Connect with Us

Covid-19/ Shumëfishohen “izolimet” në nivel botëror

Bota

Covid-19/ Shumëfishohen “izolimet” në nivel botëror

Publikuar

-

Rrugët, sheshet e autostradat ishin të shkreta në pjesën më të mëdha të botës të shtunën ndërsa oraret e kufizimeve apo vendimet për izolim të përgjithshëm janë shtuar në shumë vende, përballë një virusi që po përparon me shpejtësi e që po krijon probleme të rënda për sistemet shëndetësore në mbarë globin.

Tre shtete amerikane me një popullsi në total prej 70 milionë kanë marrë vendim të detyrojnë banorët e tyre të qëndrojnë shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Kalifornia e nisi të premten pasuar nga shteti i Nju Jorkut dhe Ilinoisit këtë fundjavë. Ndërkohë po përgatiten të bëjnë të njëjtën gjë, shtetet e Konektikatit dhe Oregonit.

Bavaria u bë shteti i parë gjerman që u kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi, përveçse në rastet kur duhet të shkojnë në punë, të blejnë ushqime, të kryejnë vizita mjekësore apo aktivitet fizik. Policia po raporton gjithnjë e më pak njerëz që shkelin kufizimet krahasuar me ditë më parë.

Kolumbia u bë vendi i fundit i Amerikës së Jugut që njoftoi një vendim për izolim. Sri Lanka ndërkohë mori vendim për të mbyllur të gjitha autostradat në fundjavë.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Afrikë u rrit mbi 1.000 të shtunën, sipas qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Të paktën 40 nga 54 vendet e Afrikës kanë njoftuar raste personash të infektuar.

Më shumë se 275,000 raste janë konfirmuar globalisht, përfshirë mbi 11,000 vdekje, sipas të dhënave që raporton universiteti “Johns Hopkins”. Të paktën 88,000 persona rezultojnë të jenë shëruar në rang botëror.

LEXO EDHE:  Kura ndaj COVID-19/ Nis testimi i katër ilaçeve

Në Britani, e cila qëndron për nga shifrat pas Italisë, Spanjës dhe Francës për nga përmasat e përhapjes së virusit, sistemi shëndetësor i vendit po pëson probleme të mëdha. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i financuar nga shteti ka rreth 4,000 shtretër për terapi intensive dhe rreth 5,000 pajisje për frymëmarrje artificiale. Zyrtarët thonë se nevojat do të jenë shumë më të mëdha në javët e ardhshme. Britania u ka kërkuar 65 mijë infermierëve e mjekë në pension që të kthehen në punë.

Kina raportoi të shtunën se kontinenti i saj nuk kishte raste të reja me COVID-19 të infektuar brenda vendit, për të tretën ditë me radhë, por njoftoi 41 raste të infektuar nga jashtë. Kufizimet në lëvizje po lehtësohen gradualisht në Kinë, ndërsa vendi po përpiqet të rindezë motorët ekonomikë duke mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Në SHBA kufizimet në lëvizje hynë në fuqi të shtunën në Illinois dhe në Nju Jork hyjnë në fuqi të dielën. Të gjithë punonjësve e bizneseve që ofrojnë shërbime jo jetike do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, përjashtime do të ketë vetëm për raste të tilla si blerje ushqimesh, ilaçesh dhe kryerje të aktivitete fizike./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kurti heq tarifën 100% për lëndën e parë nga Serbia/ SHBA: Vendimi i pamjaftueshëm

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vetëm me ministrat e tij dhe të pakicave, pa ministrat e LDK-së, mori vendim për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga Serbia. Por qeveria Kurti mund të rrëzohet brenda katër ditësh.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me një vendim të qeverisë mbrëmë vonë, hoqi tarifën 100% për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kurse nga data 1 prill, tarifa 100% zëvendësohet me masa të reciprocitetit të plotë. Në një mbledhje të qeverisë të mbajtur në distancë dhe pa përfshirjen e partnerit të koalicionit LDK, kryeministri Kurti, shkroi se në facebook se “vendimi u mor me 10 vota për dhe dy abstenime në mbledhjen e qeverisë”. “Sonte, nga ora 24:00 (mesnata e ditës së premte) do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për importimin e lëndës së parë.Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100 për qind”, shkroi Kurti në profilin e tij social. Asnjë reagim nuk ka deri tash nga Serbia.

LDK ka dërguar ndërkohë në Kuvend mocionin e mosbesimit për qeverinë Kurti

Për SHBA vendimi i pamjaftueshëm

Këtë vendim Kurti e kishte paralajmëruar edhe më herët me 26 shkurt, por kishte thënë se po e kërkon edhe pajtimin e partnerit të koalicionit LDK-së. Kjo e fundit kërkonte heqjen e tërësishme të tarifës ndaj mallrave të Serbisë ashtu si po kërkon edhe SHBA. Mediet në Prishtinë shkruajnë se edhe pas vendimit të kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë serbe, SHBA e konsideron të pamjaftueshëm këtë vendim, madje duke e cilësuar si një vendim të Kurtit për të blerë kohë. SHBA-të e përsëritën qëndrimin se tarifa ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet plotësisht, sepse ajo po dëmton ekonominë e Kosovës.

Vendimin për heqjen e tarifës vetëm për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e partisë së tij dhe të pakicave, e mori në kohën kur tashmë partneri i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ky mocion u bë pasi kryeministri Kurti e shkarkoi ministrin e Brendshëm Agim Veliu që vjen nga LDK pa konsultuar partnerin e koalicionit, dhe për shkak që sic thotë LDK, “Kurti ka rrezikuar në masë të madhe marrëdhëniet me SHBA-së”.

LEXO EDHE:  “Korça rrezikon të kthehet në vatër për COVID-19”/ Andi Përmeti thirrje urgjente qeverisë

LEXO EDHE:  Masat parandaluese janë zgjidhja/ Mund të kemi nga 900 në 55 mijë shtrime me COVID-19

Reagime nga opozita

Nga ana tjetër ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, qeveria e të cilit në nëntor të vitit 2018 e vendosi tarifën 100% për mallrat e Serbisë, e kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë që vjen nga Serbia. “Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, shkroi në profilin e tij social Haradinaj, i cili vazhdon të këmbëngulë që tarifa ndaj mallrave të Serbisë duhet të mbetet 100%.

Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) pjesë e shoqërsë civile, në një deklaratë për medie, thotë ta ketë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen të tarifës ndaj lëndës së parë nga Serbia. “Tarifa 100% është në kundërshtim të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes Stabilizim-Asocimit (MSA). Vendimi i sotëm siguron që Kosova të respektojë obligimet që burojnë nga procesi integrues, avancon bashkëpunimin rajonal dhe krijon mjedis të nevojshëm politik për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, thuhet në deklaratën për medie të EPIK.

Sidoqoftë, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, mund të jetë qeveria më jetëshkurtër në historinë e pasluftës. Kjo për faktin që tashmë partneri i koalicionit në qeverinë Kurti LDK-së e ka dorëzuar në Parlament mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti. Mocionin e kanë mbështetur edhe tri partitë politike opozitare, Partia Demokratike e Kosovës PDK, e udhëhequr nga Kadri Veseli, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK e Ramush Haradinajt dhe Nisma Social Demokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Sipas Kushtetutës së Kosovës kur një mocion mosbesimi për qeverinë dorëzohet në Kuvend, brenda dy deri në pesë ditë ai duhet votuar në Parlament. Mocioni i mosbesimit i inicuar nga LDK, u dorëzua në parlament ditën e premte datë (20.03) dhe mocioni duhet dalë për votim më së largu deri ditën e mërkurë, nëse në ndërkohë, nuk ka tërheqje të mocionit nga nismëtari në këtë rast të LDK-së./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Beteja me Covid-19/ Ministri Izraelit jep mesazhin e fortë: Kjo është ajo çfarë duhet të bëni

Publikuar

-

Nga

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett, nëpërmjet një videomesazhi ka theksuar se gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë në luftën kundër Covid-19, është të mbajmë larg të rinjtë nga të moshuarit.

Një gjyshe që përqafon nipin e saj, tha Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett, është kombinimi më i rrezikshëm.

“Gjëja më e rëndësishme, më shumë sesa distancimi social, më shumë sesa teste teste teste, më shumë se gjithcka tjetër, është të ndajmë njerëzit e vjetër nga ata të rinjtë.

Kur gjyshja përqafon nipin është kombinimi më i keq. Pse kjo? Sepse korona është një virus unik i cili qëndron më shumë në lëkurë.

Në shumë shtete, ku ka pasur shumë viktima, ka pasur zero të rinj që kanë vdekur , 0% e viktimave kanë qënë nën moshën 30 apo 20 vjeç.

Njerëzit e moshës 80- apo 70 vjeç që e marrin virusin vdesin.

LEXO EDHE:  Shifrat e Universitetit Amerikan/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid 19 në botë, ku renditet Shqipëria

LEXO EDHE:  MSH jep informacion për personat në karantinën e Konvalishencës/ Kura për dy të shëruarit nga Covid-19

Kështu që ajo cfarë duhet të bëjmë në vazhdim është të kujdesemi për gjyshet dhe gjyshërit, dhe ti mbajmë larg të rinjve. “-thotë ndër të tjera Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett.

Gjithashtu ai thekson shumë njerëz e kalojnë pa simptoma dhe pa probleme shëndetësore.

Po ashtu ai thekson se kjo nuk do të jetë përgjithmonë, por për një periudhë që ndoshta mund të zgjasë një muaj, dy apo tre, por pasi rreth 60-70% e popullsisë të jetë prekur, njerëzit do të bëhen imun dhe epidemia do të vdesë. Më pas edhe të moshuarit mund ti rikthehen jetës normale, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Bota

Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina kundër Coronës e mundur në vjeshtë

Publikuar

-

Nga

Nga vjeshta dhjetëra mijëra vetë mund të marrin vaksinën kundër virusit Corona, sipas kreut të firmës bioteknologjike, CureVac në Tybingen të Gjermanisë, shkruan afp. Por ende ka pengesa.

Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëve me një vaksinë kundër virusit Corona. Të dhënat përkatëse për këtë do të jenë gati në tremujorin e tretë të vitit, tha Haas për revistën gjermane „Wirtschaftwoche” – Java Ekonomike. „Nëse të dhënat janë të mira, dhe autoritetet japin OK-in e tyre, atëherë mund të fillojmë që këtë vit me një studim të gjerë.” Dhjetëra mijëra vetë mund të marrin ndërkohë vaksinën, tha Haas. „Nëse vaksina për masën e gjerë është në dispozicion këtë vit apo në vitin 2021, kjo varet nga konkluzionet e studimeve klinike dhe vendimi i autoriteteve përkatëse.”

Në një repart ekzistues mund të prodhoheshin sipas tij „në vit 200-400 milionë doza vaksine” kundër virusit Corona. Faza e parë e prodhimit ndërkohë ka filluar. CureVac, që së fundmi mori nga Bashkimi Europian 80 milionë euro mbështetje, kërkon ta përdorë investimin e BE për zgjerimin e reparteve të prodhimit. Në vitin 2022 zgjerimi i repartit mund të jetë në funksion. “Aty mund të prodhojmë në vit 1 miliardë doza vaksine dhe më shumë kundër virusit”, tha Haas për gazetën. Reparti mund të përdoret edhe për prodhimin e vaksinave të tjera, në rast të shpërthimeve të ngjashme të epidemive.

LEXO EDHE:  Shifrat e Universitetit Amerikan/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid 19 në botë, ku renditet Shqipëria

LEXO EDHE:  Matematika e Covid-19/ Një busull për t’u orientuar në këto orë dramatike, nga shkenca e epidemive

Në mes të marsit u bë e ditur, se presidenti Donald Trump ishte përpjekur për të siguruar ekskluzivisht për SHBA një vaksinë kundër Coronës me një shumë të lartë financiare. Pas disa raportimeve në media, firma deklaroi, se nuk ka pasur një përpjekje të tillë të presidentit amerikan./ DW

LEXO TE PLOTE