekutivi, gjithçka që kanë bërë, seç kam një ndjesi që nuk do të kalojë pa ndëshkuar. Shqipëria do të ndryshojë, do të duhet të ndryshojë. Qyteti duhet të rezistojë, fillimisht nga mbrojtësit e tij më entuziastë, heronjtë e tij, pastaj prej të gjithëve ne.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE